Individi dhe Shteti sipas Mill Alban Daci Mill në analizën e - TopicsExpress



          

Individi dhe Shteti sipas Mill Alban Daci Mill në analizën e tij mbi lirinë afirmon ndarjen e pastër mes sferës individuale dhe asaj publike. Mes të dyjave lindin ndëraksione komplekse dhe në mënyrë tendenciale një bashkësi me interesa të përbashkëta, por për cdo rast kemi të bëjmë me marrëdhënie mes zonave të ndara dhe autonome. Në këtë vepër Mill disktuon të drejtat kryesore civile e në mënyrë të vecantë lirinë e mendimit dhe të diskutimit, por nënvizon edhe centralitetin e individit si vlerë, duke e konsideruar “individualitetin si një ndër elementet e mirëqënies”. Për Mill individualitet do të thotë origjinalitet, shpirt iniciative, liri për të shprehur gjenialitetin; do të thotë frenohesh nga despotizmi i kostumit dhe i traditës, qe janë pengesat më të mëdha për progresin. Në mënyrë paralele, Mil i konsideron të rrezikshme të gjithë konceptet që duan të vlerësojnë aksion kolektiv, si një atë të “opinionit publik”, të ‘popullit” e kështu me radhë. Për të njëjtin motiv është e rëndësishme të fiksohen “limitet e autoritetit të shoqërisë mbi individin”. Në mënyrë të vecantë Shteti mund të vendos në mënyrë legjitime mbi individin vetëm dy rregulla: të mos cënojë interesat e personave të tjerë dhe të përballojë pikërishtë pjesë e sakrificës së tij (duke paguar taksa) për mbrojtjen e shoqërisë. Për pjesën e mbetur që ka të bëj me individin e rritur dhe të bashkëekzistencës, “duhet të ketë një liri të plotë, qoftë me atë që ka të bëj me shoqërinë, për të bërë fakt aksionin, duke përballuar pasojat”.
Posted on: Fri, 02 Aug 2013 12:02:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015