Kërkimi i begatisë prej një peme, prej një guri apo diçkaje - TopicsExpress



          

Kërkimi i begatisë prej një peme, prej një guri apo diçkaje të tillë. SHIRKAllahu xh.sh. thotë: “A e shihni Latin dhe Uzanë? Po Menatin, të tretin, atë të fundit?!” Thënia e autorit “Kapitull: Kërkimi i begatisë prej një peme, prej një guri apo diçkaje të tillë”, do të thotë: siç mund të jetë një vend, varr etj., të gjitha këto janë shirk. Thënia e autorit: Allahu xh.sh. thotë: “A e shihni Latin dhe Uzanë? Po Menatin, të tretin, atë të fundit?!”, bën fjalë për idhullin e Latit, i cili përkiste fisit të Thekifit; Uzanë, që i përkiste fisit të Kurejshëve dhe Menatin, që i përkiste fisit të Beni Hilalit. Ibn Hixhimi thotë: “Ato ishin të fiseve Hudhejl dhe Huza.” Amashi thotë: “Latit ia vunë emrin nga fjala “ilah-zot” dhe Uzasë ia vunë emrin nga fjala “aziz- i fuqishëm”.” Ibn Xheriri thotë: “Ata i gjetën e emrat e idhujve nga emrat e Allahut të Lartësuar dhe thonin: “Lat është gjinia femërore e Zotit – i Pastër është nga të gjitha këto. Po kështu edhe emrin e Uzasë e morën nga emri i Tij Aziz (Fuqiplotë).” Ibn Kethiri thotë: “Lati ishte një shkëmb i bardhë mbi të cilin ishte gdhendur një shtëpi Taifi, që kishte mbulesa, shërbëtorë dhe rreth tij kishte një oborr të madhëruar për banorët e Taifit, pra nga fisi i Thekifit dhe ndjekësit e tyre, të cilët mburreshin me të para lagjeve të tjera arabe, pas Kurejshëve.” Ibn Hishami thotë: “I Dërguari i Allahut a.s. dërgoi Mugira bin Shuben i cili e shembi dhe e dogji me zjarr.” Së dyti, Ibn Abasi thotë: “Ai ishte një burrë që përziente brumin për haxhiun dhe kur vdiq, ata qëndronin tek varri i tij.” Këtë e përmend Buhariu. Ibn Abasi thotë: “Ai shiste brumë dhe yndyrë tek shkëmbi dhe e pyesnin për të. Kur vdiq, Thekifët adhuruan shkëmbin në shenjë nderimi për njeriun e brumit.” Nga Muxhahidi dhe të tjerë përcillet se kanë thënë: “Kur vdiq, ata e adhuruan.” Këtë e përcjell Seid bin Mensuri. Po kështu e përcjell Ibn Ebi Hatimi nga Ibn Abasi r.a. që thotë: “Ata e adhuruan.” Po kështu është shprehur një grup dijetarësh. Them se nuk ka asnjë mospajtim mes dy qëndrimeve, sepse ata adhuruan shkëmbin dhe varrin në shenjë adhurimi dhe madhërimi. Për një qëllim të tillë janë ndërtuar shenja dhe kube mbi varre që janë kthyer në puta. Këtu bëhet e qartë se njerëzit e periudhës së injorancës adhuronin njerëzit e mirë dhe idhujt. Kurse për Uzanë, Ibn Xheriri thotë: “Ajo ishte një pemë mbi të cilën qëndronte një ndërtesë dhe disa mbulesa në Nahle, një vend midis Mekës dhe Taifit. Kurejshët e madhëronin, siç u shpreh Ebu Sufjani ditën e Uhudit: “Ne kemi një Uza dhe ju nuk keni Uza.” Aty i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Allahu është Përkrahësi ynë dhe ju nuk keni një përkrahës.” Këtë e përcjell Nesaiu dhe Ibn Merdeuejhi nga Ebu Tufejli që thotë: “Kur i Dërguari i Allahut a.s. çliroi Mekën dërgoi Halid bin Velidin tek një hurmë – në të cilën gjendej Uzaja, i kapur me tri gozhdë -, i këputi gozhdët dhe prishi shtëpinë që qëndronte mbi të. Pastaj ai erdhi tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe e njoftoi.” I Dërguari i Allahut a.s. i tha: “Kthehu, sepse nuk ke bërë asgjë.” Halidi u kthye sërish, por kur shërbëtorët e vunë re, hipën lart në mal duke thënë: “O Uza, o Uza!” Halidi u afrua, kur papritur iu shfaq një grua e zhveshur flokë të lëshuar, që gërmonte dhe e hidhte dheun mbi kokën e saj. Halidi e përmblodhi me shpatën e tij dhe e vrau. Pastaj u kthye tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe e njoftoi.” Profeti a.s. tha: “Ajo ishte Uzaja.” Them se një gjë e tillë dhe më e rëndë se kjo ndodh në ditët tona nëpër varret e të vdekurve dhe tyrbet. Ndërsa Menati ishte në Mushelel, në Kudit, midis Mekës dhe Medines. Atë e adhuronte fisi Huza, Eus dhe Hazrexh. Ata e madhëronin atë dhe prej aty niseshin për në haxh. Origjina e emrit të tij thuhet se vjen nga folja “Jumna- derdhja e gjakut”, për shkak të gjakut që derdhej aty për të marrë begati prej tij. Buhariu- Allahu e mëshiroftë- thotë rreth hadithit të përcjellë nga Aishja r.a.: “Ai ishte një idhull midis Mekës dhe Medines.” Ibn Hishami thotë: “I Dërguari i Allahut a.s. dërgoi Aliun r.a. që e prishi në vitin e çlirimit të Mekës.” Kuptimi i ajetit, siç thotë Kurtubiu është: “Aty ka një kuptim të pashfaqur që merr këtë kontekst: “A i keni parë këta zota? A bëjnë dëm dhe dobi, që ta meritojnë të jenë ortak me Allahun e Lartësuar?!” Rreth fjalës së Allahut a.xh. “a për ju është mashkulli dhe për Të është femra?” Ibn Kethiri thotë: “A i dedikoni Atij djalë dhe djalin e tij e bëni femër dhe zgjidhni për vetet tuaja meshkujt?” Thënia e Allahut a.xh.: “Kjo është një ndarje e padrejtë” do të thotë: Si mund t’i bëni Zotit tuaj këtë ndarje e cila nëse do të kishte qenë mes krijesave, do të ishte e padrejtë dhe mendjelehtësi. Si i largoni femrat nga vetet tuaja dhe ia lini ato Allahut? Thënia e Allahut a.xh.: “Ato janë veç emra që i keni vënë ju dhe baballarët tuaj”, që do të thotë: i vutë nga vetja juaj “për të cilat Allahut nuk ka zbritur asnjë argument.” Pastaj Ai a.xh.thotë: “Ata nuk ndjekin veçse hamendjen”, që do të thotë: ata nuk kanë kurrfarë baze veç mendimit të mirë për baballarët e tyre të cilët ndoqën këtë rrugë të gabuar para tyre “dhe atë që i pëlqen vetja”, që do të thotë: pjesa që u takon nga pushteti dhe nderimi për baballarët e tyre të vjetër.” Rreth fjalës e Allahut a.xh. “me të vërtetë nga Zoti juaj ju erdhi udhëzimi” Ibn Kethiri thotë: “Allahu u çoi atyre të dërguar, mbartës të së vërtetës së ndritshme dhe të argumentit të prerë, por me gjithë këtë ata nuk e ndoqën atë që të dërguarit sollën dhe as nuk iu bindën asaj.” Përshtatja e ajeteve me temën është bërë në kontekstin se këta adhurues të këtyre idhujve besonin marrjen e mbarësisë prej tyre nëpërmjet madhërimit, lutjes, kërkimit të ndihmës dhe mbështetjes tek ta, për të realizuar begatinë që shpresonin dhe ndërmjetësimin e tyre. Kështu kërkimi i begatisë nga varret e njerëzve të mirë, siç ishte Lati, apo pemët, siç ishte Uzaja dhe Menati bën pjesë në veprat e këtyre politeistëve. Si rrjedhojë, ai që e bën një vepër të tillë dhe beson tek një varr, gurë, pemë etj., në të vërtetë i ka përngjarë adhuruesve të këtyre idhujve në veprat e tyre, që ishin shirk. ? Na përcillet nga Ebu Uakid Lejthi se ka thënë: “Dolëm bashkë me të Dërguarin e Allahut a.s. për në Hunejn dhe ne sapo kishim dalë nga kufri. Politeistët kishin një pemë sidri në të cilën qëndronin dhe varnin armët e tyre. Asaj i thuhej “Pema e Varjes”. Kaluam pranë një peme sidri dhe thamë: “O i Dërguari i Allahut! Bëje për ne një një Peme Varjeje ashtu siç kanë ata një Pemë Varjeje.” I Dërguari i Allahut a.s. tha: “Allahu është më i madhi. Këto janë traditat. Ju po thoni – pasha Atë që ka shpirtin tim në dorën e Tij- ashtu siç i thanë Beni Israilët Musait: “Bëj për ne disa zota ashtu siç kanë ata zota.” (Musai) Tha: “Ju jeni një popull që nuk e dini.” Vërtet, ju do t’i ndiqni traditat e atyre që ishin para jush.” Hadithin e përcjell Tirmidhiu, të cilin e vlerëson të saktë. Thënia “Ebu Uakid Lejthi”, ai quhet ndryshe Harith bin Auf. Në të njëjtin kapitull hadithi përcillet nga Ebu Seid Huderiu dhe nga Ebu Hurejra r.a. Këtë e thotë Tirmidhiu. Atë e ka përcjellë edhe Ahmedi, Ebu Jala, Ibn Ebi Shejbe, Nesaiu, Ibn Xheriri, Ibn Mundhiri, Ibn Ebu Hatimi, Taberaniu dhe të tjerë. Ebu Uakidi është një prej sahabeve të nderuar që ka vdekur në vitin 68 hixhri, në moshën 85 vjeçare. Thënia “dolëm bashkë me të Dërguarin e Allahut a.s. për në Hunejn” në hadithin e Amër bin Aufit, që është shënuar tek Ibn Ebu Hatimi dhe Ibn Merdeuejhi thotë: “Luftuam bashkë me të Dërguarin e Allahut a.s. në Ditën e Çlirimit. Ne ishin njëmijë e diçka vetë, deri kur mbërritëm mes Hunejnit dhe Taifit… vazhdon hadithi.” Thënia “dhe ne sapo kishim dalë nga kufri” do të thotë: se pak kohë më parë ne ishim jobesimtarë. Kjo tregon se pjesa tjetër e sahabeve, të cilët e kishin pranuar më parë Islamin ishin në dijeni të kësaj dhe se ai që del nga e kota me të cilën i ishte mësuar zemra, nuk ka asnjë siguri që në zemrën e tij të mos ketë mbetje nga këto zakone. Këtë e përmend autori -Allahu e mëshiroftë. Në thënien: “Politeistët kishin një pemë sidri në të cilin qëndronin (ja’kifune)”, fjala “ja’kifune” do të thotë qëndrimi gjatë pranë diçkaje në një vend të caktuar. Nga ajo rrjedh fjala e Ibrahimit a.s. “Çfarë janë këto statuja tek të cilat qëndroni gjatë?!” Qëndrimi i politeistëve tek pema e sidrit bëhej për të kërkuar mbarësi prej saj dhe për ta madhëruar atë. Në hadithin e Amrit thuhet: “Tek ajo vareshin armët dhe u quajt Pema e Varjeve. Ajo adhurohej përveç Allahut.” Thënia “varnin armët e tyre” do të thotë: i varnin për të kërkuar mbarësi. Them se në këtë hadith sqarohet që adhurimi i tyre për të bëhej duke qëndruar, madhëruar dhe kërkuar mbarësi. Me këto tri forma janë adhuruar pemët etj. Rreth thënies “thamë: “O i Dërguari i Allahut! Bëje për ne një Peme Varjeje” Ebu Seadati thotë: “Ata i kërkuan të Dërguarit të Allahut a.s. që të bënte një të tillë për ta, por ai i ndaloi. Ata menduan se një veprim i tillë mund t’i pëlqejë Allahut dhe kishin si qëllim përafrimin me Të, por ata vlenin më shumë se të thyenin urdhrin e Profetit a.s..” Thënia “i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Allahu është më i madhi”, në një transmetim tjetër thuhet: “Subhanallah (larg të metave është Allahu)”. Qëllimi është largimi i Allahut nga ky shirk dhe çdo lloj shirku në ato forma që nuk lejohet të synohet kush tjetër përveç Tij. I Dërguari i Allahut a.s. përdorte tekbirin (Allahu ekber) dhe tesbihun (subahanallah) në raste habitje, në shenjë madhërimi ndaj Allahut dhe mbrojtje prej Tij, nëse dëgjonte prej dikujt diçka që nuk i përshtatet Allahut a.xh.. Thënia “këto janë traditat” do të thotë: rrugët. Thënia e Profetit a.s. “ju po thoni – pasha Atë që ka shpirtin tim në dorën e Tij – ashtu siç i thanë Beni Israilët Musait: “Bëj për ne disa zota ashtu siç kanë ata zota”, e përngjan fjalën e tyre me fjalën e Bijve të Izraelit. Midis tyre është e përbashkët kërkesa për të bërë për ta diçka që ta adhurojnë përveç Allahut, edhe nëse mënyra e të shprehurit ndryshon, por kuptimi është i njëjtë. Aty është ndryshuar vetëm forma, por jo e vërteta. Në hadith ka argument për frikën ndaj shirkut, se njeriut mund t’i pëlqejnë disa gjëra për të cilat ai mendon se mund ta afrojnë me Allahun, por që në të vërtetë ato e largojnë nga mëshira e Tij dhe e afrojnë me zemërimin e Tij. Këtë të vërtetë nuk e njeh vetëm ai që njeh atë që ndodh në kohët tona nga shumë dijetarë dhe adhurues me të zotët e varreve, siç është teprimi dhe dedikimi i pjesës më të madhe të adhurimeve për ta, duke menduar se janë në të vërtetën, ndërkohë që janë duke bërë gjynahun që Allahu nuk e fal. Hafidh Ebu Muhamed Abdurrahman bin Ismail Esh-Shafiu, i njohur me emrin Ibn Ebu Shametu, thotë në librin e tij “Bidatet dhe risitë”: “Në këtë kategori futet edhe një sprovë tjetër e përhapur në mesin e atyre njerëzve të thjeshtë që shejtani ua ka zbukuruar punët, siç është vendosja e mureve, shtyllave dhe kandilëve në vende të caktuara në çdo qytet, për të cilat dikush thotë se ka parë aty një njeri që njihet për mirësinë e tij. Pastaj pasi e bëjnë gjithë këtë, ata i ruajnë këto vende duke humbur edhe namazet farze apo nafile, duke menduar se kështu i afrohen Allahut a.xh.. Pastaj kjo situatë përkeqësohet edhe më shumë, kur këto vende bëhen të rëndësishme për zemrat e tyre dhe fillojnë t’i madhërojnë, të kërkojnë shërim për të sëmurët e tyre dhe plotësimin e nevojave, duke bërë premtime në emër të tyre, ndërkohë që ato nuk janë gjë tjetër veçse sende të krijuara nga burime, pemë, mure dhe gurë. Në qytetin e Damaskut ka shumë vende të tilla, siç është Uejnetu e Humasë, jashtë Portës së Tumës, apo shtylla e ngritur brenda Portës së Vogël, apo Pema e Mallkuar jashtë Portës së Nasrit në mes të rrugës, për të cilën Allahu e lehtësoi që të shkulej me gjithë rrënjë. Të gjitha këto janë të ngjashme me Pemën e Varjejve të përmendur në hadith.” Ibn Kajimi përmend diçka të ngjashme me këtë që përmend Ebu Shametu dhe pastaj thotë: “Ndjekësit e shirkut janë shumë të shpejtë në bërjen e idhujve që i adhurojnë në vend të Allahut, pa marrë parasysh se cilët janë dhe thonë: “Ky gur, kjo pemë, ky burim e pranojnë zotimin në emrin e tyre”, që do të thotë se e pranojnë adhurimin përveç Allahut, sepse zotimi është adhurim dhe premtim karshi atij që bëhet në emrin e tij. Më poshtë do të vijë sqarimi i kësaj teme tek thënia e Profetit a.s.: “o Allah! Mos e bëj varrin tim idhull që adhurohet.” Në këtë kontekst vihen re disa dobi: Ajo që vepron njeriu që beson se pemët, varret dhe gurët kanë mbarësi, duke qëndruar apo duke therur për to është shirk dhe nuk është e pamundur që shirku ndaj Allahut të Lartësuar të ndodhë në këtë umet, sepse përderisa disa sahabe hamendësuan se kjo vepër ishte e mirë dhe e kërkuan atë prej të Dërguarit të Allahut a.s., derisa ai ua sqaroi se thënia e tyre i ngjante thënies së Beni Israilëve “bëj për ne disa zota ashtu siç kanë ata zota”, atëherë si mund të mos i ndodhë atyre që qëndrojnë poshtë tyre në dije, merita me disa shkallë, duke i bashkangjitur kësaj edhe ngadhënjimin e injorancës dhe largësinë e tyre nga gjurmët e profecisë? Përkundrazi ata kanë rënë në shirqet më të mëdha në Uluhije dhe Rububije duke e konsideruar këtë përafrim me Allahun. Gjithashtu kuptojmë se dispozitat merren në konsideratë sipas kuptimit dhe jo sipas emrave, për këtë arsye i Dërguari i Allahut a.s. e konsideroi kërkesën e tyre si kërkesën e Bijve të Israelit dhe nuk i dha rëndësi faktit, se ata e quanin Pema e Varjeve. Politeisti mbetet politeist, sido që ta quajë shirkun e tij, si shembulli i atyre që e quajnë lutjen e të vdekurve, therjen dhe premtimin për ta madhërim dhe dashuri. Kjo e gjitha është shirk edhe nëse e quajnë me emra të tjerë. Thënia e Profetit a.s. “ju do t’i ndiqni traditat e atyre që ishin para jush” do të thotë: rrugët dhe metodat e tyre. Realiteti i shumë njerëzve të këtij umeti dëshmon për një gjë të tillë. Kjo është një prej shenjave të profecisë. Gjithashtu në hadith tregohet ndalimi i përngjasimit me njerëzit e injorancës dhe ithtarët e Librit në veprat që bëjnë, përveç atyre vepra të cilat argumenti tregon se janë prej legjislacionit të Muhamedit a.s. Autori thotë: “Njihej në mesin e tyre, se adhurimet ndërtohen mbi bazën e urdhëresave. Prej këtu tërhiqet vëmendja për burimin e pyetjeve të varrit. Pyetja: “Kush është Zoti yt” burimi i saj është i qartë, pyetja: “Kush është Profeti yt” buron nga njoftimet e tij rreth të fshehtave, ndërsa pyetja: “Kush është feja jote” buron prej fjalës së tyre “Bëj për ne”. Këtu tregohet se shirku do të ndodhë domosdo në këtë umet, në kundërshtim me ata që pretendojnë të kundërtën. Aty tregohet se lejohet zemërimi gjatë mësimdhënies dhe se gjërat për të cilat Allahu a.xh. ka kritikuar çifutët dhe të krishterët në Kuran vlejnë edhe për ne.” Kështu thotë autori. Ndërsa ajo që pretendojnë disa të mëvonshëm se lejohet kërkimi i mbarësisë prej gjurmëve të njerëzve të mirë, kjo është e ndaluar për disa arsye: Së pari, besimtarët e parë prej sahabeve dhe ata që erdhën pas tyre, nuk e kanë bërë një vepër të tillë me dikë tjetër përveç Profetit a.s.; as gjatë jetës së tij dhe as pas vdekjes. Sikur të kishte qenë një vepër e mirë, padyshim që ata do ta kishin bërë të parët dhe sahabet më të mirë ishin Ebu Bekri, Omeri, Osmani dhe Aliu r.a. dhe ata që Profeti a.s. ka dëshmuar se janë prej banorëve të Xhenetit. Asnjë nga sahabet apo tabiinët nuk e ka bërë një gjë tillë me këta zotërinj dhe as nuk e ka bërë ndonjë tabiin diçka të tillë me të parët e tyre në dije, fe dhe shembull. Kështu nuk lejohet që të bëhet analogji mes të dërguarit të Allahut a.s. dhe ndonjërit nga ky umet. I dërguari i Allahut a.s. gëzonte gjatë jetës së tij veçori të shumta për të cilat nuk i lejohet askujt që të marrë pjesë në to.
Posted on: Mon, 22 Jul 2013 18:15:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015