LAJM I FUNDIT Shqipëri-Greqi drejt përplasjes totale, - TopicsExpress



          

LAJM I FUNDIT Shqipëri-Greqi drejt përplasjes totale, vendoset reciproriteti nga pala shqiptare Shqipëria dhe Greqia duket se po shkojnë drejt një përplasje totale për shkak të çështjes së Kishës në Përmet. Pas kthimit në pikat kufitare doganore nga ana e palës greke të shtetasve shqiptarë, edhe pala shqiptare ka vendosur që të bëjë të njëjtën gjë. Drejtori i policisë kufitare në Kakavijë, Admir Abrija, ka urdhëruar zbatimin e masave të reciproritetit. Kështu, pala shqiptare ka vendosur që të kthejë prapa shtetasit grekë që kërkojnë të futen në Shqipëri. Abrija ka urdhëruar që të mos lejohen të kalojnë shtetasit grekë, nëse s’justifikojnë kalimin. Për këtë urdhër është vënë në dijeni edhe pala greke, ndërkohë që deri më tani janë ndaluar 4 grekë të hyjnë në Shqipëri. /
Posted on: Wed, 21 Aug 2013 13:42:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015