LUFTA E UÇK-së DHE ÇËSHTJA SHQIPTARE Publikuar me 7 maj 2013 - TopicsExpress



          

LUFTA E UÇK-së DHE ÇËSHTJA SHQIPTARE Publikuar me 7 maj 2013 (Albaniapress) Përshëndetje për ju familje të dëshmorëve, nderim për dëshmorët, pë rata që i dhanë gjak nga gjaku i tyre kombit shqiptar, pë rata që i dhanë jetë nga jeta e tyre kombit shqiptar dhe lirisë sonë. Përshëndetje për simbolin e qëndresës dhe të Lëvizjes kombëtare, Bacën Adem, përshëndetje për ushtarin dhe gjeneralin e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, për ushtarin dhe gjeneralin e lirisë, Kudusi Lamen. Përshëndetje për gjeneralin e FSK-së, për ju pushtetarë vendor e qëndrorë, përshëndetje për ju bashkëqytetarë e bashkëkombës! Sot dhe përgjithmonë do të përshëndesja dhe përgëzoja nismën dhe vendimin e organizatave të Luftës Antipushtuese të UCK-së, që 5 Maji të shënohet si Ditë e vetme e Dëshmorëve të kombit edhe në Kosovë. Nëse kombi shqiptar dhe Shqipëria është edhe sot e copëtuar askush nuk ka të drejtë që t’i copëtojë dhe t’i ndajë ata që ranë me armë në dorë për clirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre në një shtet të vetëm. 5 Maji sot është Ditë e dëshmorëve në Tiranë, Prishtinë e Shkup. Nuk është e largët dita kur kjo datë dhe data të tjera të rëndësishme për kombin shqiptar do të shënohen edhe në Camëri-Janinë. 5 Maji duhet të institucionalizohet dhe ligjërohet në Kosovë. Kurse Epopeja e UCK-së (5, 6 dhe 7 marsi) do të ishte më e drejtë të quhejë Ditët e Heroizmit shqiptar. Sot, më 5 Maj, kombi shqiptar kujton dhe nderon me përulje të rënët e të gjitha kohërave për lirinë dhe bashkimin e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Pavarësia e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 ishte shpallur për mbarë kombin dhe gjeografinë shqiptare, por shteti shqiptar u krijua dhe u pranua vetëm në një të tretën e Shqipërisë. Dy të tretat e saj u pushtuan nga fqinjët tanë shovinistë edhe me miratimin e Fuqive të Mëdha. Mijëra kilometra katrore të tokës shqiptare ishin spastruar gjatë luftës greko-turke, pastaj gjatë luftës serbo-turke dhe krahina të tëra po spastroheshin dhe u spastruan edhe pas vitit 1912 nga Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe pas LDB edhe nga Mqedonia, e cila u krijua, sikur se edhe Greqia, Serbia dhe Mali i Zi, në tokat e pushtuara të Shqipërisë. Përpjekjet dhe qëndresa për ndalimin e këtij spastrimi të trojeve shqiptare dhe clirimin e tyre nga zgjedha e rëndë e robërisë nuk u shuan dhe nuk pushuan për asnjë cast. Copëtimi ose më saktë ricopëtimi i tokave të ripushtuara të Shqipërisë nga Jugosllavia pas Luftës së Dytë Botërore midis Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi i kishte vështirësuar shumë përpjekjet e popullit shqiptar për liri. Megjithatë, edhe në këto rrethana, u krijuan shumë organizata atdhetare, të cilat anagzhoheshin dhe përpiqeshin për clirimin dhe bashkimin me shtetin shqiptar të këtyre krahinave. Në një situatë shumëherë më të vështirë dhe gati të paperspektivë ishin shqiptarët e pushtuar nga Greqia, një pjesë e mirë e të cilëve edhe ishin dëbuar nga Shqipëria e Poshtme-Camëria. Represioni dhe terrori jugosllav ndaj shqiptarëve për zbatimin e projekteve të cubrilovicve edhe në kohën e Jugosllavisë së Titos vazhdoi. Dëbimi i shqiptarëve nga vatrat e tyre ishte sistematik dhe i organizuar nga shteti pushtues i Jugosllavisë. Një pjesë e popullit tonë në Mal të Zi, Maqedoni e Serbi i ishte nënshtruar asimilimit, ndërsa një pjesë e shqiptarëve ishin bërë dhe bëheshin banorë shumëvjecarë të burgjeve anë e mbanë Jugosllavisë. Ndjekjet, arrestimet, burgosjet, torturat dhe dënimet me shumë vite e dekada burg ishin standard dhe politikë konstande shtetrore e Jugosllavisë titiste. Këto politika terroriste ndaj popullit shqiptar kulmuan deri në gjenocid e holokaust në kohën e Miloshevicit. Të gjendur ballë për ballë me dilemën hamletiane, “të jesh a të mos jesh”, shqiptarët rrokën armët e lirisë. Lëvizja Popullore e Kosovës ishte njëra prej organizatave më të rëndësishme dhe më me peshë, e cila ishte e bindur, e organizuar, konsistente dhe përgatitej intenzivisht për Luftë të armatosur clirimtare. Bindja, përcaktimi dhe angazhimi i saj ishte edhe bindje, përcaktim dhe angazhim i mbarë kombit shqiptar. Përballja e armatosur me Serbinë fashiste të miloshevicve ishte jo vetëm e pashmangshme, por e vetmja rrugë për clirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë. Ky organizim ose krah i armatosur i Lëvizjes Popullore të Kosovës u pagëzua me emrin Ushtria Clirimtare e Kosovës, e cila u bë shpresa dhe forca e vetme për clirimin e Kosovës dhe të krahinave tjera shqiptare. Qëndresa, lufta dhe rënia e Jasharëve në Prekaz i dha kësaj Lufte Antipushtuese Clirimtare edhe përmasën ndërkombëtare. Shqiptarët pa dallim iu bashkuan Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe luftës së saj për liri e bashkim kombëtar. Kishte ndonjë zë të izoluar që mohonte flamurin shqiptar, që mohonte gjakun e derdhur për liri, që mohonte edhe veten e tij. Të tillët përfunduan në prehrin e Miloshevicit dhe të Serbisë. Lufta clirimtare e UCK-së e detyroi botën që t’i kthej sytë kah shqiptarët. Cështja e harruar shqiptare u ringjallë si feniksi dhe hyri në cdo zyrë e tavolinë të kancelarive evropiane, amerikane e botërore. Qytetërimi, gjuha dhe populli më i vjetër në evropë dhe botë po rikthehejë kryelartë dhe i pamposhtur në sofrën evropiane dhe botërore, po kërkonte hisen dhe të drejtën e tij të plotë në Iliri-Ballkan. Lufta Antipushtuese dhe Clirimtare e tij nuk mund të pengohejë dhe shtypej nga forcat ushtarake e policore të Serbisë pushtuese. Rreth UCK-së, përkrah saj dhe drejtëpërdrejt në UCK u angazhua edhe mërgata shqiptare pa përjashtim. Djepi, streha dhe mbështetja e pathyeshme e kësaj Lufte Clirimtare ishte edhe shteti shqiptar, pa të cilin do ta kishim tepër të vështirë. Flakët e kësaj Lufte Clirimtare kërcënonin edhe paqen dhe qëndrueshmërinë në Evropë. Këtu edhe duhet kërkuar arsyen kryesore të ndërhyrjes së shpejtë të NATO-s për shuarjen e këtyre flakëve të luftës. SHBA-ja dhe NATO-ja kanë luajtur një rol të vecantë për përfundimin e kësaj lufte, prandaj ne, sot i falënderojmë dhe do t’u jemi gjithmonë mirënjohës për ndihmën që i kanë dhënë popullit shqiptar dhe luftës së tij për clirimin e Kosovës. Por ne e dimë, edhe ata e dinë, se cështja shqiptare mbetet e hapur dhe e pazgjidhur. E drejta dhe interesi afatgjatë e donte që forcat e NATO-s dhe administrata e OKB-së të vendoseshin në Serbi, e cila edhe ishte shkaktarja e të gjitha luftërave dhe konflikteve në rajon, e cial vazhdon edhe sot të jetë kërcënim për paqen dhe stabilitetin në këtë rajon. Prandaj, Serbia do të duhej të vendosej nën administrimin ndërkombëtar deri sa të demokratizohejë dhe spastrohejë nga ndjenja, shpirti, kultura dhe politika shoviniste. Të nderuar pjesëmarrës, Jam i ndërgjegjshëm se po zgjatem shumë dhe fola për cështje dhe gjëra që janë të njohura për të gjithë ne. Por, jo vetëm sot, që është dita kur duhet t’i përsërisim dhe kujtojmë qoftë edhe në mënyrë telegrafike këto ngjarje e historira sa tragjike po aq të lavdishme për popullin tonë, por nuk duhet t’i harrojmë për asnjë cast dhe duhet t’i përsërisim deri sa të realizohet ëndërra, ideali dhe projekti i atyre që ndër shekuj luftuan dhe ranë për liri, deri sa të realizohet projekti kombëtar për një gjuhë, një komb, një flamur, një shtet dhe për një Shqipëri. Sot, të gjithë ne mund të themi se jemi në rrugë të mbarë për realizimin e këtij projekti madhor. Krijimi edhe i një shteti të dytë shqiptar e bënë edhe më të mundshëm dhe më të afërt realizimin e këtij projekti. Tash e tutje shqiptarët mund t’i mund vec vetja e tyre. Një klasë politike e përcarë, e korruptuar dhe e degjeneruar në Tiranë, Prishtinë e në Shkup do të ishte pengesë më e madhe për këtë ide dhe projekt mbarëshqiptar se vetë fqinjët tanë dhe miqtë e tyre. Një pengesë tjetër, në dukje e parrezikshme, janë edhe disa rryma dhe organizata të karakterit kryesisht politik dhe ideologjik antishqiptar, por të veshura dhe të fshehura nën rrobën fetare. Nëse nuk është e lehtë të bëhet bashkimi i dy shteteve dhe, edhe më e vështirë, clirimi dhe bashkimi i krahinave të pushtuara shqiptare, kush po i pengon ose kush do t’i pengonte të bashkoheshin bashkësitë islame shqiptare në një Bashkësi të vetme islame shqiptare. Madje, askush nuk i ka penguar dhe nuk mund ta pengojë klerin shqiptar të të gjitha besimeve që të themelonin një Këshill të përbashkët me përfaqësuesë të të gjitha feve e besimeve. Nuk ka gjë më të shëmtuar, më primitive dhe më antishqiptare se sa falja, lutja, varrimi i të afërmëve tanë dhe mbajtja e ceremonive tjera fetare në gjuhë të huaj! Ku është inteligjencia jonë? Nëse heshtin politikanët për një grusht vota, atëherë cila është arsyeja e heshtjes së inteligjencisë sonë? Të qenit shqiptar, po të flasim me gjuhën e fesë, ishte dhe është edhe vullnet i Zotit. Gjuha shqipe, edhe sipas studiuesëve të njohur botëror, është gjuhë e Zotit, AMA e gjuhëve tjera. Për gjuhën, kulturën, flamurin dhe bashkimin e kobit në një shtet të vetëm, në një Shqipëri u përpoqën, luftuan dhe ranë edhe dëshmorët tanë. U përpoqën, po përpiqen dhe do të përpiqen përgjithmonë edhe shqiptarët që mbetën e do të jenë gjallë. Kisha dhe xhamia, njësojë sikur edhe shkolla, arti, kultura, media, partitë politike dhe përgjithësishtë inteligjencia duhet të vihen në shërbim të vendit dhe të kombit të tyre, në shërbim të Shqipërisë. Popullit shqiptar nuk ka nevojë t’i kujtohet pesë herë në ditë me megafona se Zoti është një, se ka me vdek, se vetëm bota e përtejme është e amshueshme, etj. Sepse, populli shqiptar ka dëshmuar gjatë mijëra vjetëve se nuk vdesë kurrë, se do të jetojë deri sa të ketë jetë mbi Dhe. Populli ynë mbijetoi mijëvjecarët sepse gjithmonë i besonte burimit të jetës, DIELLIT. Klasa politike e shtetërore, shkolla, kleri, inteligjencia, media, etj., do të duhej t’i bënin thirrje këtij populli dhjetë herë në ditë për punë, shkollim, dije, kulturë, qytetërim, zhvillim ekonomik dhe për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit. Vetëm kështu do ta fitonim të drejtën t’i kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët e kombit. Lufta e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Lufta e dëshmorëve tanë e ka cuar shumë përpara cështjen shqiptare. Prandaj, falë asaj Lufte, falë dëshmorëve tanë, shqiptarët dhe cështja e tyre janë më të fortë se kurrë më parë. Por, kurrë nuk duhet të harrojmë se në rrugën tonë të bashkimit në një shtet të vetëm, në një Shqipëri jemi ende larg. Bashkimi i dy shteteve dhe i krahinave tjera shqiptare në një shtet të vetëm ka karakter dhe interes të trefishtë. E para, ky është interes dhe domosdoshmëri jetike e kombit shqiptar në Iliri. E dyta, është interes i popujve tanë fqinj, të cilët do të “cliroheshin” njëherë e përgjithmonë nga shqiptarët dhe do t’u ktheheshin interesave dhe punëve të tyre dhe, e treta, ribashkimi i kombit shqiptar në një shtet të vetëm-në një Shqipëri është interes i Evropës dhe i botës demokratike. Ribashkimi i Shqipërisë në një shtet të vetëm do t’i shuante njëherë e përgjithmonë konfliktet dhe luftërat në Iliri-Ballkan. Me mbylljen e cështjes shqiptare do të mbylleshin njëherë e mirë edhe ambicjet shoviniste të fqinjve tanë. Ky do të ishte një kontribut i vyeshëm për paqen dhe stabilitetin në Evropë. Fuqitë e Mëdha dhe Evropa do ta bënin gjumin të qetë për sa i përket Ilirisë-Ballkanit. I përjetshëm kujtimi dhe nderimi për dëshmorët e kombit! I përjetëshëm përkushtimi, angazhimi dhe përpjekja për ribashkimin e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar në një shtet të vetëm-në një Shqipëri! Ju falemnderit për vëmendjen tuaj!
Posted on: Wed, 02 Oct 2013 09:35:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015