Kontradiktat etike të elitës mbikombëtare dhe e ardhmja e - TopicsExpress



          

Kontradiktat etike të elitës mbikombëtare dhe e ardhmja e Sirisë Por le të shohim kontradiktat e elitës mbikombëtare (E/M) lidhur me Sirinë. Kështu, dy vjet luftë në Siri, janë vrarë më shumë se 100,000 njerëz; ndërkohë, nga gazi helmues, për të cilin E/M akuzon Asadin dhe ky i fundit rebelët e paguar nga të parët, kanë vdekur më shumë se 1,000 njerëz. Dhe gjëndja e përgjithshme në Lindjen e Mesme përshkruhet mjaft mirë nga reporteri i The Independent, Robert Fisk: Pa u çuditur udhëheqësi Libanez Druze Walid Jumblatt, duke cituar Hannah Arendt dhe duke akuzuar regjimin e Asadit si përgjegjës javën e kaluar, foli për të “keqen banale”. Cicërimat e Perëndimit – rreth Kajros njëlloj si për Damaskun – janë një formë dhune e ‘banalizuar’. Se çfarë është thellësisht shqetësuese tani është shteti i shoqërisë Arabe që kaq shpejt pas revolucionit Arab – ata vetë janë të ‘banalizuar’ në Amerikë si ‘Pranvera Arabe’ – është tmerrësisht shtrembëruar. Është sikur gjithë zgjimi Arab – beteja masive për dinjitet dhe drejtësi – është befas duke lindur kërpudha helmuese si era e keqe e një morgu. Çdonjëri në Lindjen e Mesme është bër tashmë një nxënës i marrëzisë njerëzore. Duke u kapur nga gjuha shtirëse flamëmadhe e Xhorxh W Bush, çdonjëri që është në rajon supozohet të luftojë ‘terrorin’, ‘terrorin’ e qeverisë, ‘terrorin’ e ushtrisë, ‘terrorin’ e Vëllazërisë Myslimane, ‘terrorin e al-Qa’ida, ‘terrorin’ e policisë, ‘terrorin’ Salafist, ‘terrorin’ e Hezbollah.[6] Ndërsa kështu përshkruhet gjëndja e përgjithshme në Lindjen e Mesme, E/M vazhdon sulmin e saj, pavarsisht se parlamenti britanik vetoi kundër luftës dhe pjesë-marrjes në të, dhe Komiteti i Inteligjencës së Bashkuar, që u dërgua nga OKB-ja, si ekip shkencor për të vlerësuar situatën se nëse Assad-i kishte përdorur armë kimike, tregoi se ky rast qëndronte përtej arsyetueshmërisë dyshuese dhe nuk përbënte rast për sulm ushtarak![7] Vonesa e bombardimeve “nga jashtë”, ndërkohë që armatosja e mercenarëve të brendshëm vazhdon, siç raportoi organi ndërkombëtar i të “Majtës” së degjeneruar, The Guardian, i cili ka mbështetur të gjitha luftrat e E/M, që komunikoi Obama, dhe kërkimi i votës nga Kongresi, s’është gjë tjetër, veç, tregues, se lufta mund të marrë përmasa të mëdha, dhe Obama, kërkon që të ndajë përgjegjësitë historike. Kështu, në vend që E/M të çtensionojë situatën, duke “zbutur” rebelët, ajo është në mësymje, një mësymje, që udhëhiqet nga Presidenti Francez, Hellende dhe Obama! Siç e vendos Seumas Milne, për The Guardian: ‘Në çdo rast, armët kimike nuk janë kërcënimi më i madh i popullit sirian. Është vëtë lufta, vdekjet dhe shkatërrimi që ka përpirë vendin. Nëse qeveritë e SHBA-së, Britanisë dhe Francës ishin përnjimend të interesuara për t’a përfunduar luftën — në vend që t’a shfrytëzojnë atë për të dobësuar Iranin — ata do të përdornin influencën me rebelët dhe sponsorët e tyre për të arritur armëpushim përmes një bisede politike për stabilizim’.[8] Por edhe nëse Assadi ka përdorur armë kimike, Perëndimi nuk ka asnjë madat që të veprojë si një polic global. Pyetja që lind këtu natyrshëm është se si mund të ndalohet një masakër, që është shkaktuar hamendësisht nga Assad, me një masakër më të madhe, që kërkon të shkaktojë Perëndimi në Siri?! Kjo nuk justifikohet as në të drejtën ndërkombëtare as nga logjika juridike! Siç kam treguar në vend tjetër,[9] ideologjia e globalizmit neoliberal mbështetet mbi dy akse: mbi dogmën e sovranitetit kombëtar të reduktuar dhe mbi dogmën ekonomisë së reduktuar. Kjo do të thotë, se një qeveri kombëtare kërcënohet nga E/M nëse shkel të drejtat e qytetarëve të saj. Kjo doktrinë është themeluar nga Tony Blair, që në vitin 1999 dhe nënkupton ndërhyrjen ushtarake të NATO-s nëse ushtrohet dhunë në nivel kombëtar. Ajo ka themeluar edhe “pesë pyetjet” që duhet të përgjigjen me një ‘po’ përpara se të ndërhyjë E/M. Dhe këtu qëndron problemi: ndërsa atje përnjimend ravijëzohen pesë pyetje njerëzore, dhe përbëjnë parakusht për ndërhyrje, janë pikërisht këto pyetje ose norma, që mundohet të arrijë E/M, përmes ndërhyrjeve paraprake, që të justifikojë pushtimin e një vendi ushtarakisht. Në fjalë të tjera, E/M është edhe xhelat por edhe “gjykatë”. Duhet të kemi parasysh se Kombet e Bashkuar lejojnë përdorimin e armëve për vetë-mbrojtje. Dhe është pikërisht ky element që shfrytëzon E/M kur furnizon rebelët me armë. Në anën tjetër, siç tregon një raport,[10] kampi tjetër, ruso-sirian, përdor pothuajse të njëjtën propagandë për Perëndimin, por, me një ndryshim: të parët mbrohen nga sulmet e huaj – të dytët sulmojnë vendet sovrane! Ana tjetër e kampit, Gjermania zyrtare, ndryshe nga koha kur u sulmua Iraku, që ishte kategorikisht kundër, hesht dhe nuk merr qëndrim të qartë. Qartësisht, kjo heshtje nënkupton se asaj i intereson integrimi i Sirisë në globalizëm! Skena, rrjedhimisht, që do të shpaloset para syve tanë, është një luftë kundër një populli, që me të vërtetë gjendet nën dhunën sistemike të pushtetit të Assad-it, por, sidoqoftë, gëzonte ekonomi mesatare dhe, deri diku, paqe sociale dhe siguri për jetën. Dhe nëse gjykojmë nga pasuritë kombëtare të Sirisë, fushat pjellore dhe ujrat (lumenj etj.), mund të themi se ato janë më të rëndësishme se burimet energjitike, duke përfshirë edhe naftën. Kjo do të thotë se nëse Siria pushtohet përfundimisht, si fillim ushtarakisht dhe më vonë ekonomikisht (me mësymjen e korporatave dhe bankave perëndimore), që nënkupton shkatërrimin e saj të plotë, bashkë me viktimat, ajo do të integrohet në globalizmin neoliberal dhe do të pushtohet kryesisht nga ndërmarrje izraelite. Kjo do të thotë më tej, në një etapë të re, se Siria do të gjëndet nën diktatin e Tel Aviv-it. Por se sa të mundur e ka E/M që të pushtojë Sirinë, është një tjetër çështje. Sepse duhet thënë se Siria mbrohet nga Rusia, më shumë se kushdo tjetër. Dhe kjo, sepse Rusia, jo vetëm që ruan përmes Sirisë akses në Egje, por, duke ruajtur pacënueshërinë territoriale të saj, do të pengojë zgjerimin e izraelit dhe turiqisë në rajon: sepse çdo zgjerim është kërcënim për Rusinë. Dhe ndryshe nga koha kur NATO ndërhyri në Kosovë, kur Rusia ishte e shkatërruar ekonomikisht dhe ushtarakisht, sot, ajo është në gjëndje mjaft të mirë. Në anën tjetër, E/M, synon copëtimin dhe dobësimin e mëtejshëm të Rusisë, dhe këtë, Moska zyrtare e njeh mjaft mirë. Qëllimi final i E/M është Kina, të cilën, ndryshe nga Rusia, e kontrollon ekonomikisht. Dhe siç kam treguar në vend tjetër,[11] Kina është një fuqi e konsiderueshme ekonomike dhe kjo njihet nga E/M. Problemi këtu qëndron se Kina zyrtare nuk njeh mundësitë e saj ekonomike për të sfiduar Perëndimin. Kështu e drejta ndërkombëtare është e njëanshme dhe aplikohet mbi shtete marjoneta sesa mbi të gjithë njëlloj. Me vend, rrjedhimisht, lidhur me këtë dukuri, citon Fotopoulos se SHBA, përdori armë kimike në Vietnam, dhe bombat me uranium nuklear në Jogusllavi, Libi dhe Irak (ku ende lindin fëmijë të deformuar) bashkë me Izraelin Zionist, që bombardoi kohët e fundit me bomba prej fosfori Rripin e Gazës, ndërkohë, sot, u bën të nderuarit e botës për etikën ndërkombëtare dhe imponojnë një luftë të re, ndoshta më shkatërrimtare. Dhe sigurisht, për këto krime nuk u ngrit asnjë nga OJQ-të papagalliste ndërkombëtare që financohen nga E/M (Amnistia Ndërkombëtare, Mjekët pa Kufij, HRW etj.) që sot kërkojnë kokën e Assad-it mbi sini (nesër të Putin!), ndërkohë që nuk e bëjnë kurrë të njëjtën gjë për kryekriminelët e luftës Bush, Bler, Klinton, Obama, Sarkozi etj., që u përkasin pronarëve të tyre.[12] Për më shumë, siç e vendos një profesor amerikan i drejtesisë së Shkollës Juridike, Thomas Jefferson dhe një prokur i Nju Jorkut: ushtria e SHBA-së okupoi rreth 75% të ishullit Puerto Rican të Vieques për 60 vjet, përgjatë të cilëve marina praktikoi në mënyrë të përsëritur, Agjentin Portokalli, shkarkimin e uraniumit, napalm dhe kimikate të tjera toksike dhe metale siç është TNT dhe merkuri. Kjo ndodhi brenda disa kilometrave nga popullata civile që përfshinte mijëra qytetarë amerikanë. Njerëzit e Vieques kanë jetuar nën zgjedhën koloniale të SHBA-së për 115 vjet dhe vujanë nga kushte përfundimtare shëndetësore siç është rritja e përqindjes së kancereve, hipertension, sëmundje respiratore dhe probleme me veshkat. Ndërsa Sekretari Kerry bën thirrje për përgjegjësi nga qeveria e Assad-it, marina e SHBA-së s’është penduar aspak, për bombardimet prej dekadash dhe luftën biokimike në Vieques. Indinjata e qeverisë së SHBA-së për përdorimin e këtyre armëve dështon meqënse ajo refuzon për të marrë përgjegjësi për shkeljet e saj![13] Sigurisht, pa përmendur këtu ndotjen e mjedisit nga lëndët toksike që çliron industria amerikane në ajër, djegjen masive që shkaktojnë miliona automjete private amerikane dhe dëmin që shkaktojnë mbi popullatën globale, ekosistem dhe jetën e planetit… Përfundimi i të gjitha këtyre është se atje zhvillohet një luftë në dy nivele: në nivel rajonal, ku shtete nacionaliste (Izrael, Turqi, Greqi etj.) kërkojnë të shtrijnë kufijt përtej hapësirave që njihen konvencionalisht dhe, në nivel ndërkombëtar, ku korporatat dhe bankat ndërkombëtare luajnë rolin e integrimit të popujve në ekonominë e ndërkombëtarizuar të marketingut dhe “demokracinë” parlamentare duke rrafshuar çdo arritje për pavarësi politike dhe ekonomike… phroneticanddemocracy.org/siria-viktima-tjeter-e-globalizmit-neoliberal/
Posted on: Sun, 01 Sep 2013 10:53:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015