Ligjet me te cuditshme ne bote!! Në Kingsville, Teksas, SHBA, - TopicsExpress



          

Ligjet me te cuditshme ne bote!! Në Kingsville, Teksas, SHBA, është e jashtëligjshme që derrat të kryejnë marrëdhënie seksuale në pronën e aeroportit. Të përtypësh çamçakëz është veprim i jashtëligjshëm në Singapor. Në Burma, është e jashtëligjshme të kesh internet. Nëse një person zbulohet se posedon një modem, burgoset. Në Bangladesh, është e jashtëligjshme për fëmijët e shkollës që të kopjojnë në një provim. Madje dhe nxënësit më të rinj se 15 vjeç mund të burgosen për këtë. Në Angli, është e jashtëligjshme të vdesësh në Dhomat e Parlamentit. Në Francë, është e ndaluar t’i vësh një derri emrin Napoleon. Në Ohaio, kundërshton ligjet e shtetit nëse deh një peshk. Në Mbretërinë e Bashkuar, një grua shtatzënë mund të kryejë nevojat personale ku të dojë, madje, nëse e kërkon, edhe në helmetën e një polici. Në Indonezi, dënimi për masturbimin është prerja e kokës. Në Alexandria, Minesota, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë, të cilit i mban frymëmarrja erë hudhrash, qepësh apo sardelesh, të kryejë marrëdhënie seksuale me gruan e tij. Në Oklahoma, SHBA, është ende e paligjshme të bësh fytyra qesharake para qenit, një krim që mund të rezultojë në dënim me burg. Në Liban, çdo burrë mund të kryejë marrëdhënie seksuale me çdo kafshë, për sa kohë që ajo të jetë femër. Në Willowdale, Oregon, SHBA, asnjë burrë nuk mund të thotë shajë ndërsa kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij. Në Ioua, SHBA, është e jashtëligjshme të puthesh më shumë se pesë minuta.
Posted on: Sat, 20 Jul 2013 01:38:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015