Johan Volfgang Gete - Te zgjedhures Dora dorën, buza - TopicsExpress



          

Johan Volfgang Gete - Te zgjedhures Dora dorën, buza buzën, Vajzë e dashur, mbamë besë! Lamtumirë! Ndaj shkëmbinjve Dashurori shkon me shpresë, Po në prektë pas fortunës Skelën qe shikon ndër sy, Perenditë e ndëshkofshin, Në shijoftë gjë pa ty. Kush guxon, po ka fituar, Gjysma do te thotë fundi! Yjet unë i kam si diell, Vec frikaci s’sheh gjëkundi. Sikur t’isha pranë teje, Do të ndieja shqetësim; Po kjo largësi e madhe Vec për ty më jep guxim. E kam gjetur dhe luginën, Ku së bashku do shtegtojmë; Lumëthin ne mbrëmëherë, Se si shket do ta shikojmë. Këta plepa mbi livadhe. Këta lisa në blerim! Ah! pas tyre do të gjenim Një kasolle për shtrehim.
Posted on: Sat, 05 Oct 2013 20:55:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015