Kujdes !!! Kasat fiskale te cdo biznesi qofte i vogel apo i madh - TopicsExpress



          

Kujdes !!! Kasat fiskale te cdo biznesi qofte i vogel apo i madh do te monitorihen nga Tatimet me ane te nje softwari. Me vendosjen e softwere-it të ri, Tatimet kanë mundësi të “luajnë” më kollaj me terrenin e vështirë të informalitetit. Pajisja që kushtoi rreth 100 mijë euro, bën të mundur të kuptosh se cilat biznese bëjnë me hile, sa herë e përdorin kasën dhe vlerat që shënohen në kuponin tatimor. “Me pajisjen e re jemi duke menduar të zhvillojmë analizat e riskut, ku me anë të kontrolleve të vazhdueshme, mbi bazën e normës mesatare dhe logjike të përdorimit të kasës, jemi në gjendje të kuptojmë se biznesi konsiderohet potencial për shmangie të taksave. Në tre vitet e fundit, procesi i vendosjes së kasave është shoqëruar disa herë me ndryshimin e ligjit për sanksionet. Pothuajse, një herë në vit qeveria rriste masën ndëshkuese për bizneset që nuk i vendosnin kasat, dhe vitin e fundit gati trefishoi gjobat për subjektet që nuk lëshonin kuponin. Tashmë 80 për qind e sektorit privat në vend është i pajisur me kasa fiskale, kurse pjesa e mbetur ndodhet e shtrirë në zona të thella të vendit, edhe pse sinjali i dërgimit të të dhënave funksionin më së miri me anë të shërbimit të në operatori celular. Tashmë për Ministrinë e Financave dhe Tatimet në veçanti, sfida më e madhe është shfrytëzimi i këtyre pajisjeve, përdorimi sa më i madh nga ana e biznesi, duke rritur kështu masivisht xhirot e deklaruar, e për rrjedhojë të ardhurat në shtet me taksat e paguara.
Posted on: Sat, 09 Nov 2013 19:31:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015