Kur ZOTI krijoi Babain,ia nisi duke vizatuar nje forme disi te - TopicsExpress



          

Kur ZOTI krijoi Babain,ia nisi duke vizatuar nje forme disi te larte e te fuqishme.Nje engjell qe kaloi aty prane,u be kurioz dhe ndaloi per te pare vizatimin ne leter.Ai e pyeti ZOTIN: "Cfare po vizaton?" dhe Ai iu pergjigj: "Ky eshte nje projekt i madh" .Engjelli serish pyeti : "Cfare emri i ke vene?" "Baba " -u pergjigj ZOTI. "Per cfare sherben ai?"-tha engjelli.Dhe ZOTI nisi ti shpjegonte: "Nje Baba sherben per ti ndihmuar femijet e tij,do te dije ti inkurajoje ne momentet e veshtira,do ti ledhatoje kur te ndjehen te trishtuar,do luaj me ta kur te kthehet nga puna dhe do te dije ti edukoje duke u mesuar cfare eshte e drejte e cfare jo." ZOTI punoi gjithe naten ,duke i dhene babait nje ze autoritar e te forte dhe vizatoi nje e nga nje tiparet e tij.Engjellin qe e kishte zene gjumi aty prane,u zgjua dhe pa ZOTIN qe ishte akoma duke dizenjuar. "Akoma po punon me projektin e Babait"-pyeti gjithe kuriozitet. "Po"-u pergjigj Ai me ze te bute e te qete - "Kerkon kohe". Duke pare serish mbi fleten e projektit,engjelli iu drejtua ZOTIT: "Po a nuk te duket shume i madh ky baba,nderkohe qe femijet i ke bere te vegjel?" Ai buzeqeshi dhe u pergjigj: "Ka madhesine e duhur per ti bere te ndjehen te mbrojtur dhe per ti futur ate pak "frike" ne menyre qe te mos perfitojne shume por ta degjojne kur ti mesoje atyre te jene te sinqerte e te respektueshem." Engjelli vazhdoi me nje tjeter pyetje: "A nuk jane shume te medha ato duar?" "Jo"- u pergjigj ZOTI,nderkohe qe vazhdonte i vemendshem vizatimin. "Jane te medha mjaftueshem sa mund ti marri femijet ne krahe e ti beje te ndjehen te sigurte" "Po ato jane syte?"- foli serish engjelli duke bere treguar vendin ne projekt. "E sakte" - u pergjigj Ai - ' sy qe shohin e kuptojne cdo gje,dhe pse qendrojne te qete e tolerante" "Po a nuk te duken paksa hije rende?'- pyeti engjelli. "Shikoji me mire"-iu drejtua ZOTI. Ne ate cast engjelli vuri re se syte e Babait ishin te veshur me lote ndersa shikonte me krenari dhe butesi femijen e tij te vogel.
Posted on: Tue, 20 Aug 2013 22:36:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015