Librin “Glaube – Liebe – Sattelschlepper” i autores - TopicsExpress



          

Librin “Glaube – Liebe – Sattelschlepper” i autores gjermane Petra Geisbusch , pershkruan historin 41-vjecare te organizates GFM , e cila pas 10-vitesh (31 vjet me pare) do te behej organizate nderkombetare dhe do emertohej IGFM (Shoqeria Nderkombetare per te Drejtat e Njeriut) . Ne te gjithe hapsiren e librit gjendet emri i Katrin Bornmuller , e cila eshte nje personazh dhe persobalitet i rendesishem ne historin 30-vjecare te IGFM . Nga Ramazan Dervishi Me kënaqësi mora në dorë dhe lexova librin “Glaube – Liebe – Sattelschlepper” i autores gjermane Petra Geisbusch e cila ka në qendër te saj personazh e kryesor emrin e një gruaje të jashtzakonshme që, me punën dhe veprat e saj, ka shtruar shinat e “Olimpit Gjerman” . Rrjedha kohore ecën me ritmin e saj, duke ruajtur në memorien e nderit njerëz e personalitete të nderuara që me punën dhe veprat e tyre kanë bërë emër në rrjedhat e historisë. Në epokën e sotme një ndër këto personalitete , sicc del edhe nga libri i autores Petra Geisbusch, është humanistja e madhe gjermane Katrin Bornmuller, Kryetare e Seksionit gjerman të IGFM-së. Libri “Glaube – Liebe – Sattelschlepper” i autores gjermane Petra Geisbusch është shkruar, me një stil të thjeshtë dhe të kuptushëm, prej të cilit ngjarjet, veprimtaria, angazhimi dhe përkushtimi i njerzve me vlera humane rrjedhin natyrshëm, ku spikat larmishëm e gjithë veprimtaria në mënyrë korrekte. Personazhi kryesor në këtë vepër, sicc do ta quajmë, është një figurë e njohur dhe e shquar në lëmin e të drejtave dhe lirive të njeriut, e cila ka kontribuar prej më se 31 vitesh me radhë në këtë fushë, duke mos lënë në një anë të gjitha prokupimet dhe ngarkesat familjare që rëndojnë mbi një nënë e cila do të rriste e edukonte dhe katër fëmijë. Ky angazhim dhe kjo devotshmëri e kësaj gruaje të jashtëzakonshme e ka zanafillën e saj në genin e një familjeje me tradita gjerman, për të lënë në histori një testament të vlerave këtij kombit dhe për t’u treguar brezave e mbarë njerzimit se vlerat dhe burimet vetiake duhen vënë edhe në shërbim të shoqërisë, sepse atëherë ato do të marrin vlera akoma më të mëdha. Sipas autores Geisbusch, zonja Bornmuller, përvecc angazhimit të saj në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, ajo ka ushtruar edhe aktivitetin e saj humanitar në ndihmë të shtresave në nevojw në vëndet e varfra, duke kontribuar me ndihma humanitare. Zonja Katrin Bornmulleri e ka filluar aktivitetin humanitar me ndihmat për njerzit e varfër në Lituani, Letoni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe, së fundi në Shqipëri. Zonja Bornmuller përvecc Ballkanit dhe Europës e ka shtrirë veprimtarinë e saj të humanizmit njerzorë deri në Afrikë në Kongon e largët, duke u përballur me një nga sfidat më të mëdha të veprimtarisë së saj, duke zmontuar gjithë paisjen mjekësore të një spitali në qytetin e Vitlishit për t’i dërguar ato për një spital katolik në Kongo. Për të përmbushur misionin e saj, zonja Bornmuller ka mundur të grumbullojw rreth saj qindra njerëz të thjeshtë gjermanë dhe t’i bëjë pjesë të këtij misioni me vlera humane. Ajo ka mundur dhe ka ditur të afrojë në gjirin e shoqërisë për të përmbushur objektin e aktivitetit të saj edhe personalitete të larta të shquara, me të cilët së bashku do të shtronin shinat e trasesë së “Olimpit Gjerman”. Të gjitha këto figura dhe personalitete të fushave të ndryshme të jetës shoqërore, që sillen rreth bushtit të personazhit Bornmuller, plotësojnë atë hapësirë të madhe kohore të punes dhe tw kontributeve të tyre, që bëjnë librin “Glaube – Liebe – Sattelschlepper” një vepër me vlera të spikatura. Sipas përshkrimit të autores Petra Geisbusch, personazhi kryesor në këtë vepër, nuk del vetëm si një aktiviste e të drejtave të njeriut dhe si një humaniste , por ajo në mënyrë të tërthortë del në pah dukshëm edhe si një politikane e heshtur, por me diapazon të gjerë, duke lobuar me personalitete të politikës dhe të shoqërisë civile , kombëtare e ndërkombëtare, për të përmbushur dhe realizuar me sukses objektin e veprimtarisë së saj. Zonja Bornmuller, sipas autores është vlerësuar nga mjaft personalitete me tituj nderi për punën dhe kontributet e ccmuara në dobi të njrzimit. Presidenti Federal ne 1990 i ka dhënë “Urdhërin e Meritës” të klasit të pare. Në vitin 2000 ajo është nderua me urdherin e Presidentit të Lituanisë Gediminas Menyrë, Presidenti i Republikës së Letonisë në vitin 2001 i ka dhënë asaj medaljen “Urdhëri i Atdheut” Ajo është qytetarë nderi në disa qytete në Lituani, Rumani dhe në Shqipëri në bashkinë e Lezhës. Ne Shqipëri, në Tirane ajo eshte vleresuar me medaljen “Nwnw Terezw pwr tw Drejtat e Njeriut”, ne Konferencen III Kombetare te IGFM-Albania, me 23 – 24 tetor 2010. Autorja Petra Geisbusch, ka shpalosur mjeshtërinë dhe talentin e saj të spikatur në përshkrimin artistik dhe historik të njw epopeje “legjendare” të shumë personazhesh që sillen rreth persionazhit kryesor, Katrin Bornmuller, të gërshetuar larmishwm dhe që e bëjnë lexuesin për të vazhduar pa nderrprerje, me një frymë të pandalshme dhe me nerv, leximin e librit “Glaube – Liebe – Sattelschlepper” .
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 07:07:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015