Lista garuese e Aleancës për Prishtinën siguron fitoren e - TopicsExpress



          

Lista garuese e Aleancës për Prishtinën siguron fitoren e secilit qytetar Tahiri: Unë jam njëri nga Ju, as më pak as më shumë, andaj ju ftoj të rrugëtojmë së bashku për të bërë realitet një program real dhe praktik për ndryshimin e Prishtinës Sot, Aleanca për Prishtinën në një manifestim promovues në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ka prezantuar listën fituese për garën e 3 nëntorit e përbërë nga 56 kandidatë për këshilltar në komunën e Prishtinës. Në këtë ceremoni solemne, mori pjesë kryetari i AAK–së, Ramush Haradinaj, kandidati për kryetar të Prishtinës, Besnik Tahiri në mesin e qindra qytetarëve dhe simpatizuesve, aleatë të vizionit për Prishtinën dhe të gjithë atyre që e duan një Prishtinë ndryshe. Kandidati për kryetar të Prishtinës, Tahiri duke falënderuar strukturat drejtuese të Aleancës për Prishtinën, simpatizantët dhe qytetarët, shpalosi edhe një herë vizionin dhe punën e nisur prej shtatë muajsh, i bindur në fitoren e madhe në Prishtinë. Me këtë rast ai garantoi secilin qytetar, se përkushtimi dhe serioziteti i njerëzve të përzgjedhur të kryeqytetit, që janë angazhuar në këtë garë, do ta sjellin ndryshimin dhe fitoren e sigurt në Prishtinë për t’iu shërbyer me ndershmëri dhe pastërti qytetarëve në katër vjetët e ardhshme. Tahiri po ashtu theksoi: “Unë jam njëri nga Ju, as më pak as më shumë, andaj ju ftoj të rrugëtojmë së bashku për të bërë realitet një ofertë reale dhe praktike për ndryshimin e Prishtinës”. Lista e kandidatëve për Asamble Komunale, është listë, plotësisht e re, me kuadro profesionale në të gjitha fushat sektoriale, që përbën një prej ofertave më serioze për qytetarët e Prishtinës. Kandidatët që garojnë me këtë listë, përbëjnë një strukturë kredibile dhe autoritative të shoqërisë në kryeqytet. Andaj Aleanca për Prishtinën paraqet ofertën dhe vizionin më të mirë, që garanton të ardhmen e secilit banorë në kryeqytet, qoftë ai në qendër, periferi, apo zona rurale, ofertë kjo që garanton ndryshimin e madh në Prishtinë.
Posted on: Wed, 04 Sep 2013 16:17:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015