Januzaj i lë përshtypje Moyesit (Video) Mesfushori kosovar, - TopicsExpress



          

Januzaj i lë përshtypje Moyesit (Video) Mesfushori kosovar, Adnan Januzaj, luajti që nga minuta e parë për Manchester Unitedin kundër Singha All Stars, dhe si duket paraqitja e tij i ka lënë mbresa trajnerit David Moyes. 18-vjecari që iu bashkua akademisë së Unitedit para dy viteve nga Anderlechti, impresionoi të gjithë të shtunën në përballje me Singha All Stars. Ai e nisi ndeshjen në krahun e djathtë por lëvizi nëpër gjithë fushën me lojën ‘me një të prekur’. Gjithashtu i mahniti të gjithë me pasimet e tij të sakta, shpejtësinë dhe kontrollin e mirë të topit. “Mendoj se ai luajti mirë sonte, ai ishte një plus për ne. Gjithmonë është mirë kur i jepni shans një lojtari të ri dhe ai e tregon veten, dhe unë mendoj se ai e bëri këtë sonte. Sa më shumë që ai luan kështu, më shumë mundësi do të ketë”, ka thënë Moyes për Fox News. Më poshtë mund ta ndiqni paraqitjen e mrekullueshme të mesfushorit kosovar kundër Singha All Stars:
Posted on: Sun, 14 Jul 2013 19:31:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015