Interi sfidon Juventusin për Zunigan Inter sfidon Juventusin dhe - TopicsExpress



          

Interi sfidon Juventusin për Zunigan Inter sfidon Juventusin dhe hidhet në sulm për Camilo Zuniga një prej objektivëve më të rëndësishëm të bardhezinjëve. Ka qënë Ëalter Mazzarri ai që ka ndërhyrë në këtë marrëveshje me një kontakt të drejtpërdrejtë me anësorin e Napolit, një lëvizje që mund të ndezë sërisht dëshirën e klumbianit për të veshur fanellën e Interit. Dëshirë reciproke në të vërtetë që doli sërisht në sipërfaqe pas stopit që Juventusi i bëri shitjes së Islës. Një telefonatë përshëndetjeje në të cilën Mazzarri u mundua të kuptojë dëshirën e Zunigës duke përdorur argumentët dhe fjalët e duhura për ta bindur lojtarin të transferohet në Milano. Ndërkohë vetë futbollisti kolumabian tek Napoli po përjeton një moment të vështirë i ndarë nga skuadra me kontratën në skadencë dhe asnjë marrëveshje për rinovim.Zuniga i kërkon Napolit të barazojë ofertën e Juves dhe Interit, në rast të kundërt të shitet për të evituar një sezon të fundit të kontratës pa motivimin e duhur. Në këtë sens presidenti De Laurentiis ka qënë i qartë duke ritheksuar se Napoli i ka ofruar disa herë rinovimin përfaqësuesëve të kolumbianit por pa arritur dot të gjejë gjuhën e përbashkët. Nga ana tjetër Zuniga ka qënë indifferent ndaj ofertave të klubit axurr duke marrë edhe kontestimet e tifozëve napoletan që e akuzojnë se ka nënshkruar me Juventusin. Inter dhe Napoli në këtë pikë kanë filluar bisedimet. De Laurentiis kërkon 12 milion euro ndërsa Inter ofron 8 pak a shumë të njëjtën shifër që kishin programuar për Islën. Pavarësisht kësaj distance drejtuesit napoletanë po mendohen duke hapur një spirale për Brancën dhe Interin mne të cilën do të digjnin edhe një nga objektivët kryesor të rivalit historic Juves. Ndërsa lëvizja e fundit ka qënë ajo e presidentit De Laurentiis që në profiling e tij tëitter ka deklaruar se Zuniga është një futbollist i Napolit i cili ka dhënë shumë për atë fanellë dhe do të vazhdojë të bëjë sërisht.
Posted on: Tue, 23 Jul 2013 17:53:25 +0000

Trending Topics



ly
SPECIAL PRICE Organic RoseHip Oil 2 Oz / 60 ml Available for
Weekend in Sofia - Bulgaria in ***Park Hotel with breakfast for 2
La FRANJA en los CONSEJOS: Desde hace muchos años, nuestra

Recently Viewed Topics




© 2015