LDK deklaron rikthimin si parti e parë në Kosovë Postuar me - TopicsExpress



          

LDK deklaron rikthimin si parti e parë në Kosovë Postuar me | 03.11.2013 Sipas mostrave të Demokracisë në Veprim, Isa Mustafa 43.6%, Shpend Ahmeti, 31.0, Agim Çeku 11%, Korab Sejdiu, 5.7%, Tahiri 4.5%., Visar Arifaj 1.4 %, Valon Murati 1.9 %.Në Gjilan 43 Lutfi Haziri, Qemajl Mustafa 27%; Pejë, Gazmend Muhaxheri, 41.1% Muhaxheri, AAK-ja 35.3 %; në Gjakovë Kusari 39 %, 38.3 % Pal Lekaj, në Prizren Muja 33.7%, 24.9 Kryeziu, BD-ja 14.7%. BS Daka: Përqindjet e votuesve sipas komunave janë si vijon: Deçan: 41.09% Gjakovë : 43.76% Gllogovc: 48.66% Gjilan: 51.79% Dragash: 39.67% Istog: 45.63% Kacanik: 48.61% Klinë: 44.26% Fushë Kosovë: 44.78% Kamenic: 51.30% Mitrovicë Jug: 48.13% Leposaviq: 12.52% – deri ora 15:00 Lipjan: 55% Novëbërd: 58.78% Obiliq: 52.54% Rahovec: 46.64% Pejë: 41.75% Podujevë: 47.52% Prishtinë: 53% Prizren: 37.28% Skenderaj:39.92% Shtime: 51.13% Suharekë: 59.34% Ferizaj: 49.60% Viti: 45.19% Vushtri: 46.71% Zubin potok: 13.38 % deri ora 15:00 Zvecan: 7.39 % deri ora 15:00 Malishevë: 52.97% Junik: 46.96% Mamushë: 64.47% Han i Elezit: 62.96% Graqanic: 54.81% Ranilluk: 57.79% Partesh: 64.24% Kllokot: 63.42% Mitrovicë veri: 7.9 % deri ora 15:00. (I plotësuar) - Në konferencën me gazetarët para pak çastesh, zëdhënësja e Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Vjosa Osmani deklaroi se sipas përqindjes së deritashme të votave të numëruara del se LDK po rikthehet si partia e parë në Kosovë. Ajo tha se në 3 deri 5 komuna pritet që kryetarët nga radhët e kësaj partie të dalin fitues pa balotazh, në tetë të tjera kandidatë e saj momentalisht prijnë bindshëm, kurse në shtatë janë në garë afër fare ose të barabartë me kundërkandidatët e partive të tjera. Përfundon votimi, pa veriun, votuan 45% e qytetarëve “Kosova përmbylli një proces jo edhe aq të lehtë. Duke pas parasysh se u votua në gjithë Kosovën”. Kështu u shpreh në konferencë për media, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka. “Është me rëndësi të theksohet se komisioni ka pranuar vetëm disa vërejtje të cilat nuk mund të ndikojnë në rregullsinë e procesit zgjedhor” tha Daka. Ajo foli edhe për incidentet në veri duke thënë se personat që ndërprenë votimet atje “kanë rrezikuar stafin vendor dhe ndërkombëtar” “Ne kërkojmë nga përgjegjësit e sigurisë vendore që të mudnësojnë sjelljen kutive nga komunat e veriut, pasi vetëm atëherë mund ta dimë se si u votua atje” tha Daka. “Materiali është duke u kthyer me përcjelljen e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe OSBE-së” shtoi Daka. “Dalja e votuesve deri ne ora 19:00, duke mos e përfshi veriun është 45.79%” tha * * * * Përfundon votimi, mbyllen qendrat Procesi zgjedhor i cili duke përjashtuar veriun e vendit, duket të ketë kaluar pa probleme të mëdha, ka hyrë në një fazë të re. Të gjitha qendrat e votimit duke filluar nga ora 19:00, janë mbyllur, dhe tani po shkohet djretë procesit të numërimit të votave. Shtabet e partive politike, pritet që shumë shpejtë të fillojnë të dalin me rezultate preliminare, ndërsa të tillat pak më vonë pritet të dalin edhe nga ana e KQZ-së. Ndërsa në veri, situata ka qenë krejt ndryshe. Atje grupet ekstremiste kanë penguar gjatë tërë ditës pjesëmarrjen e bashkëqytetarëve të tyre në zgjedhje. E në mbrëmje situata ka eskaluar edhe më tutje, ku persona të maskuar kanë futur në një qendër votimi në veri, duke demoluar tërë materialin zgjedhor. Pas kësaj, si transmeton reporteri, përfaqësuesit e OSBE-së janë tërhjekur nga këto qendra votimi, dhe kanë kërkuar nga KQZ që ta ndërpresë procesin e votimit atje. Pritet që zgjedhjet në veri të shpallen të pavlefshme, për shkak të pa mundësisë së organizimit të lirë të tyre. Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00, mbi 33 për qind Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në gjithë territorin e Kosovës, deri në orën 15:00, ka arritur në mbi 33 për qind, bëhet e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Një vëmendje e posaçme po i kushtohet situatës në veri, prej nga raportohet për disa pengesa. Deri në orën 15:00, votuan mbi 33 për qind e qytetarëve Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në gjithë territorin e Kosovës, deri në orën 15:00, ka arritur në mbi 33 për qind, bëhet e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Një vëmendje e posaçme po i kushtohet situatës në veri, prej nga raportohet për disa pengesa. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se disa grupe të caktuara në veri, nuk janë duke lejuar qytetarët që lirshëm të shprehin vullnetin e tyre qytetar për të votuar. Daka tha se para dhe gjatë fillimit të hapjes së vendvotimeve komisionarë janë penguar në punën e tyre. “Për këtë gjendje janë informuar edhe Policia e Kosovës edhe institucionet e tjera relevante. Mirëpo, do ta njoftojmë edhe Bashkimin Evropian, edhe misionin e OSBE-së, edhe pse OSBE-ja është e informuar, sepse është në pjesën veriore”, u shpreh ajo. Daka tha se me gjithë ato reagime nga grupe të caktuara, komisionarët janë duke qënderuar në vendvotime. “Ata janë aty në këshillat e vendvotimeve, janë brenda, janë duke punuar dhe do ta shohim më tutje situatën”, deklaroi Daka. (boss) Burimi: botasot.info/kosova/249599/ldk-deklaron-rikthimin-si-parti-e-pare-ne-kosove/
Posted on: Sun, 03 Nov 2013 21:48:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015