Lexova rastesisht qe sot qenka dita boterore e kontraceptiveve.... - TopicsExpress



          

Lexova rastesisht qe sot qenka dita boterore e kontraceptiveve.... Poshte keni nje artikull per qendrimin qe mban Kisha ne lidhje me kontraceptivet, marredheniet paramartesore dhe abortin...keto jane mekate..........Hera e parë që kam vizituar Shqipërinë ka qenë në vitin 1995, por ndodhi përsëri dhe kjo që javën që kaloi. Tani duket një vend tjetër, pasi janë ndërtuar shtëpi dhe rrugë të reja por edhe pse fëmijët sa vijnë e pakësohen nga dita në ditë.Gjatë një histori shumë të gjatë, pavarësisht nga situatat e vështira ekonomike dhe politike, shqiptarët mbijetuar, sepse shumë njerëz e kane respektuar abstinencën,Sakramentin e Shenjtë të martesës, jetën e fëmijëve të palindur, dhe fertilitetin (pjellorinë) që është dhuratë nga Zoti.Për fat të keq, mua më duket se shumë njerëz kane filluar të harrojmë se duke u dhënë jetë gjithnjë e me pak fëmijëve, shumë familje do të zhduken. Ky është një rrezik për të ardhmen biologjike të vendit. Kam dëgjuar se atje promovohen programe të planifikimit familjarë nga doktorët, farmacistët, infermierët, media, shkollat, etj. Po ju bëj thirrje të gjithëvepa përjashtim ta ndalojnë këtë mëkat! Përkthimi në shqip i fletëpalosjeve të mija “Fëmija - dhuratë e Zotit” do të jetë një ndihmë. Jo spirales - Jo pilulës - Jo prezervativit Jo sterilizimit - Jo ngjizjes artificiale - Jo mëkatit * Spiralja gruan e shëndetshme e shndërron në të sëmurë, pasi ajo shkakton qelbëzim në mitër, në tubat e Fallopit të mitrës, në vezore dhe në krejt hapësirën e barkut, gjakderdhje, dhimbje dhe anemi.Spiralja e vret fëmijën! Pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale mund të kemi një ngjizje. Por kur fëmija shkon në mitër dhe dëshiron të kapet e të ngulet në muret e saj, nuk arrin ta bëjë këtë gjë, sepse e pengon spiralja.* Ka disa lloje pilulash antibaby, të cilat edhe pse merren, gruaja arrin deri tek ovulim dhe mund të kemi edhe ngjizje të fëmijës. Por, fëmija në këto raste vdes nga uria, sepse pilula shkakton mungesën e glikogjenit në mukozën e mitrës, si rrjedhojë ajo thahet dhe nuk e ushqen fëmijën. Mungesa e menstruacionit na tregon se fëmija është i pranishëm, domethënë jeton dhe për këtë nuk guxon të vritet assesi. Gratë që përdorin pilula kundër ngjizjes vuajnë shumë nga kanceri i gjirit, i lëkurës dhe nga ai i mitrës. Ato janë të prirura për të patur infarkt të trurit dhe të zemrës, varriçe, të cilat mund të shkojnë deri në emboli, dëmtim të mëlçisë dhe të nervit të syrit, ulje të imunitetit etj. Pilulat antibaby nuk janë zgjidhje për rregullimin e ciklit jo të rregullt të menstruacioneve. * Edhe me përdorimin e mjeteve të tjera të ashtuquajtura kontraceptive, domethënë kundërngjizës,arrihet deri te ngjizja, por vrasja e fëmijës bëhet në mënyrë automatike që në ditët e para. Jezusi ka thënë “Për të vërtetë po ju them, çkado bëtë për njërin ndër këta vëllezër të mi më të vegjël, e bëtë për mua” (Mt 25, 40). Ai fëmijë i vogël, është vëllai ynë më i vogël dhe motra jonë më e vogël, pasi jeta e njeriut fillon që në momentin e ngjizjes. Çfarëdo lloj problemesh që mund të kesh nuk guxon ta vrasësh. Në qoftë se ke probleme, të nevojitet ndihmë, lirisht paraqitu pranë ndonjë meshtari, motre apo “Lëvizjes për jetën”. Duhet të kemi besim në Zotin. Krishti na mëson: “Mos u brengosni, prandaj duke thënë:‘Çka do të hamë?’ e ‘Çka do të pimë?’, ‘Me çka do të vishemi?’ - këto gjëra i kërkojnë paganët - sepse Ati juaj qiellor e di mirë se ju keni nevojë për të gjitha këto. Kërkoni, pra, më së pari Mbretërinë dhe drejtësinë e tij e të gjitha këto do t’ju jepen si shtesë! (Mt 6, 31-33).* Kisha katolike është mësuesja e fesë dhe e moralit. Ajo pareshtur mëson se marrëdhëniet bashkëshortore kanë dy dimensione që s’mund të ndahen nga njëri-tjetri: bashkimi seksual mes burrit dhe gruas në martesë përbën një dashuri dhuruese e njësuese; dashuria bashkëshortore është e hapur ndaj jetës. Sqarime më të hollësishme do të mund të gjeni në dokumentet Humanae Vitae dhe Donum Vitae. Kështu, jo vetëm dështimi, por edhe kontraceptimi,sterilizimi dhe ngjizja artificiale, si p.sh ngjizja në provëz dhe mbjellja e farës janë kundër jetës, janë mëkate të rënda. Shumë pak prej fëmijëve që ngjizen në provëz jetojnë. Shumicën e tyre i mbysin apo i mbajnë të ngrirë në frigoriferë.* Nuk lejohen procese diagnostike, si p.sh. amniocenteza e hershme, e cila ka për qëllim vrasjen e fëmijës së sëmurë. Nuk lejohet as vrasja e të sëmurve! Askush nuk ka arritur të bëhet i lumtur duke vrarë, por lumturia e vërtetë arrihet duke i shërbyer jetës. Mëkati asnjëherë nuk është zgjedhje. * Papa Pio XI në Enciklikën Casti conubbi duke folur për mjetet kontraceptive dhe sterilizimin thotë: “Në çdo martesë ku me angazhimin e njeriut në marrëdhëniet seksuale pengohet aftësia natyrore e krijimit të jetës, thyhet Urdhri i Zotit dhe ai që vepron në këtë mënyrë, në shpirt ka bërë një mëkat mortar” (56). * Edhe ata që prodhojnë, shpërndajnë apo reklamojnë prezervativët, janë përgjegjës jo vetëm për thyerjen e Urdhrit të shtatë të Zotit “Mos kurvëro!”, por edhe për dhënien e një sigurie të rrejshme se duke i përdorur ata nuk do të mund të përhapen sëmundjet ngjitëse.Është konstatuar se duke përdorur prezervativët përhapet virusi i SIDA-s, Humani Papiloma, Chlamidia trachomatis, herpesi gjenital, sifilizi, hepatiti dhe shumë sëmundje të tjera. Komisioni Papnor për familje në dokumentin “Seksualiteti njerëzor: e vërteta dhe domethënia” na porosit: “Në këtë kontekst, prindërit duhet të shmangin përhapjen e të ashtuquajturit ‘seks të sigurt’, pasi është një politikë e rrezikshme dhe jo natyrore, e cila bazohet në teorinë se prezervativi mund të mbrojë nga SIDA”. * Nëse nuk dëshirojmë të kemi një fëmijë, atëherë duhet të jemi të përmbajtur në ditët pjellore të ciklit të gruas. Koha pjellore dhe ajo jopjellore mund të dallohet thjesht dhe me një saktësi të madhe, madje edhe në rastet kur gruaja ka një cikël të çrregullt. Një gjë e tillë është e mundur me anë të metodës natyrore Billings apo të metodës Simpto-termike. * Jeta seksuale nuk guxon të ushtrohet para dhe jashtë martesës së bekuar nga Zoti.T’i lutemi Zotit që të mund të kuptojmë dhe të bëjmë çfarë është e mundur për mbrojtjen e atyre, të cilëve u rrezikohet jeta dhe të shpallim vlerat morale e dashurinë ndaj familjes e fëmijëve. Dr. med. Antun Lisec, Croatia Ky artikull eshte marre nga Kisha dhe Jeta! Organ i përmuajshëm informacioni i Metropolisë Tiranë-Durrës
Posted on: Thu, 26 Sep 2013 19:24:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015