Imam Gazaliu (r.a.), ka thënë se njëri nga kushtet e agjërimit - TopicsExpress



          

Imam Gazaliu (r.a.), ka thënë se njëri nga kushtet e agjërimit është : 'Të mos teprohet me ushqimin hallall në kohën e iftarit, që të mos ngarkohet barku, sepse nuk ka enë më e urryer për Allahun se barku i ngarkuar me ushqim. Si do të përfitojë nga agjërimi ai i cili i mund armiqtë e Allahut dhe e thyen epshin e tij, kur për iftar e kompenson atë që i ka ikur gjatë ditës, a ndoshta ka pasur edhe më shumë lloje të ushqimit?! Aq më tepër është bërë traditë të mblidhen ushqime të llojllojshme për shkak të ramazanit, dhe në ramazan hahet ajo që nuk hahet në muajtë tjerë! Është e njohur se qëllimi i ramazanit është uria dhe thyerja e epshit për shkak të forcimit të devotshmërisë... Sekreti i agjërimit është dobësimi i forcës dhe fuqisë që janë mjet i djallit në rrugën e së keqes. Dobësimi i fuqisë nuk do të ndodh përveç me zvogëlim, e ajo është të hajë ushqimin që e ka ngrënë edhe në netët kur nuk ka agjëruar, e nëse e tepron atëherë nuk do të përfitojë nga agjërimi! Është mirë që gjatë ditës të mos flejë shumë, (gjatë agjërimit) që ta ndjejë urinë dhe etjen, ta ndjejë dobësimin e fuqisë, vetëm atëherë zemra do të pastrohet.' ~ Imam Gazaliu, radijallahu anhu ~
Posted on: Thu, 18 Jul 2013 15:15:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015