“Ja si vramë, premë dhe dogjëm në Kosovë” Ushtaraku - TopicsExpress



          

“Ja si vramë, premë dhe dogjëm në Kosovë” Ushtaraku serb që u bë dëshmitari kryesor i Prokurorisë së Serbisë në gjykimin e ish-shokëve të tij për krime lufte në Kosovë, thotë se i është dashur të flasë për masakrat brutale që ka kryer njësia e tij në fshatrat e Kosovës. Zoran Raskoviç është quajtur hero dhe kriminel lufte, patriot e tradhtar, i çmendur dhe gjeni. I pyetur nga gazetarja e “BIRN”-it, Marija Ristiç, për të përshkruar veten, ai thotë se, “është njeri i së vërtetës”. “Dua t’i jap fund kësaj heshtjeje 15-vjeçare, dua ta heq këtë brengë nga gjoksi dhe kryqin që mbaj mbi kokë”,- tha ish-paramilitari serb Zoran Raskoviç, tani dëshmitari kyç në rastin kundër 13 luftëtarëve serbë të akuzuar për krime lufte në katër fshatra të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1999.Raskoviç deklaron se gjithë kjo ka vërtetuar se shoqëria “nuk do të dëgjojë të vërtetën për Kosovën.”... Shiko më shumë Kulla me karakoll, Kokdode, Pukë. Kur Edit Durham kaloi, më 1908-n në këtë fshat të Pukës do t’i bënte përshtypje një banesë tepër e veçantë. Është banesa më interesante që pashë në Shqipërinë e Veriut,- do të shprehej studiuesja angleze për banesën-kullë në fshatin Kokodë të Pukës që fatkeqësisht sot përbën ekzemplarin e vetëm të këtij tipi banese në Shqipëri. Në Shqipërinë e Veriut deri para disa viteve ruheshin tre banesa të quajtura kulla me karakoll. Karakolli ishte një ndërtim një kat më i lartë se ambientet e banimit me perimetër të vogël, i pajisur me frëngji dhe shërbente vetëm për mbrojtjen e banorëve të kësaj banese. Njëra prej këtyre banesave u përmbyt nga liqeni i Fierzës në fshatin Dardhë të Pukës. Tjetra në rrethin e Hasit do të rezistonte, por pa mundur të ekzistojë deri më sot. E vetmja dëshmi e këtij lloji banese është në fshatin Kokdodë të Pukës. E braktisur nga banorët e saj që prej pesë vitesh dhe e harruar nga institucionet shtetërore, banesa-kullë është në prag të shkatërrimit total edhe se çatia është tepër e dëmtuar. E ndërtuar në mesin e vitit 1800 ajo dallon tipologjikisht nga gjithë banesat-kullë të krahinës. Ndërsa interesi ndaj saj shtohet edhe nga mjeshtëria dhe mentaliteti i gdhendjeve të shenjave në gurët e qosheve të kësaj banese, të cilat ruajnë kode të lashta të jetës së banorëve të krahinës. Kode që koha në shumicën e rasteve i ka zhdukur si shpagim edhe për indiferencën e njerëzve që duhet të mbajnë përgjegjësi për humbjen. Kulla me karakoll, Kokdode, Pukë. Kur Edit Durham kaloi, më 1908-n në këtë fshat të Pukës do t’i bënte përshtypje një banesë tepër e veçantë. Është banesa më interesante që pashë në Shqipërinë e Veriut,- do të shprehej studiuesja angleze për banesën-kullë në fshatin Kokodë të Pukës që fatkeqësisht sot përbën ekzemplarin e vetëm të këtij tipi banese në Shqipëri. Në Shqipërinë e Veriut deri para disa viteve ruheshin tre banesa të quajtura kulla me karakoll. Karakolli ishte një ndërtim një kat më i lartë se ambientet e banimit me perimetër të vogël, i pajisur me frëngji dhe shërbente vetëm për mbrojtjen e banorëve të kësaj banese. Njëra prej këtyre banesave u përmbyt nga liqeni i Fierzës në fshatin Dardhë të Pukës. Tjetra në rrethin e Hasit do të rezistonte, por pa mundur të ekzistojë deri më sot. E vetmja dëshmi e këtij lloji banese është në fshatin Kokdodë të Pukës. E braktisur nga banorët e saj që prej pesë vitesh dhe e harruar nga institucionet shtetërore, banesa-kullë është në prag të shkatërrimit total edhe se çatia është tepër e dëmtuar. E ndërtuar në mesin e vitit 1800 ajo dallon tipologjikisht nga gjithë banesat-kullë të krahinës. Ndërsa interesi ndaj saj shtohet edhe nga mjeshtëria dhe mentaliteti i gdhendjeve të shenjave në gurët e qosheve të kësaj banese, të cilat ruajnë kode të lashta të jetës së banorëve të krahinës. Kode që koha në shumicën e rasteve i ka zhdukur si shpagim edhe për indiferencën e njerëzve që duhet të mbajnë përgjegjësi për humbjen.
Posted on: Tue, 19 Nov 2013 23:41:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015