KISHA ORTODKSE PAVARUR KOMBETARE SHQIPTARE SHEN MARIA LAGJA KALA - TopicsExpress



          

KISHA ORTODKSE PAVARUR KOMBETARE SHQIPTARE SHEN MARIA LAGJA KALA ELBASAN NR-Pr 123 . Dt/ 31 /08 /2013 Drejtuar- PATRIARKANES EKUMENIKE ORTODOKSE STAMBOLL HIRESISE TIJE PATRIARKUT VARTHOLLOME Per dijeni- AMBASADOREVE TE HUAJ TE AKREDITUAR NE SHQIPERI ORTODOKSET SHQIPTARE BESOJNE SE KUSH BESON NE ZOTIN TONE JEZU KRISHT, E BENE TE DENJE DHE TE DOBISHEM PER CDO NJERI NE KETE BOTE. NUK ESHTE ORIGJINA SE NGA KUSH KOMB JE LINDUR POR BESIMI NE BIBEL TE BEN TE JESHE I DREJTE DHE I VERTET PERBALLE SFIDAVE TE JETES. Hiresi Varthollome. Jemi te detyruar tju shkruajme se cfar po ndodh realisht me kishen ortodokse Shqiptare. Edhe pse ju, jeni me nje kombesi te perbashket me priftin e perkohshem Anastas Janullatos, pra ate greke, nuk hezitojme aspak tju veme ne dijeni per politiken anti shqiptare te ketije prifti, me disa bashkpuntore te zgjedhur prej tije ne menyren polici sekrete dhe aspak teologjike apo apostullore, duke shkelur cdo nen te statutit te kesaj kishe. Besojme se ndergjegja juaj dhe besimi, do te kaperceje miqsine qe keni ju me Anastas Janullatos, miqesi e cila nuk duhet tju pengoje per te gjykuar drejte, per punet e ketij zoterie. Zoti, nje moment do te na gjykoje per veprimet dhe ate cka mbrojme, bazuar ne veprimtarine tone. Hiresi Varthollome. Ne kerkojme, nga Ju dhe Patriarkana e Stambollit, te respektohet vendimi TOMAS i vitit 1936, vendim i cili njeh pavarsine e kishes ortodokse Shqiptare nga cdo kishe tjeter ortodokse e vendeve te tjera. Po gjithashtu kisha ortodokse Shqiptare eshte antare e Patriarkanes Ekumenike te Stambollit me te drejta te barabarta si gjithe kishat e tjera ortodokse te globit. Hiresi Varthollome. Ne kerkojme, nga Ju dhe Patriarkana e Stambollit, te respektohet neni 34 i kushtetutes se Patriarkanes, nene ku percaktohet qarte se kishat ortodokse te pavaruara te kombeve te ndryshme drejtohen qe nga Kryepeshkopi dhe deri tek punonjesi me i thjeshte nga njerez te kombit, gjuhes dhe rraces se atij vendi. Hiresi Varthollome. Anastas Janullatos, eshte ne krye te kishes ortodokse shqiptare duke shkelur cdo rregulli te vendosur nga Patriarkane, ne menyre hyjnore dhe te perjetshme. Ky shtetas grek, nuk mund te zgjedhe Sinode te shenjte me njerez te kombesive te huaja. Ky njeri, nuk mund te ndryshoje statute te kishes kur ai eshte i miratuar dhe nga Patriarkana me vendimin TOMAS. Hiresi Varthollome. Anastas Janullatos, ka kthyer besimin ortodoks shqiptar ne nje shtojce te kishes ortodokse greke, me qellime te caktuara shoviniste ne dem te Shqiperise. Ky njeri, nuk punon per besim por per aneksim te jugut te Shqiperise. A mund te jete prift nje njeri qe merret me politike te mirfillte ne dem te nje vendi tjeter ku dhe i kane besuar besimin e shenjte? Mbas ndertimit te kishave dhe ndonje spitali human, fshihen veprime si ato ne Permet te Shqipersie, krahine e paster shqiptare me vlera te perjetshme ne historine e kombit Shqiptar. Hiresi Varthollome. Ne jemi te vetedishem se, pas investimeve te kishave, nuk ka nje investim besimi por jane investime ne dem te besimit dhe te atdheut tone. Anastas Janullatos, kishat ku ka financuar po i kthen ne qendra propogande dhe organizime biznesi ne dem te territorit te Shqiperise. Mbas ketij njeriu, fatkeqsisht qendrojne dhe disa deputet te parlamentit Grek, deputet qe kane ne programin e tyre rracizmin dhe diktatura te zeza, ne dem te pjese tjeter te njerzimit. Si mundet qe nje prift si Janullatos, te mbeshtetet nga politikane te tille, kur priftin nuk e lidh asgje me rracizmin apo hegjemonine. Hiresi Varthollome. Me cte drejte kisha greke nderhyn ne punet e kishes ortodokse Shqiptare?!. Pse kisha greke i kerkon shtetit grek te demtoje Shqiperine ne proceset e integrimit Euro-atlantik. Ne nuk kemi krijuar nje fryme kunder kishes greke apo dhe kunder shtetit grek ne forumet e bashkimit Europjan, fryme qe po krijohet tani nga eurodeputeti grek ne parlamentin e Europes. Nuk jane shqiptaret qe nuk respektojne lirine e besimit, perkunder, jane prifterinjte greke me pedofilizmin dhe homoseksualitetitn e tyre, qe po i japin ortodoksise boterore nje mekat te turpshem. Hiresi Varthollome. Besimi ortodoks Shqiptar eshte i lire dhe i respektuar, si nga qytetaret apo nenshtetasit e kombit, por dhe nga besimet e tjera shqiptare. Harmonia fetare ne Shqiperi, eshte nje virtyt i atdheut dhe kombit Shqiptar ne Ballkan, komb prej mbi 10 milion popullsi. Askush nuk e cenon besimin ortodokse, sepse ortodokset shqiptare, jane nder shekuj mbeshtetes te gjuhes Shqipe, ndertimit te shtetit dhe paqes kombetare, panvarsisht nga llojet e ndryshme te besimeve. Hiresi Varthollome. Janullatos kryen mesha per ushtare greke te vrare gjate luftes dyte boterore ne Shqiperi. Do te ishte e drejte qe eshtrat e tyre te prehen prane familjeve ne atdheun e tyre. Ne fakt keto mesha dhe perkujtime, mbjellin shqetesim dhe dhimbje shpirterore ne ndergjegjen e shqiptareve, sepse ushtria greke, ka kryer genocit ndaj shqiptareve ne Cameri, si dhe fshatra te Shqiperise se jugut. Janullatos nuk ben punen e priftit, ai nxit ne menyre hipokrite, konflikt ndermjet besimtareve ortodokse Shqiptare. I eshte kerkuar Janullatosit te mbaje nje meshe, ne respekt te heronjve dhe viktimave shqiptare, te masakruar nga monarko fashiste greke por ai nuk pronon asnjehere. Hiresi Varthollome. Ngjarja e Permetit, ku pati nje konflikt fizik ndermjet prifterinjve te Janullatosit dhe punonjesve me uniforme, punonjes qe zbatojne ligjet dhe vendimet e shtetit te tyre, nuk eshte ashtu sic perpiqen ta interpretojne qarqe anti shqiptare te ndihmuara dhe nga Janullatos. Problemi ne Permet eshte i thjeshte. Kemi te bejme me nje godine e cila eshte e perzier ne ndertimin e saje. Dikur nje kishe normale u zgjerua dhe me ambiente shtese nga shteti diktatorial. Aktualisht kjo godine mban emrin e nje prej rilindasve tane, Naim Frashri. Ky personalitet eshte i shtrejte per shqiptaret dhe i besimit Bektashi. Askush nuk ka perdhosur ikonat apo kryqet te cilat per ne jane shume te shtrenjta dhe domethenese. Objektet e kultit jane trajtuar me kujdes dhe pa asnje veprim dhunues ashtu sic pretendohet. Sjellja e prifterinjeve ishte nje organizim i dhunshem dhe grabites. Godina i ka ne perberje te saje dhe kishen dhe pallatin e kultures Naim Frasheri, pallat i cili eshte ne administrim te bashkise Permet. Nuk ka gje qe nuk zgjidhet kur jemi te sinqerte dhe te ndershem per ate qe kerkojme. Hiresi Varthollome. Ka dhe veprime te tjera te Anastas Janullatosit si, ato te bashkpunimeve me organizata shoviniste greke, te cilat kerkojne coptimin e Shqiperise ne nje moment te pershtatshem kur ti vije koha. Eshte e vertete se Janullatos eshte ideatori i ndryshimit te emrave dhe te fese tek emigrantet Shqiptar qe punojne ne Greqi, me dhune psikologjike apo debime masive. Janullatos perpiqet me cdo kusht qe kishen ortodokse shqiptare ta prezantoje si kishe te minoritetit grek. Ne te vertete, minoriteti grek, per ata qe jane ortodokse eshte pjese e kishes ortodokse shqiptare. Lajthitja e Janullatosit arrin deri aty sa te pretendoje se aty ku ka kisha eshte minoritet dhe krahine e Greqise. Hiresi Varthollome. Ne kerkojme qe ju te merrni ne konsiderate kerkesen tone per priftin Janullatos. Ne kerkojme qendrim disiplinor, bazuar mbi kushtetuten e Patriarkanes, per rastete kur prifterinjte nuk merren me besimin opa kane humbur sistemin mendor, por merren me organizime shoviniste dhe biznese qe i mbeshtesin ato si prapavija te organizuara shume mire. Kisha ortodokse shqiptare e themeluar nga shqiptaret, nuk mund te behet nje organizate e veshur me rroben e priftit ne dem te vendit te saje, sepse keshtu duan disa mendje te semura prej shekujsh, mendje shoviniste, rraciste dhe naziste si ajo e Janullatosit apo dhe ndonje deputeti qe ndodhet dhe ne parlamentin Europian. Hiresi Varthollome. Ne jemi ne sherbim te kishes ortodokse Shqiptare. Ne jemi ne partneritet te plote me Patriarkanen Ekumenike te Stambollit. Vendimet e Patriarkanes jane te perjetshme ashtu si dhe vendimi TOMAS i vitit 1936, vendim qe njohu pavarsine e kishes ortodokse Shqiptare. Zoti bekofte besimin, ndergjegjen dhe shpirtin tuaj hiresi Varthollome. Zoti bekofte kombin shqiptar kudo qe ndodhet dhe jeton. Zoti bekofte kishen ortodokse Shqiptare dhe e ruajte nga i ligu. Kryetari keshillit te kishes AT NIKOLLA MARKU Komiteti per mbrojtjen e autoqefalise.
Posted on: Sat, 31 Aug 2013 09:04:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015