Karar-Nameja Vendimet e Lidhjes së Prizrenit, 18 qershor - TopicsExpress



          

Karar-Nameja Vendimet e Lidhjes së Prizrenit, 18 qershor 1878 1. Lidhja jonë është forumar me qëllim që të mos njohë asnjë qeveri tjetër përveç Pe­randorisë Osmane dhe të mbrojë in­te­gri­te­tin tokësor me të gjithë mjetet 2. Qëllimi ynë i lart është të mbrojmë të drej­tën e lartmadhërisë së tij sulltanit, sov­ra­nit tonë. Në do quajmë armiq të kombit (os­man) dhe atdheut të gjithë ata që kun­dër­shtojnë dhe prishin qetësinë, ata që do­bë­sojnë qeverinë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në rast se turbulluesit nuk heqin dorë do i dëbojmë jashtë shtetit 3. Ata delegatë të krahinave të tjera që duan të hynë në Lidhjen tonë do i pra­noj­më me gëzim dhe regjistrojmë si miq të qe­ve­risë dhe vendit 4. Në bazë të Sheriatit do të mbrojmë je­tën, pasurinë dhe nderin edhe të atyre që nuk janë muhamedanë, por janë besnikë, ta­­mam si për veten tonë. Ndërsa kryen­gri­të­sit do t’i dënojmë sipas fajit. 5. Të gjitha shpenzimet për luftëtarët që do të mbledhin krahinat do të rregu­llo­hen dhe perballohen në bazë të dispo­zitave që do japim. Ndihmat që do na vinë nga ja­shtë do ti pranojmë me kënaqësi. 6. Duke patur parasysh gjendjen e Bal­lka­nit nuk do pranojmë në asnjë mënyrë fu­­qitë e huaja në tokat tona. 7. Ne nuk do të njohim në asnjë mënyrë Bull­garinë dhe as duam t’ia dëgjojmë emrin; edhe Serbia në rast se nuk na i dorëzon tokat me të mirë që na ka marrë, do të dërgojmë kun­­dër saj një fuqi dhe t’ia marrim me push­kë. Edhe kundër Malit të Zi do veprojmë në të njëjtën mënyrë. 8. Bashkatdhetarëve besnikë të qeveri­së që kanë hyrë në Lidhjen tonë do ti japim do­rën dhe ndihmojmë sipas mundësisë. 9. Në rast se një krahinë ka probleme për të zbatuar vendimet, krahinat fqinje do ti shkojnë në ndihmë 10. Kushdo që del nga Lidhja jonë, Zot na ruaj! Kushdo që spiunon, dhe vepron si­pas qejfit dhe dëgjon urdhërat e të parëve do të marrë dënimin që meriton. 11. Asnjë vendas i kujtdo krahine që do me dalë nga Lidhja, i çfarëdo feje qoftë nuk do lejohet të shkojë as në Serbi e as në Mal të Zi. Në rast se shkon do njihet si spiun dhe dënohet. 12. Kushdo që ka vënë në dispozicion të Lidhjes diçka dhe i shmanget detyrimit, s’dë­gjon urdhërat, sillet brutalisht apo bën ndo­një ç’nderim do të dënohet sipas fajit. 13. Dërgimi i fuqive, thirrja dhe për­do­ri­mi i tyre do të bëhet sipas udhëzimeve të për­piluara. 14. Për të zbatuar këto nene do ti jepet rën­dësi korespondencës. 15. Është rënë dakort që qeveria nuk do hyjë në punët e Lidhjes dhe as Lidhja në pu­nët e saj; përndryshe ky do shihet si cë­nim i të drejtës. 16. Një kopje i këtij vendimi do i pa­ra­qi­tet çdo krahine dhe qyteti. 17. Në bazë të besës së lidhur nga bu­rrat e patrembur të Shqipërisë së Veriut, Ju­gut dhe Bosnjes, të atyre që kur kanë lindur nuk kanë njohur tjetër zanat por pushkën dhe që për Din, Devlet dhe Vatan japin je­tën, kanë zgjedhur Prizrenin si kryeqytet të Lidh­jes. Vendimet plotësuese të Lidhjes së Prizrenit më 1878 1. Asnjë krahinë nuk do të njohë ndo­një qeveri tjetër përveç asaj të Perandorisë Os­m­ane. 2. Nëse Turqia nuk paraqitet dhe Kon­gre­si i Berlinit nuk do të njohë të drejtat tona­ mbi vendet e pushtuara nga Serbia dhe­ Mali i Zi, atëherë ne do rrokim armët për ­t’i ri-pushtuar. 3. Në qoftë se fuqitë tona do të mu­ndin të çlirojnë vendet e pushtuara, atëherë do ­të zba­tohen masat e duhura. 4. E gjithë fuqia jonë do të përbëhet p­ej pesë ushtrishë: atyre të Shkodrës, Shk­u­pit, Ko­sovës, Jenipazarit dhe të Her­zeg­ovi­në­s. 5. Ajo e Shkodrës do sulmojë Malin e Zi: oficerët dhe bajraktarët do të zgjidhen nga populli. 6. Në Guci përveç vendësve do të dër­go­hen edhe 2000 nga Gjakova dhe Ber­ana dhe 1000 nga Peja. 7. Jenipazari përveç fuqisë që do të mba­­jë për mbrojtjen e vendit do të dërgojë edh­e 1000 në Kolashin. 8. Në Bjelopolje mjafton fuqia vën­dase. 9. Në Prepolje, Kajnica, Tashlixhë dhe Foçë përveç fuqive të tyre, do të dërgohen edhe 2000 të tjerë. 10. Për të ruajtur vijën Gracko – Tre­bi­një, përveç fuqisë së Herzegovinës, do të ketë 10000 burra nga Sarajeva dhe këta së bas­­h­ku do të formojnë ushtrinë e Herz­e­go­vi­nës. 11. Fuqia e Shkupit, Kosovës dhe Jeni­pa­zarit do të sulmojë Serbinë sipas instruk­sio­neve tona. 12. Në qoftë se armiku i kërcënohet një­rës krahinë, komandanti i krahinës në rre­zik do të lajmëroj komandantët e tjerë që të ma­r­rin dijeni të gjithë dhe sulmohet armiku. 13. Në rast se në luftën tonë kundër Ma­lit të Zi, Serbia qëndron asnjanëse atë­he­rë fuqi­të që janë caktuar për atë, kalojnë kun­­dër Malit të Zi. 14. Në qoftë se si Mali i Zi ashtu edhe Se­r­bia do të luftojnë kundër nesh atëherë kët­o fuqi detyrohen të luftojnë burrërisht dh­e m­e ngulm sipas besës që kemi dhënë.
Posted on: Mon, 10 Jun 2013 08:23:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015