Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me një - TopicsExpress



          

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me një delegacion të lartë nga Republika e Shqipërisë do ta vizitojnë sot Kosovën. Ai do të pritet nga homologu i tij, Hashim Thaçi me një ceremoni shtetërore. Kurse, Kuvendi i Kosovës ka organizuar një seancë solemne. Kryeministri Rama, në mëngjesin e ditës së sotme nuk ka hezituar të jap edhe emocionet që ka për vizitën e parë jashtë vendit si kryeministër. “Për Kosovë! Me emocion të posaçëm për vizitën e parë si kryeministër - me përgjegjësinë e madhe të fjalës para Kuvendit të Kosovës në 12.00”, ka shkruar Rama në Facebook-un e tij. Pas pritjes shtetërore, në sheshin “Skënderbe”, pritet të mbahet takimi bilateral i delegacioneve të Qeverisë së Kosovës dhe atij të Shqipërisë, ku pastaj të dy kryeministrat do t’i drejtohen mediave. Rama do të pritet edhe nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Kurse në mesditë me një fjalë rasti, Rama do t’i drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seanca solemne. Ndërkohë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, do të pres në një takim njoftues Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj. Ndërsa, ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku do të takohet me Ministren e Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë, Klajda Gjosha. Kurse, ministri i Infrastrukturës, Femi Mujota dotë takohet me ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, të Shqipërisë, Edmon Haxhinasto. Po ashtu, është paraparë që ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli të takohet me ministrin e Energjisë dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri.E, ministrja e Arsimit dhe e Sportit e Shqipërisë , Lindita Nikolla, do të takohet me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja. Pasdite është paraparë të takohen edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi dhe homologia e tij nga Shqipëria, Mirela Kumbaro-Furxhi.
Posted on: Fri, 13 Sep 2013 06:56:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015