Kërkojnë që xhandarmëria serbe mos të dal në rrugën e - TopicsExpress



          

Kërkojnë që xhandarmëria serbe mos të dal në rrugën e asfaltuar Ai tha se gjenerali ka parë edhe raportet dhe ato nëpër media, mirëpo ai kishte dëshirë që drejtpërsëdrejti me shku në vendin e ngjarjes për tu njohur me gjithë situatën. Ai tha se në bazë të dëshmive ( fotografive), që janë bërë është ardhur në përfundim se nuk kanë bërë thirrje ligjore që xhandarmëria ka ardhur deri tek rruga. Sidoqoftë gjenerali është takuar me homologët e tyre dhe është ardhur me një përfundim që xhandarmëria nuk do të bënë këso lloj hyrjesh. Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka thënë se çështjen e Karaçevës janë duke u munduar që ta fusim në bisedimet Kosovë-Serbi dhe besoj se qeveria do ta marrë këtë çështje më seriozisht. “ Ajo çka kërkojmë është që xhandarmëria serbe mos të dal në rrugën e asfaltuar, për t’i shqetësuar banorët” ka thënë Surdulli. Ai tha se të shtunën në vizitë në shtëpinë time ishte edhe Shaban Guda, komandant i policisë kufitare të Kosovës, si dhe Besim Kryeziu, përgjegjës komandant i vijës së gjelbër. /2lonline The post Kërkojnë që xhandarmëria serbe mos të dal në rrugën e asfaltuar appeared on Gazeta Ditore. bit.ly/14Lmw0g
Posted on: Mon, 22 Jul 2013 18:33:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015