KOMENT ME SHKAS: Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) - TopicsExpress



          

KOMENT ME SHKAS: Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) jashtë vendit kanë kontribue në të gjitha segementet e jetës politike dhe shoqërore të Kosovës, siç janë solidarizua edhe me protestën e 1 Tetorit 1997. Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Dr. Ibrahim Rugovën, kanë kontribue në mbarëvajtjen dhe organizimin e protestave të 1 Tetorit 1997, dhe askush nuk ka qenë kundër tyre. Përkundrazi, presidenti Rugova kërkonte që ato të jenë nën kontrollin e studentëve si dhe të jenë të organizuara mirë, por disa individë, qoftë brenda Unionit të studentëve, apo edhe afër Rugovës, luanin lojën e djallit. Kishte edhe nga ata të cilët nga diaspora donin që ta merrnin primatin, dhe siç dihet nga Fondi i Republikës së Kosovës financohej Universiteti dhe Unioni i studentëve. Kolegjiumi i degëve të LDK-së në Perëndim në krye të cilit kam qenë unë, ka dalë menjëherë në mbrojtje të kërkesave të studentëve dhe po ato ditë ka organizue protesta masive në kryeqytetin gjerman, Bonn si dhe në vende tjera të Evropës, në SHBA e deri në Australinë e largët, duke u solidarizua me kërkesat e tyre, dhe e cila ishte njëra nga protestat masive ku kanë marrë pjesë me qindra mijëra mërgimtarë shqiptarë. Protesta e 4 Tetorit 1997 është mbajtur me moton: “Të solidarizohemi me studentët e Universitetit të Prishtinës”, dhe këtë protestë e ka organizue Kolegjiumi i degëve të LDK-së në Perëndim, në konsultim dhe mirëkuptim të Dr. Ibrahim Rugovës, i cili ishte njëkohësisht kryetari i Kosovës dhe i LDK-së. E ruaj gjithmonë me respekt kujtimin për studentët që organizuan protestat si dhe ata të cilët i përkrahen dhe i ndihmuan ata në kërkesat e tyre legjitime. Gjithashtu, do e ruaj respektin e madh dhe të veçantë për Rektorin e UP, tani të ndjerë, Prof. Dr. Ejup Statovcin i cili iu priu studentëve në demonstrata, e të cilin e kam pritur dhe takuar disa herë në Zyrën e Kosovës në Stuttgart siç edhe e kam ndihmue në vënien e kontakteve me universitetet gjermane. Hafiz Gagica, anëtar i KP të LDK-së dhe ish kryetar i Kolegjiumit të degëve të saj në Perëndim Stuttgart, me 1.10.2013 Zgjodhi: (boss) Burimi: https://facebook/hafiz.gagica/posts/10202160514558231
Posted on: Tue, 01 Oct 2013 21:28:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015