Këshillë në lidhje me mirëpritjen e Ramazanit Pyetje: - TopicsExpress



          

Këshillë në lidhje me mirëpritjen e Ramazanit Pyetje: “Shkëlqesia juaj, cila është këshilla juaj për Muslimanët, duke qenë se jeminë përgatitje për ta mirëpritur këtë muaj të shenjtë?” Përgjigje: “Unë i këshilloj të gjithë Muslimanët që të kenë frikë Allahun e Lartësuar, këtë muaj të madh ta mirëpresin me pendim të sinqertë për të gjitha mëkatet dhe të mësojnë më shumë në lidhje me fenë e tyre, të mësojnë dispozitat e agjërimit dhe namazit të natës, kjo për shkak të fjalës së Rasulit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!), i cili ka thënë: مَنْ يُرِدْ اللَّهُ بِهِ خَيْرًا يُفَقِّهْهُ فِي الدِّينِ “Kujt Allahu i do të mirën, ia mundëson atij ta kuptojë fenë.” Transmeton Imam Bukhariu në “Kapitulli i dijes” nr 71 dhe Imam Muslimi në “Kapitulli i zekatit” nr 1037 (Allahu i mëshiroftë!) Gjithashtu Rasuli (salallahu alejhi ue ala alihi ues el-lem!) ka thënë: إِذَا دَخَلَ رَمَضَانُ فُتِّحَتْ أَبْوَابُ الْجَنَّةِ وَغُلِّقَتْ أَبْوَابُ جَهَنَّمَ وَسُلْسِلَتْ الشَّيَاطِينُ “Kur hyn Ramazani, hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Xhehenemit dhe shejtanët lidhen.” Transmeton Imam Bukhariu në “Kapitulli i fillimit të krijimit” nr 3277 dhe Imam Muslimi në “Kapitulli i agjëeimir” nr 1079 (Allahu i mëshiroftë!) Gjithashtu Rasuli (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ka thënë: إِذَا كَانَ أَوَّلُ لَيْلَةٍ مِنْ رَمَضَانَ فُتِّحَتْ أَبْوَابُ الْجَنَّةِ وَغُلِّقَتْ أَبْوَابُ جَهَنَّمِ وَ صُفِّدَتْ الشَّيَاطِينُ وَيُنَادِي مُنَادٍ يَا بَاغِيَ الْخَيْرِ أَقْبِلْ وَيَا بَاغِيَ الشَّرِّ أَقْصِرْ وَلِلَّهِ عُتَقَاءُ مِنْ النَّارِ وَذَلكَ كُلُّ لَيْلَةٍ “Në natën e parë të Ramazanit, hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Xhehennemit dhe shejtanët lidhen/prangosen. E një thirrës thërret: “O kërkues i hajrit, eja! O kërkuesi i së keqes, pakëso të këqijat!” Dhe Allahu liron/nxjerr njerëz nga Zjarri, dhe kjo ndodh çdo natë.” Transmeton Imam Tirmidhiu në “Kapitulli i agjërimit” nr 682 dhe Imam Ibn Maxhe në “Kapitulli i agjërimit” nr 1642 (Allahu i mëshiroftë!) Rasuli (salallahu alejhi ue ala alihi ues el-lem!) u thoshte shokëve të tij: أتاكم شهر رمضان شهر بركة، ينزل الله فيه الرحمة، ويحط الخطايا، ويستجيب الدعاء، ويباهي الله بكم ملائكته فأروا الله من أنفسكم خيرًا فإن الشقي من حرم فيه رحمة الله “Iu erdhi muaji i Ramazanit, muaji i bereqetshëm! Në këtë muaj, Allahu zbret mëshirë, fshin mëkate dhe i përgjigjet lutjeve. Andaj, tregojani Allahut veprat më të mira. I dështuar është ai i cili është i ndaluar nga Mëshira e Allahut në këtë muaj të bekuar!” E ka përmendur Imam El-Mundhirij në “Et-Tergibu uet Terhib” nr 1490 dhe ka thënë; E transmeton Imam Tabariu (Allahu i mëshiroftë!) Kuptimi i fjalisë “Andaj, tregojani Allahut veprat më të mira” do të thotë të nxituarit në kryerjen e punëve të mira, bindja ndaj Allahut dhe largimi nga mëkatet. Rasuli (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ka thënë: مَنْ صَامَ رَمَضَانَ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ ، مَنْ قَامَ رَمَضَانَ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ ، مَنْ قَامَ لَيْلَةَ الْقَدْرِ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ “Kushdo që e agjëron muajin e Ramazanit me besim të sinqertë dhe duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, do t`i falen të gjitha mëkatet e kaluara të tij. Dhe kushdo që fal namazin e natës gjatë muajit të Ramazanit për shkak të besimit të sinqertë dhe duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, do t`i falen mëkatet e kaluara të tij. Dhe kushdo që falet në Natën e kadrit për shkak të besimit të sinqertë dhe duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, do t`i falen të gjitha mëkatet e kaluara.” Transmeton Imam Bukhariu në “Kapitulli i agjërimit” nr 1901 dhe Imam Muslimi në “Kapitulli i namazit” nr 760 (Allahu i mëshiroftë!) Gjithashtu Rasuli (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ka thënë: يَقُولَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ كُلُّ عَمَلِ ابْنِ آدَمَ لَهُ الْحَسَنَةُ بِعَشْرِ أَمْثَالِهَا إِلَى سَبْعِمِائَةِ ضِعْفٍ إِلَّا الصِّيَامَ فَإِنَّهُ لِي وَأَنَا أَجْزِي بِهِ تَرَكَ شَهْوَتَهُ وَطَعَامَهُ وَشَرَابَهُ مِنْ أَجْلِي لِلصَّائِمِ فَرْحَتَانِ فَرْحَةٌ عِنْدَ فِطْرِهِ وَفَرْحَةٌ عِنْدَ لِقَاءِ رَبِّهِ وَ لَخُلُوفُ فَمِ الصَّائِمِ عِنْدَ اللَّهِ أَطْيَبُ مِنْ رِيحِ الْمِسْكِ “Allahu i Lartësuar thotë: “Çdo vepër e birit të Ademit është për të, çdo vepër e mirë shumëfishohet dhjetë herë deri në shtatëqind herë, përveç agjërimit, pasi që agjërimi është posaçërisht për Mua dhe unë do të shpërblej për të. Ai (agjëruesi) i braktisë për Mua dëshirat e tij, ushqimin dhe pijet.Andaj, për agjëruesin ka dy gëzime: një kur bën iftar dhe tjetri kur e takon Zotin e tij. Era që del nga goja (stomaku) e agjëruesit, është më e mirë tek Allahu sesa era e miskut (perfumit).” Transmeton Imam Bukhariu në “Kapitulli i teuhidit” nr 7492, Imam Muslimi në “Kapitulli i agjërimit” nr 1151 dhe Imam Ibn Maxhe në “Kapitulli i agjërimit” nr 1638 (Allahu i mëshiroftë!) Gjithashtu Rasuli (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ka thënë: إِذَا كَانَ يَوْمُ صَوْمِ أَحَدِكُمْ فَلَا يَرْفُثْ وَلَا يَصْخَبْ فَإِنْ سَابَّهُ أَحَدٌ أَوْ قَاتَلَهُ فَلْيَقُلْ إِنِّي امْرُؤٌ صَائِمٌ “Në ditën që ndonjëri nga ju është agjërueshëm, ai as nuk duhet të flasë fjalë të turpshme, as ta ngrejë zërin. Nëse dikush e ofendon ose e lufton/grindet, duhet të thotë “Unë jam agjërueshëm.” Transmeton Imam Bukhariu në “Kapitulli i ajgërimit” nr 1904 (Allahu e mëshiroftë!) Gjithashtu Rasuli (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ka thënë: مَنْ لَمْ يَدَعْ قَوْلَ الزُّورِ وَالْعَمَلَ بِهِ وَالْجَهْلَ فَلَيْسَ لِلَّهِ حَاجَةٌ أَنْ يَدَعَ طَعَامَهُ وَشَرَابَهُ “Kush nuk e braktis fjalën e keqe (të kotë), veprimin me të dhe injorancën, Allahu nuk ka nevojë që ai ta braktisë ushqimin dhe pijen e tij (gjatë agjërimit).” Transmeton Imam Bukhariu në “Kapitulli i agjërimit” nr 1903 (Allahu e mëshiroftë!) Andaj, unë i këshilloj të gjithë Muslimanët që të kenë frikë Allahun dhe ta ruajnë agjërimin e tyre nga të gjitha veprat e këqija. Ata duhet të bëjnë vepra të mira dhe të garojnë në atë se kush jep më shumë lëmoshë, në shtimin e leximit sa më shumë të Kur`anit, të shtojnë Tesbihun (duke thënë Subhan Allah), Tahmidin (duke thënë Elhamdulilah), Tekbirin (duke thënë Allahu Ekber) dhe Istigfarin (duke thënë Estagfirullah), pasi ky është muaji i Kur`anit: شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ “Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kur’ani” [Bekare 185] Besimtarët duhet ta lexojnë Kur`anin(sa më shumë që kanë mundësi). Është e pëlqyer që burrat dhe gratë ta shtojnë sa më shumë leximin e Kur`anit ditën dhe natën. Çdo shkronjë e Kur`anit, llogaritet një vepër e mirë dhe vepra e mirë shtohet deri në dhjetë herë, ashtu siç na ka lajmëruar për këtë gjë Rasuli (salallahualejhiuealaalihiuesel-lem!). Gjithashtu, besimtarët duhet të largohen nga të gjitha mëkatet, ta këshillojnë njëri-tjetrin, të urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja. Ky është një muaj i madh, në të cilin veprat e mira shumëfishohen dhe mëkatet rëndohen (nuk janë si mëkatet jashtë këtij muaji). Kështu që, është e obliguar për besimtarët që të japin më të mirën nga vetja në atë që Allahu ka bërë obligim, të qëndrojnë larg asaj që Allahu ka ndaluar dhe t’i kushtojnë më shumë vëmendje Ramazanit. Ata duhet të bëjnë më të mirën për të bërë vepra të mira, si: dhënia e lëmoshës, vizita e të sëmurëve, shkuarja në varrime, forcimi/vazhdimi (mos shkëputja) i lidhjeve farefisnore, shtimi i shumtë i leximit të Kur`anit, bërja e sa më shumë Tesbih, Tehmid, Tekbir, Istigfarit/kërkim falja tek Allahu dhe lutjeve, dhe të tjera nga veprat e mira. Të shpresojnë në shpërblimin e Allahut dhe duke pas frikë Dënimin e Tij! E lusim Allahun që të na e mundësojmë ta arrimë agjërimin e tij dhe të na mundësojë faljen e namazit të natës me besim të sinqertë dhe duke shpresuar në shpërblime! E lusim Allahun që të na bëjë neve dhe të gjithë Muslimanët prej atyre që e kuptojnë fenë, të qëndrojmë në të dhe të largohemi nga të gjitha shkaqet e Zemërimit dhe Dënimit të Tij! Unë gjithashtu lus Allahun e Madhëruar që t’i udhëzojë të gjithë udhëheqësit Muslimanë, ta përmirësojë gjendjen e tyre dhe t’i udhëzojë ata që të gjykojnë me ligjin Islam në të gjitha çështjet, si të adhurimeve ashtu edhe të veprave. Allahu i udhëzoftë në këtë gjë, pasi Allahu i Lartësuar thotë: وَأَنِ احْكُم بَيْنَهُم بِمَا أَنزَلَ اللَّـهُ “Dhe në këtë mënyrë (ti o Muhammed) gjyko mes tyre me atë që të ka shpallur Allahu” [Maide 49] Allahu i Lartësuar thotë: أَفَحُكْمَ الْجَاهِلِيَّةِ يَبْغُونَ ۚ وَمَنْ أَحْسَنُ مِنَ اللَّـهِ حُكْمًا لِّقَوْمٍ يُوقِنُونَ “A mos kërkojnë atëherë gjykimin e kohës së injorancës? E kush është më i mirë në gjykim se sa Allahu, për një popull që ka një Besim të fortë?” [Maide 50] Allahu i Lartësuar thotë: فَلَا وَرَبِّكَ لَا يُؤْمِنُونَ حَتَّىٰ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لَا يَجِدُوا فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِّمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُوا تَسْلِيمًا “Por jo, për Zotin tënd! Ata nuk janë besimtarë derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në të gjitha mosmarrëveshjet mes tyre, derisa të mos mbetet në veten e tyre asnjë pikë kundërshtimi ndaj vendimeve të tua dhe derisa t’i pranojnë ato (vendimet e tua) plotësisht të nënshtruar” [Nisa 65] Allahu thotë: يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ وَأُولِي الْأَمْرِ مِنكُمْ ۖ فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّـهِ وَالرَّسُولِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّـهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ ۚ ذَٰلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلًا “O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe atyre prej jush të cilët janë në drejtimin dhe udhëheqjen tuaj. Dhe nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtohuni Allahut (Fjalës së Tij – Kur’anit) dhe të Dërguarit të Tij (Sunnetit të Tij), nëse besoni në Allahun dhe në Ditën e Fundit. Kjo është më e mirë dhe më e përshtatshme për përcaktimin e fundit.” [Nisa 59] Allahu i Lartësuar thotë: قُلْ أَطِيعُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ “Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit” [Nur 54] Allahu i Lartësuar thotë: وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانتَهُوا “Dhe çfarëdo që t’ju japë juve i Dërguari, atë merreni dhe çfarëdo që ai ua ndalon juve, hiqni dorë (prej saj)” [Nur 54] Kjo gjë është e obliguar për të gjithë Muslimanët dhe udhëheqësit e tyre. Është e obliguar për Udhëheqësit e Muslimanëve, për dijetarët e tyre dhe për muslimanët në përgjithësi, që të kenë frikë Allahun, t’i nënshtrohen ligjit Islam dhe të gjykojnë me të në mesin e tyre, pasi ai është ligji i cili çon drejt udhëzimit dhe përfundimit të mirë. Gjithashtu çon drejt kënaqësisë së Allahut. Ajo që Allahu urdhëron, është rruga për tek drejtësia dhe me të cilën do mbeteni larg padrejtësisë. E lusim Allahun që të gjithëve të na japë sukses, të na udhëzojë dhe pastrojë nijetet/qëllimet dhe veprat! Paqja dhe bekimet qofshin mbi të dërguarin tonë Muhammed, familjen dhe shokët e tij!” Autor: Imam Abdul Aziz Ibn Baz (Allahu e mëshiroftë!) Burimi: Mexhmu`ul Fetaua li Ibni Baz. Vëll 15, fq 51-55 Përshtati: UdhëzimidheDrita.net Linku në PDF: udhezimidhedrita.net/artikuj/te%20ndryshem/fetua/ramazani/Keshille%20ne%20lidhje%20me%20mirepritjen%20e%20Ramazanit.pdf udhezimidhedrita.net/materiali.php?idMaterialet=208
Posted on: Thu, 11 Jul 2013 09:45:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015