KONSPIRACIONI DHE ZHVENDOSJA E VËMENDJES KOMBËTARE ( Unë - TopicsExpress



          

KONSPIRACIONI DHE ZHVENDOSJA E VËMENDJES KOMBËTARE ( Unë nuk e preferoj, por dëshiroj që të dialogoj me armiqt e mi në mënyrë që ta kuptoj nëse, ende, padashur jam miku i tyre...) Politikat stabile shtetërore, si dhe gjeostrategjitë rajonale dhe globale të vendosura mbi patoset e makinerisë logjistike dhe teknologjike, kanë përparësi të mëdha dhe janë rentabile në synimet e tyre afatshkurtëra dhe afatgjata. Kombinimi i qëllimeve me mjetet, mbështetet në përpilimin e straegjive që bazohen në objektiva dhe plane, kundruall pa fuqisë dhe ngecjeve politike dhe historike të shteteve që jo vetëm nuk janë stabile, por vuajnë edhe kompleksin e inferioritetit si dhe dobësi të mëdha qoftë në patosin nacional-kulturorë, dhe qoftë në patosin social, ekonomik, edukativ, arsimor etj. Mbi këto kondita, së paku që prej lindjes së kombeve, vuan pafundësisht populli shqiptar. Historia e tij, njësoj si edhe gjendja e përgjithshme vazhdon të pësojë frustrime të thella, ndryshe nga kombet e tjera. Duke u lëkundur si anija në detin me furtunë, populli shqiptar ndryshe nga popujt euro-ballkanik mbtetet i fundit në rrjedhat e historisë dhe të aktualitetit, dhe sikur të mos i mjaftojë historia tragjike “mbetja në fund”, në vend se ta këndellë, e shtynë në prehërin e veprimeve naive dhe në vetëknaqësi me elemente epike-tragjike. Si formësimi kombëtar, poashtu edhe zhvillimi në vijim, nuk kanë sjellë aspak kompaktësinë e duhur për te, njësoj qysh nuk e kanë sjellë as stabilitetitin etnik dhe politiko-territorial. Mund të jetë që ka shumë faktorë negativ lidhur me gjendjen e popullit tonë, por janë të pajustifikueshme mos gjetja e ekuilibrave mbi të cilët, formohet dhe zhvillohet një komb. Sipas studiuesëve dhe teoricientëve, katër elemente janë shtyllat e një kombi: gjaku, territori, gjuha dhe kultura e përbashkët. Ndryshe, historia ka dëshmuar që nuk ka komb të qëndrueshëm, ka komb të copëzuar dhe në telashe të brendshme kontinuitive. Ne, disi kemi arritur t’i kemi këto katër elemente por, të copëzuara dhe jo unike. Në suaza të “copëzimeve”, jemi ndodhur së paku tri herë në zgripc të shkatërrimit dhe shpërbërjes. Faza e parë e kësaj magme vdekëse, ende pothuajse pa u formuar mirë s’i komb, ishte në vigjile të shkatërrimit të perandorisë osmano-turke. Fqinjët tanë, e që përgjysmë kishin prejardhe shqiptare (grekët, serbët, malaziasit ), në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shek. XX-të e përgjysmuan popullin shqiptar si nga pikëpamja demografike, poashtu edhe nga pikëpamja gjeografike-territoriale. Faza e dytë, çuditërisht u zhvillua në dekadën e parë të pasluftës së Dytë Botërore, në vend se të ndodhte e kundërta dhe gjatë viteve 50-60-të të shek. XX-të, dy vendet ballkanike Jugosllavia dhe Greqia, përpak sa nuk ia arritën qëllimit të pushtimit dhe ndarjes së Shqipërisë, ndërkohë që territore e tjera shqiptare në këto dy vende, pothuajse ishin braktisur dhe shpopulluar nga elementi shqiptar si rezultat i dhunës së egër, dhe shpërnguljeve për në Turqi. Dhe faza e tretë për të cilën nuk dimë gjithaq shumë, ishte në dekadën e fundit të shekullit që lamë pas. Pesë shekuj të pushtuar nga turqit, dhe një shekull nga regjimet e ndryshme ortodokse-sllave bëjnë 600 vite. Historia thotë se, gjatë pushtimit osmano-turk, shqiptarët zhvilluan rreth 370 kryengritje dhe kjo fletë mjaft për rezistencë të madhe, mospajtim dhe padyshim edhe për dhunë të madhe dhe jo stabilitet. I gjithë shekulli XX-të, iku nëpër këmbët tona në përpjekje për t’u çliruar dhe sado pak për t’u emancipuar e zhvilluar. I kaluam në flakë e gjak, së paku dy luftërat ballkanike, dhe dy luftërat botërore. Lufta e Kosovës, ishte kulmi i mbijetesës kombëtare. Jemi ku jemi, dhe mbi të gjitha, arritëm të shpëtojmë pa u zhbërë! Por një gjendje e këtillë, ka shkaktuar pasoja që s’mund t’i llogarisim dhe padyshim, edhe stërkeqje gjenetike dhe identitare, humbje të kujtesës historike, ngecje frapante kulturo-ekonomike, copëzime dhe krahinarizma, mungesë të komunikimit dhe të edukimit, ndarje dhe destruksione që kanë shkaktuar edhe pasoja në sjejllje dhe stabilitet psiko-nacional. Të gjitha, edhe janë të kuptueshme. Por, nga vuajtjet dhe tragjeditë një shoqëri apo një komb mëson gjënë e tij më të shtrenjtë: kujdesin dhe respektin për lirinë! Kjo do të thotë që, një shoqëri apo një komb, i njeh dhe i vendos në krye të panteonit të vlerave të tij kryesore, të katër elementet të cilat i përmenda më lartë. A kemi mësuar ne nga historia, ose nga gama e saj tragjike? Vështirë të thuhet po, padyshim duke mos e harruar edhe “po”-në së cilës, i rrinë sipri konspiracionet destruktive të makinerive logjistike dhe teknologjike me prejardhje nga shtetet stabile, poltikat e të cialeve ose janë ose dëshmohen si antishqiptare. Nuk tingëllon i rënd ky term, krahasuar me pozicionin në të cilin ne jemi kundruall këtyre politikave, ndryshimi i të cilave po bëhet me zor nga aleatët tanë por thelbi i të cilave nuk ka pësuar ndonjë pendesë, dhe aq më pak ndonjë vetëgoditje realpolitike. Në kontekst, zhgani i gjendjes dhe ushqyesit e saj, janë nga dy pole: nga poli i brendshëm, dhe nga ai i jashtëm. Që janë të kombinuar, kjo s’vihet në dyshim. Prandaj “ushqyesit”, sipas barometrave të politikave afatmesme dhe afatgjata, nuk i shqiten popullit shqiptar dhe sidomos, gjeografisë së tij. Nuk jam duke prodhuar armiq sepse kemi pasur dhe kemi ende boll, por jamë duke i përfolur dhe duke i shestuar shkelësit dhe denigruesit e katër elementeve të lartpërmendura. Ta zbresim çështjen në një rrafsh më normal, dhe më të thjeshtë! Dua të them që, me këtë rast, s’kemi nevojë më shumë t’i referohemi hisorisë dhe fakteve të kaluara, po e marrim në analizë këtë dhjetëvjetësh. Bile, në analizë sipqërfaqësore. Tani, s’jemi të okupuar siç ishte Kosova, ta zëmë ! Tani, s’jetojmë nën regjim diktatatorial siç ishte Shqipëria ta zëmë se, po thonë që Jugosllavia nuk ishte diktaturë ( ndonëse nën regjimin e saj, u vranë dhe u likuaduan së paku 50 mijë shqiptar, u përzunë për në Turqi rreth 500 mijë shqiptar, dhe u burgosën dhjetra mijëra të tjerë). Ok. Tani, s’jemi as të ngulfatur nga aspekti i lëvizjes së lirë, i komunikimit, i bashkëpunimit etj. Përse kemi gjithë këto dallime, gjithë këto polemizime, dhe gjithë këto prirje kundër historisë dhe heronjëve, kundër gjuhës, kundër identitetit etj ? Ç’është gjithë ky jo stabilitet, dhe prirjet për të qëndruar larg njëritjetrit, për t’u ç’akorduar në çdo aspekt deri te prirjet për ta sfiduar njëritjetrin, për ta satanizuar, për ta dalluar, për ta mohuar etj. Tri objektiva, po provohen me këmbngulje: koncepti për ta rrënuar identietin kulturo-historik (idhujt dhe martirët e tij), për ta shkatrruar gjuhën (standardin e saj), dhe për t’iu përshtatur e për t’iu adoptuar politikave dhe kulturave orientale, me theks të veçantë atyre osmano-turke. Këto tri prova, sa tragjike po kaq edhe bizare janë bërë të theksueshme, atakuese dhe goditëse. Ende nuk jemi në gjendje të analizojmë se, sa e kanë goditur qenjen tonë këto tri koncepte, qëllimi i të cilave po kalon në praktikë operative përditë e më shumë. Paranteza duket e çuditshme, njësoj si edhe lehtësia e padurueshme e shoqërisë dhe e popullit tonë për t’u nënshtruar madje, edhe për t’i pranuar thelbet e tyre. Fola më lartë për shekujt tragjikë, dhe ndoshta “lehtësia” buron prej shtjellës së tyre por, edhe më interesant duket kombinimi konspirativ: një gjerman (Shmid dhe një shqiptar, Lubonja), e sulmojnë Skënderbeun figura e të cilit bëhet personazh i një deputeti mosntruoz në Kuvendin e Kosovës, dhe e një reperi sharllatan. Pse t’ia marrim inat historiografisë serbe ose maqedone? Gjuetarët e stepeve kazake mbi gjuhën shqipe, janë të shumtë dhe sa janë të mjerë e pa dije, po kaq janë edhe idiot e tagraxhinjë të konspiracionit. Kurse prova tjetër, ajo e atakimit nga orienti me theks të veçantë nga thellësia strategjike e Davutoglusë (mbiemri i tij, do të duhej të ishte David), më tutje s’do shumë koment: në gjuhë, në muzikë, në identitet, në doke e zakone etj. Por, është shumë interesat ndjesia jonë për të qenë vasal të shkretë, dhe kokëbosh në përcaktimin kombëtar lidhur me katër elementet e përmendura në fillim të kësaj analize, pavarësisht që Erdogani e burgosë kompletë strukturën e gjeneralvë të armatës turke me origjinë shqiptare ( Evren, Ikler etj.), dhe ndonëse shteti i tij ka mbi 70 milion banorë, ai bënë thirrje proletare që gratë turke të lindin së paku nga katër-pesë fëmijë. Tani, a ka nevojë t’i përmendim disa intelektual tanë që në këmbim të verës së kuqe, morën sherbetin e qershive të shtrydhura dhe pa shije. Pastaj, në këmbim të humbjes së pundhënësit të tyre (UDB), janë rreshtuar tek punëdhënësit arabo-lindor, të cilët i kontrollon shërbimi sekret i Vladimir Putinit. Çfarë të themi për disa gazetar ultrakomunist të dikurshëm që mediat të cilat i kontrollojnë (në Prishtinë dhe në Tiranë), i kanë shndërruar në zëdhënëse të kinematografisë turke në hapësirat tona, me skenarë dhe regji nga traditat bizare të kinematografisë amerikano-latine. Kur e përfytyrojmë atë hoxhën e Prizrenit dhe disa eunuk që dje ishin informator të komesarëve politik dhe shefave sugurimca, ose na kujtohen marksistë-leninistët e ç’akorduar rrugëve të Salvadorit, të Kolumbisë, të Angolës etj., ose revolucionarët kokëshkretë që s’u del atdheu i tyre! Tamam puna ta kujtojmë Kasëm Trebeshinën ose Kapllan Resulin, apo do pinjoll të Esat Pashës ose të Haxhi Qamilit. Por Shqipëria është e shqiptarëve, sado që fati i saj ashtu si edhe i viseve të tjera ka qenë dhe vazhdon të jetë i përcaktuar nga uraganet e konspiracioneve destruktive rajonale, dhe më gjerë. Ndërkaq, ka ardhur koha që ta pyesim Daçiqin, Nikoloqin, Gjukanoviqin, Gruevskin, Erdoganin, Davutoglun, Micotakisin etj., mbi prejardhjen e tyre ose më saktë për ADN-të që ata bartin në trupat e tyre fizik. Duke e shtruar këtë pyetje, e di që zëri im s’mbërrinë larg! Është zë i tretur dhunshëm shkretëtirave dhe, kthinave ku ushtrohet zeja më morbide: zeja e të qenurit shërbëtor, ose renegat. Në anën tjetër, zhvendosjet e reja të vëmendjes sonë nacionale, si puna e tezave lidhur me historinë, gjuhën, religjonin etj., edhe pse aktualisht s’jemi në luftë dhe as nuk jemi të okupuar, janë veçse “deux machine” që na e zënë frymën, dhe na e thithin së gjalli gjakun. Pra, ndonëse tani nuk na e zhvendosin dheun dhe gjeografinë, na e zhvendosin kujtesën dhe trurin. Prandaj, një qytetar analfabet që s’di ta shkruaj as emrin e tij, e përcakton “orën e ligjëratës”, kurse një intelektual që s’ka lënë gjë të keqe pa bërë, na e përcakton “orën e ecjes së kombit”. Ekuilibri nacional, shkatrrohet përditë e më shumë. Por të mbushet mendja, sikur ky vend ka qenë gjithmonë vend i parajsës. As s’ka qenë kurrë, i shkelur. Natën e mirë shqiptar: kudo që të jeshë dhe kudo që të shkosh...
Posted on: Sun, 11 Aug 2013 00:38:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015