Joakimi dhe Ana Sot kisha jonë feston kujtimi e Hyjprindërve - TopicsExpress



          

Joakimi dhe Ana Sot kisha jonë feston kujtimi e Hyjprindërve të shenjtë Joakim dhe Ana sepse ata u bënë shkak i një gëzimi mbarëbotëror me lindjen e Hyjlindëses Mari. Joakimi ishte nga fisi i Judës ndërsa Ana ishte nga fisi i Leviut. Sipas traditës së shenjtë prindërit e Shën Marisë, Joakimi dhe Ana mbetën pa fëmijë për shumë vite dhe shterpësia e pamundësia e pasjes së një fëmije ishin konsideruar në mendimin çifut si një mallkim i Perëndisë për njeriun. Të dy ishin shërbëtorë të vërtetë të Perëndisë, të drejtë dhe shpresëtarë, por lutjet e tyre për një fëmijë nuk kishin marrë përgjigje. Një ditë kur Joakimi erdhi të bënte ofrimin e tij në tempull, ngaqë s’kishte fëmijë, ai u kthye nga kryeprifti i cili i qortoi me ashpërsi për fatin e fëmijës. I hidhëruar dhe i dekurajuar Joakimi u largua në një vend të vetmuar për të fshehur turpin e tij. Siç ishte duke u lutur tek Perëndia qëlloi që edhe gruaja e tij Ana lutej për të njëjtën gjë në të njëjtën kohë. Atëherë një engjëll iu shfaq të dyve duke lajmëruar se Ana do të mbarsej me një fëmijë emri i të cilit do të bëhej shembull për gjithë botën. Premtimi i engjëllit u përmbush dhe Ana lindi një vajzë, Marinë. Të dy prindërit premtuan se vajzën e lindur do t’ia përkushtonin Perëndisë, premtim që e mbajtën kur Maria u bë tre vjeç. Pas kësaj Joakimi dhe Ana e kaluan pjesën tjetër të jetës me kreshmë, lutje dhe lëmosha për të varfëritë. Joakimi dhe Ana dorëzuan shpirtin e tyre në paqe tek Perëndia duke trashëguar të mirat e përjetshme pasi vetë Zoti na siguroi se të drejtët do të shkojnë në jetën e përjetshme.
Posted on: Mon, 09 Sep 2013 08:05:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015