Kur ishe larg, afër të ndjeja, kur ishe afër nuk të - TopicsExpress



          

Kur ishe larg, afër të ndjeja, kur ishe afër nuk të gjeja,Vullkani i zemrës vlonte brenda qenies e zjarri i tij m’i digjte stinët pa ty.Çdo ditë të shihja me zemër se s’të shihja dot me sy.Në sofrën e tokës gatuaja duke përzier lotët me miell.Edhe pse buka bëhet me shiun e qiellit, s’më çonte dot në qiell.Derisa nuk erdhe ti, era e zemërimit e shuante zjarrin e mendjes në mua.Betohem se nuk vijnë nga kjo botë fjalët që ti sot m’i thua: “Ç‘vlerë kanë ardhjet e mia nëse s’do ishin pritjet tua?!” I vdekur është folësi nëse fjalët e tij zemra nuk ngjallin A mund të digjesh nga uji që afër s’e ka zjarrin? Mos e ndrysho rrjedhën e jetës për hir të një dashurie që ti e mendon Nëse jemi të denjë, vjen vetë dashuria e rrjedhën e jetës na e ndryshon Me këtë botë nga uji e dheu askush s’është ngopur e qetësuar, Dikush ankohet pa vuajtur, dikush vuan pa u ankuar Të humbur janë ata që kur u ngushtohen rrugët, thonë: “bobo ç’më gjeti!” Se truri i njeriut s’u bë për t’i ndarë veshët nga njeri-tjetri. Në këtë botë kur u nisa, vetëm isha, asgjë s’kisha, Në këto rrugë kur hapërova, më shumë qava se këndova Në këtë qiell çdo natë shikova si merr dritë hëna prej diellit Njerëzit ikën e nuk thanë, as “më fal” as “faleminderit”… Për një buzëqeshje në këtë botë, jeta t’i merr mijëra lotë Sa gjëra zbuloi njeriu por një gjë nuk e bën dot Kohën e humbur s’e kthen,e djeshmja s’mund të vijë sot Por nëse trupi i nënshtrohet kohës dhe shpirti është jashtëkohor Kur ndahen nga njëri-tjetri, cili është më njerëzor?” Deri sa nuk erdhe ti, unë përgjigje nuk gjeta Hëngra nga buka e tokës e prapë me uri mbeta Betohem se fjalët tua sot nga kjo botë nuk vijnë: “S’mjafton të dimë çfarë jemi, duhet të jemi çfarë dimë” Rruga e dashurisë nuk mund të mbetet pa urë, A mund ta duam dikë me të cilin s’qeshim kurrë? Më fal që kaq gjatë ke pritur e pritja të ka mërzitur, Ca gjëra që mendon se t’i falën, dije se shtrenjtë t’i kanë shitur, Në çastin e ndarjes nga bota e mangët, trupi i kthehet dheut E shpirti mërgimtar nis rrugëtimin pashmangshëm drejt “atdheut”,
Posted on: Mon, 05 Aug 2013 19:54:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015