Lëreni Vlorën të qetë! E rëndë ngjarja e ndodhur ne Vlore, - TopicsExpress



          

Lëreni Vlorën të qetë! E rëndë ngjarja e ndodhur ne Vlore, tek Kalaja. Në plazh. Në mes te pushuesve. Ështe qelluar me kallashnikov. Kane mbetur te vrare tre vete, ndërsa dy të tjerë jane plagosur lehte. Shenjestra dyshohet se ka qene nje shtetas nga Fieri., I cili ka mbetur I vdekur. Nje grua ka mbetur e vdekur e gjendur fatkeqesisht ne bresherine e plumbave. I vdekur aksidentalisht ka mbetur dhe nje 17 vjeçar nga Përrenjasi I cili punonte per hapjen e mbylljen e çadrave. Paniku ka qene I madh. Thirrjet per ndihme. Njerez qe kerkonin te fshiheshin ku te mundeshin, qe nuk dinin se çfare po ndodhte. Ne nje zone te ngarkuar me pushues e levizje makinash. Ne nje nga zonat bregdetare me te bukura te Vlores. Kaq ka mjaftuar qe media te shpertheje ne lajme per Vloren. Me tituj bombastikë. "Horror në Vlorë" "Terror në plazh" “Tmerr mes pushuesve" "Tronditet qyteti”, e te tjera si keto. Janë këto titujt e mediave sa here ndodh ndonje ngjarje ne Vlore. Mund të duken si tituj normal gazetaresk, por gjetiu është problem. Çuditerisht ka nje tendence te medias per te lidhur me Vloren titujt e mesiperm. Sepse kane krijuar idene fikse se keto tituj I shkojne vetëm Vlores, janë eskluzivitet I saj. Sikur I kane te gatshme. I kanë dhe I nxjerrin nga arkiva. Te mbetura ndoshta qe nga koha e trazirave te 1997. E rende ngjarja e ndodhur ne Vlore. Bilanci eshte I rende. Tre te vrare, midis te cileve nje grua dhe nje I ri, qe nuk kane qene I objektit I sulmit. Te tjere pushues te demtuar, te frikesuar, te ikur nga syte kembet per tu shpetuar plumbave, ne nje dite te diele pushimi, ne pikun e drekes. E rende ngjarja e ndodhur ne Vlore. Por nuk eshte ngjarje e Vlores. Nuk është një konflikt I Vlorës. Vlora është vetëm sheshbeteja Ështe nje konflikt I ardhur nga nje qytet tjeter. Nga njerez dhe per njerez qe levizin kete vere per ne Vlore, nga e gjithe Shqiperia. Nuk ka lidhje me Vloren, sepse Vlora eshte e qete, te pakten deri tani ka treguar se eshte e qete. Po pushon. I ka lene menjane konfliktet. Vetëm dy ditë më parë, gjatë një bisede që pata me drejtorin e policisë Vlorë, Artan Cuku, së bashku me kryetarin e dhomës së tregtisë Vlorë, Arben Breshani dhe disa njerëz të biznesit në Vlorë, kemi evidentuar me kënaqësi pikërisht faktin se Vlora ishte e qetë dhe se ashtu do të vazhdonte të ishte. Policia e Vlorës është në vështirës për furnizimin me karburant dhe biznesi I Vlorës ishte I gatshëm për ta ndihmua. Për ta ndihmuar si me karburant ashtu dhe me infrastrukturë tjetër, për ti shërbyer ngritjes së 8 postave policore përgjatë Vlorës, në këtë sezon veror. Por ja që ndoshta “e hëngrëm me sy”qetësinë e Vlorës. Për një konflikt të mbartur ndoshta nga jashtë Vlorës. Në kulmin e sezonit turistik, në një kohë që Vlora pret te shumefishohet edhe me teper me njerez nga e gjithe Shqiperia. Me njerez qe kane konfliktet e tyre. Me njerez qe presin nga momenti ne moment qe te zgjidhin konfliktet. Me njerëz që hyjnë në Vlorë nga të gjitha anët, tashmë dhe nga deti, me mjete te ndryshme e të shumta lundruese. E rende ngjarja e ndodhur ne Vlore Policia po heton e vrasesi do kapet. Jetet nuk kthehen më e qetesia u prish, paniku u perhap. Por Vlora duhet ta vazhdoje jeten e saj normale, pushimet, te mirepres njerez. Sepse Vlora e ka detin e madh. Ashtu si ka edhe namin e madh. Lereni Vloren të qetë.
Posted on: Sun, 28 Jul 2013 18:08:08 +0000

Trending Topics



ft:0px; min-height:30px;"> Welcome this morning to our two newest WTVM Weather fan family:
Foi uma vez: eu refletia, à meia-noite erma e sombria, a ler
Comença la reestructuració del nostre Arxiu Musical i Històric.
just love how all these chics I know is always saying im your

Recently Viewed Topics




© 2015