Kapitulli nr 2 VETEM MIQ Filloi ora e pare, as mua s’po me - TopicsExpress



          

Kapitulli nr 2 VETEM MIQ Filloi ora e pare, as mua s’po me shtyhej, isha e pergjumur. Nderkohe sa here qe ktheja koken shikoja Fabion i cili buzeqeshte, pastaj i ulja syte pak me poshte shihja Marinin , syte e te cilit pyesnin: “ C’po ben?”. Ora e pare kaloi, mendova se nuk do te duronte me dhe do te largohej, por Fabio thjesht beri nje xhiro ne koridorin e shkolles dhe u kthye perseri. Mesa dukej e kishte gjetur nje pune me cfare te merrej ne oren e mesimit, celularin. Qendroi deri oren e trete, kur kishim Arte dhe u ngrit pa leje duke u nisur per te dale nga klasa. -Ku po shkon?, e pyeti mesuesja. -Po shkoj ne tualet., ju pergjigj si pa gje, dhe u nis drejt deres. -Ej prit djalosh, pa marre leje? -A mund te shkoj ne tualet?, i tha ashtu sic ishte duke dale. -Jo ulu ne vendin tend., i tha mesuesja nderkohe qe ai doli nga dera, dhe nuk shkoi ne tualet por u largua nga shkolla. -Eh cfare nxenesish, kot qe regjistrohen keta nuk jane per shkolle., thoshte e revoltuar, nderkohe qe une po e degjoja sepse isha ne banken e pare ngjitur me tavolinen e saj. Mbaruam mesimin dhe u nisem per ne shtepi, une mbetesha gjithnje vetem, sepse shtepite e tyre ishin ne drejtime te kunderta, nuk kisha as Marinin sepse ndodhte qe ai ta linte oren e fundit. Pa u futur ne shtepi shoh Ajlen, motren e Fabios e cila me hidhet ne krahe e me perqafon. Ajo ishte shume e dashur, edhe pse vetem 7 vjec, ishte sin je engjell me kacurrelsat e saja te verdha e syte blu. -A do te vish pak me mua ne dyqan?, me thote sepse ka gjithmone frike te dali vetem. Lashe canten tek oborri i saj, e kapa per dore dhe u nisem per ne dyqan. Dyqani ishte pak metra shtepise se saj. Kur u kthyem nga dyqani, mora canten, prita sa te futej ne shtepi dhe pashe Vilmen e cila po vinte drejt meje e shqetesuar. -Cfare ka ndodhur?, e pyes. -Sapo mora nje mesazh nga Olsi, mesa duket ai dhe Marini paskan qene ne nje bilardo dhe aty ka ndodhur nje sherr. Me duket se Fabio eshte vrare keq. -Po Marini me Olsin jane mire? Olsi ishte vellai i Vilmes. -S’me thane gje, por vetem te te lajmeroja ty, qe mami i tij te mos merrte vesh gje. -Prit sa te le canten dhe erdha. Une prinderit nuk i kisha ne shtepi, i kisha ne pune, ndaj ju lashe nje puslle se kisha dale me Vilmen. Arritem perpara bilardos, por nuk guxonim te futeshim brenda, vendi ishte plot me cuna. Kishim shkuar te merakosura e po qeshnim me njera-tjetren sepse benim nje hap para e dy hapa mbrapa. Per fat pame Marinin i cili po dilte nga bilardoja, ai kaloi rrugen dhe erdhi drejt nesh: “Cfare beni jut e dyja ketu?”. -Olsi e lajmeroi Vilmen per Fabion., i thashe. -I thashe te mos e bente., dhe po shikonte nga bilardoja duke kerkuar me sy Olsin. -Gjithsesi pa Xhenin, Fabio s’do pranonte te vinte me asnjerin prej jush., nderhyri Vilma e cila po kerkonte me sy te vellain. -Prisni ketu, po e nxjerrim Fabion, dhe me pas e cojme te shtepia e Kevit sa te marri veten, se ai s’ka njeri ne shtepi vetem vellain i cili po studion se eshte ne universitet., tha Marini i cili nxitoi e u fut ne bilardo duke folur ne celular me Kevin. Me pas dolen me Fabion te cilin e mbanin te dy, ai ishte lyer me gjak, s’arrije ta kuptoje nese i gjithe gjaku ishte i tij apo i ndonje tjetri. Calonte dhe mezi mbahej ne kembe. -Po ti zhabe, c’ne ketu?, me pyeti duke qeshur edhe pse thithte ajrin nga dhimbja. -Ku dreqin ke shkuar, ne luften e trete boterore?, i them duke iu afruar ti shoh fytyren por ai e kthen koken menjane. -Mos u shqeteso s’eshte asgje, do te kaloje., me thote duke qeshur serisht. -E shoh qe s’eshte asgje., i them me ironi dhe kaloj mbrapa tyre me Vilmen. Rruges pothuajse te gjithe na shihnin, tani te prisje te fillonin thashethemet ne lagje. Shkuam tek shtepia e Kevit dhe ai thirri vellain e vet per ta mjekuar sepse studionte per mjekesi. Vellai i tij ishte i pashem ne pamje te pare, por shume i fiksuar pas librave. Edhe kur mjekonte Fabion fliste me vete, perseriste ate cka kishte lexuar. Por edhe pse u mjekuan plaget , shenjat dukeshin dukshem. Ne vend qe te mendonte ai isha une ajo e cila po mendonte nje justifikim per shenjat ne fytyren e tij, kraharorin e gervishtur dhe kemben qe calonte. Dukej sikur atij s’i bente pershtypje nese lendonte mamane e tij, por motren e tij kurre, Ajla ishte gjithcka per te.
Posted on: Thu, 14 Nov 2013 20:10:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015