Ish Presidenti i Kosoves Behgjet Pacolli kërkon të bleje klubin - TopicsExpress



          

Ish Presidenti i Kosoves Behgjet Pacolli kërkon të bleje klubin italian Dy biznesmenët me origjinë kosovare Behgjet Pacolli dhe Hamdi Mehmeti kanë shprehur interesin për të blerë klubin e ligës së tretë në Itali, Vicenza. Sipas “Tribuna di Treviso” Pacolli dhe Mehmeti do të duhet të paguajnë 600 mijë euro garanci deri me datë 16 korrik, në mënyrë që të fillojnë punën me klubin. “Pas nëntë vitesh të Segio Casingenës në krye të klubit, Vicenza do të jetë prapë në duart e huaja. E veçanta e konsorciumit zviceran është se përbëhet nga dy biznesmenë me origjinë kosovare. Është Hamdi Mehmeti, një sipërmarrës i ri, dhe Behgjet Pacolli, ky i fundit për dy muaj nga shkurti deri në prill të vitit 2011 ka qenë edhe President i Kosovës”, shkruan portali i mirënjohur sportiv goal. #LM10
Posted on: Wed, 03 Jul 2013 19:29:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015