Kroacia nderon Bekim Berishen AB-ja,e NE??? Presidenti i - TopicsExpress



          

Kroacia nderon Bekim Berishen AB-ja,e NE??? Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq ka nderuar me medaljen e artë “Kryqi i Kuq Kroat”, Bekim Berishën-AB-në AB-ja “Hero që nuk është harruar” Familjarët e Bekim Berishës, i njohur si AB-ja e kanë pranuar nga presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq medaljen e artë “Kryqi i Kuq Kroat” me motivacion “Kryqi i Kuq Kroat vlerëson se Bekim Berisha, mbetet hero që nuk është harruar” Në një ceremoni solemne e organizuar në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, me rastin e kremtimit të Fitores së Atdheut dhe Ditës e Falënderimeve të Mbrojtësve Kroatë, familjarët e Bekim Berishës, i njohur si AB-ja e kanë pranuar nga presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq medaljen e artë “Kryqi i Kuq Kroat” me motivacion “Kryqi i Kuq Kroat vlerëson se Bekim Berisha, mbetet hero që nuk është harruar”. “Unë jam i nderuar që këtë medalje në emër të presidentit Josipovic, mund ta dorëzojë në prag të ditës më të rëndësishme për të gjithë veteranët e luftës kroate. Këto çmime janë të merituara dhe është dashur të ndahen më parë”, ka thënë Predrag Matiq, ministër i Mbrojtjes së Kroacisë. Dekoratën e në emër të familjes së Bekim Berishës, e kanë pranuar motra Zyrafete Berisha-Tolaj dhe mbesa Bonita Tolaj. Heroi i Kroacisë Bekim Berisha- Shoku, i lindur në Graboc të Pejës, më 15 qershor 1966, në Kroaci kishte arritur në gusht të vitit 1991 dhe që nga atëherë ai për 539 ditë ishte pjesëtar i rregullt i Ushtrisë Kroate. Heroi i Kosovës, Bekim Berisha- Abeja, strategu I UCK-së, vritet heroikisht duke e mbrojtur Junikun dhe tërë Kosovën, në moshën 32 vjeçar, në betejën e Junikut më 10 gusht 1998.
Posted on: Fri, 02 Aug 2013 06:55:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015