Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ftuar dje në emisionin “Top - TopicsExpress



          

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ftuar dje në emisionin “Top Story” të gazetarit, Sokol Balla në TCH deklaroi mes të tjerash se “ne nuk e kemi braktisur parlamentin asnjëherë. Ju nuk keni dëgjuar fjalën bojkot nga asnjë prej opozitës”. Z.Basha, ju keni paralajmëruar një aksion të fuqishëm politik të opozitës dhe partive të tjera në shenjë proteste ndaj miratimit në Parlament të aktit normativ. Pse opozita merr këtë vendim? Pikë së pari, veprimi politik ka nisur prej disa javësh në raport me këtë ligj, që përbën edhe një prej tre kushteve që BE i vuri Shqipërisë, kusht që nuk u përmbush në kohën e duhur pasi opozita atëherë deshi ta bllokonte integrimin. Ky konsensus u arrit, ndonëse jo në kohë për të marrë rekomandimin pozitiv, por takoi në 30 Maj dhe pjesë e kësaj dakordësie ishte edhe data e hyrjes në fuqi e secilit prej ligjeve, në këtë rast “nëpunësi” u caktua në 1 Tetor. Ai konsensus ishte një arritje historike, sepse shënoi pozitivisht fytyrën e politikës shqiptare. Megjithatë, pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe periudhës së tranzicionit, u mësua jozyrtarisht se mazhoranca e re kishte synim të zhbënte këtë ligj, këtë konsensus. Për fat të keq, natën e 30 shtatorit, katër orë para se ligji të hynte në fuqi, me datën 1 Tetor që ishte propozim i PS, ky konsensus u nëpërkëmb dhe bashkë me të u flak tutje edhe besimi reciprok, u gris në sytë e çdo shqiptari konsensusi. Ne vazhduam luftëm tonë opozitare në dy fronte, pikë së pari në frontin ligjor, duke depozituar pezullimin e aktit dhe nëpërmjet ndërgjegjësimit tashmë jo vetëm të kundërshtarëve tanë, por edhe opioninit publik për këtë akt të rëndë që u mundua të shihej si një ndryshim teknik, por që në thelb është një akt politik ekzekutus i këtij konsensusi. Veprimi ynë ishte refuzim i farsës, për të mos lejuar opozitën të nëpërkëmbej në atë sallë. Ju iu referuat faktit se ky akt normativ e ndryshon në thelb ligjin. Por akti nuk ka të bëjë me ligjin... Akti normativ, nga natyra nuk është konsensual, pasi është de facto i pahapur për diskutim dhe thashë që është antikushtetues pasi pretendon të prekë një ligj, e në fakt e prek një ligj të miratuar me 3/5. Këtu s’bëhet fjalë për diçka teknike, por një ndërhyrje politike që rrëzon konsensusin. Z.Basha, ky është një ligj që në raport-progres merr vlerësime maksimale nga ana e BE-së, si i domosdoshëm dhe i duhur. I njëjti raport i KE-së, kur vjen puna tek ligji, thotë se abrogon legjislacionin aktual pa provuar masat tranzitore deri në hyrjen e tij në fuqi. A ndien përgjegjësi PD si qeveri e djeshme për vakumin ligjor që nuk u plotësua? Nuk ka asnjë vakum ligjor dhe këtë e përsëris. Ligji që hyn në fuqi në 1 Tetor është i zbatueshëm. Siç përcaktohet në nenin 69 të këtij ligji, qeveria duhet të përgatisë aktet tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit e do të thotë që nëse ligji do të futej në fuqi, siç u votua me unanimitetit për të hyrë në fuqi në datën 1 Tetor, qeveria kishte kohë deri në 31 Dhjetor për të përgatitur aktet nënligjore, që duhet të shtrijnë efektet e tyre gjashtë muaj pas aprovimit. Pra, ligji thotë se qeveria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktet nënligjore dhe brenda gjashtë muajsh duhet të hyjnë në fuqi, ky është ligji përgatitur nga ekspertët e BE-së dhe votuar me unanimitet nga pakët. Pse nuk u bënë më parë këto akte, që në kohën e drejtimit të qeverisë demokratike? Nuk kishte pengesë, sikundër praktika e ligjeve në 99,9% ka qenë e akteve nënligjore të votuara pas hyrjes të ligjeve, kështu është vepruar në 23 vjet dhe kështu veprohet rëndom në çdo demokraci perëndimore. Progresraporti? Dua, me këtë rast të shpreh neverinë time për keqpërdorimin që iu bë KE-së dhe këtij raporti nga kreu i maxhorancës, që sot përsëriti se akti normativ gjen mbështetjen nga BE, e kjo është një e pavërtetë 24-karatëshe. Përdorimi i BE-së, për ta sjellë si një avokat të antikushtetueshmërisë u bë me një qëllim të vetëm, për të kompleksuar deputetët e mazhorancës dhe për t’i futur në rrugën e minimit të mirëbesimit të krijuar në 30 Maj mes palëve. Pse e bënë këtë prishje të konsensusit, a nuk duhet ta bindnit ju nëpërmjet dialogut qeverinë që të mos e bënte këtë veprim? Po, ne duhet të bindim qeverinë që të mos të bënte këtë, por veprimi është konsumuar në 30 Shtator, ndaj konsensi u shkel dhe u shkelmua. Ne u vendosëm para një fakti të kryer, çfarë ftese është kjo? Ftesë për dasëm me armë në brez? Ne na thirrën jo për dialog, por për të përligjur të papërligjshmen. Një tjetër shkelje arbitrare e ligjit nga një javë më parë, ajo që i jep fuqi Inspektoriatit të Ndërtimit, që edhe nëse vërteton që banesa jote ka leje ndërtimi të rregullt, pa paralajëmrim e denoncim, mund të të shembë shtëpinë nëse kryeinspektori i Shqipërisë vlerëson se shtëpia është në kundërshtim me kushtet, e kjo do të skuqte nga turpi edhe sherifin e Notingemit. Kjo është ndërhyrja më e pakuptueshme në lirinë e çdo njeriu. Kjo është ndërhyrja më arbitrare dhe flagrante. Ky akt e ka marrë rrugën për Gjykatë Kushtetuese, e do të hetojmë si u aprovua ky akt që për nga përmasat është kriminal. PD dhe opozita, në çdo formë s’do të lejojë të cënohet asnjë pronë e ligjshme me çdo formë e mënyrë ligjore, politike e demokratike. Një parti që vjen pas një rezultati si 23 qershori, duhet të niste një reflektim, ju e keni nisur me bojkot, protesta, refuzim dialogu… Do të jemi opozitë e fortë, moderne dhe europiane në mbrojtje të interesit publik të shqiptarëve. Nuk do ngurrojmë të bashkëpunojmë për çështje madhore siç është integrimi. Por ama do të reagojmë fort për t’u bërë barrierë çdo përpjekjeje të paligjshme dhe natyrisht për të ofruar alternativën tonë në çdo fushë të jetës që shqiptarët të dinë që nuk kanë vetëm një mundësi. Nuk ka patur bojkot. Ka patur një akt pas një investimi të mazhorancës për të prishur konsensusin, një akt ndërgjegjësimi për të treguar që puna nuk vazhdon normalisht sepse u shkelmua besueshmëria e konsensusit. PD dhe opozita do të jetë fuqishëm në parlament për të kryer rolin tonë si opozitë. Kur do të ktheheni në parlament? Ne nuk e kemi braktisur parlamentin asnjëherë. Ju nuk keni dëgjuar fjalën bojkot nga asnjë prej opozitës, por është përdorur nga ata që e përdorën negativisht atë. Ne do të ndjekim rrugën ligjore dhe ky nuk është momenti as për t’u paragjykuar një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Si u ndjetë sot (dje) kur patë Shpëtim Idrizin dhe të tijtë në parlament? Kemi bërë të qartë qëndrimin tonë dhe nuk ka asgjë për t’u ndjerë. Ju jeni kryetari Bashkisë së Tiranës, tani që jeni në pozitën e Ramës dikur, si ndjeheni? Nuk mund të them që pozitat janë të krahasueshme. Ai ka patur trajektoren e tij dhe nuk mund të heqim një shenjë barazimi. Vendimi i Prefektit për të pranuar kryetarin e Këshillit Bashkiak është i paligjshëm, një vendim i paligjshëm s’mund të bëhet i ligjshëm. Unë i ftoj anëtarët e këshillit të vazhdojnë në procedurë normale. Pse luani ping-pong me çështje kaq të ndjeshme si xhamia në Tiranë? Ju keni deklaruar se në shkëmbim të dhënies së tokës nga ish-pronarët ju deklaruat dhënien e lejes së pallatit… Ky është një abuzim. Në 2011 së pari nisëm një komision me përfaqësues të Komitetit Mysliman, së dyti braktisëm projektet e mëparshme së treti, vendimmarrja për t’iu drejtuar truallit të Namazgjasë. Projekti i xhamisë kërkonte më shumë nga ç’zotëronte komuniteti mysliman. Nisëm bisedimet me pronarët privatë dhe dështuan përpjekjet për blerjen e një pjesë të truallit të tyre për ndërtimin e xhamisë. Atëherë palët u ulën dhe u ra dakort që në këmbim të marrjes së truallit i jepej e drejta privatit për të shfrytëzuar pronën e tij për biznes. Me vendimin e tij, Rama pezulloi ndërtimin e xhamisë sepse leja është një dhe e tërë sepse toka ku do ndërtohet xhamia ishte më e madhe se prona e komunitetit mysliman. Sot si kryetari i PD, ndjeheni i kompleksuar prej Sali Berishës? Sali Berisha ka dhënë dorëheqjen, por protagonizmi i tij në 23 vjet, roli i tij në PD natyrisht janë të pakrahasueshëm, ose të krahasueshëm me modele të njohura të politikës europiane. Berisha është një vlerë e jashtëzakonshme e PD, senator i politikës shqiptare. Kemi fat që kemi mësuar në shkollën e tij të madhe të politikës, por është e qartë që më 22 korrik u zgjodh kryetari i ri, me një vizion për të ripërtërirë, të nisë projektin e një PD që bëhet gati për përballjet e radhës dhe fitore. Figurat që të kontestuan, njëra ju sfidoi zyrtarisht, mos duhet t’u shtrini urat e bashkëpunimit me ta? A duhe të jenë të përfaqësuar? Në PD ka një statut dhe ky statut respektohet. Nuk ka asnjë vakuum, ka afate që po respektohen dhe po hapin rrugën për zgjedhje lokale dhe forumeve qendrorë të PD, që nis brenda ditësh. Kur do të tërhiqet Berisha? Kur do të nisë projekti Basha? Ose me saktë, a ka një projekt të tillë? Keni ngatërruar dy gjëra, roli, pesha, përmasat e liderit historik të PD dhe realiteti të sotëm politik. Sot PD ka vënë në jetë një sërë parimesh që e kanë rinovuar dhe ripërtërirë tek hapja. PD po bëhet gati për një proces gjithëpërfshirjeje. Ju jeni kryetari i një partie të djathtë dhe nëse gjykata u njeh të drejtën ish-pronarëve, do t’ua ktheni pronën që keni seli? Merren me selinë e partisë më të madhe të opozitës me një këndvështrim thuajse klasor. Përqasja normale në fakt e çdo mazhorance duhet të ishte krijimi i kushteve për opozitën. Prona ishte shtetërore dhe mbetet shtetërore. Është pronë në inventarin e shtetit shqiptar, por që përdoret nga partia më e madhe e opozitës. Do të pranonit një debat me Ramën? Dua të them se unë personalisht nuk kam asnjë ngërç me Ramën apo me politikanë të tjerë. Ne jemi kundërshtarë politikë dhe jemi ndeshur politikisht për Bashkinë e Tiranës. Kemi vizionin dhe projektet tona që gjykohen nga populli. Këtu s’ka asgjë personale, por ka një qëndrim, për premtimet. Shohim një linjë arbitrare dhe paligjshmëri të qeverisë që është rreziku më i madh që i kanosët qytetarëve shqiptarë. Pra përgjigjja ishte po? Përgjigjen e morët në atë që unë sapo thashë.
Posted on: Fri, 18 Oct 2013 07:04:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015