KRIMI BEN KERDINE NE SHQIPERI. JA NGJARJA ME E FUNDIT: Krimi nuk - TopicsExpress



          

KRIMI BEN KERDINE NE SHQIPERI. JA NGJARJA ME E FUNDIT: Krimi nuk njeh kufi, duke marrë nën kontroll edhe rrugët tani. Edhe pse duhet të ishte një nga rrugët më të sigurta në Shqipëri, Rruga e Kombit është kthyer në një makth për udhëtarët, sidomos ata kosovarë. Pas grabitjes së një familje nga Mali i Zi, pre e vjedhjeve në këtë aks kanë rënë disa kosovarë, të cilëve iu është zënë pritë me barrikadë në rrugë. Më pas personat e maskuar dhe të armatosur kanë grabitur kosovarët. Ngjarja ka ndodhur në aksin Reps- Rrëshen. Policia ka nisur një aksion, shoqëruar nga një helikopter dhe nga forcat RENEA, duke arrestuar një shtetas nga Puka, i akuzuar për grabitjen. News24 raporton se i arrestuari quhet Ardit Maxhuni, 21 vjeç. Një kërkim është shpallur një person tjetër. Vendosja e barrikadave në një aks rrugor, ku makinat udhëtojnë me një shpejtësi të madhe, rrezikon që të shndërrohet edhe në burim aksidentesh të rënda. Por për fat kosovarët kanë shpëtuar vetëm me dëmtimin e makinës. Ata kanë dorëzuar sendet me vlerë tek grabitësit dhe më pas kanë lajmëruar policinë, e cila ka tentuar që të mbajë ngjarjen në heshtje
Posted on: Sat, 03 Aug 2013 20:12:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015