MEDITIMI I DITES - MUNDIMET DHE KRYQI Nga Radio Maria Albania Në - TopicsExpress



          

MEDITIMI I DITES - MUNDIMET DHE KRYQI Nga Radio Maria Albania Në atë kohë, 13“kur Jezusi arriti në krahinën e Cezaresë së Filipit, i pyeti nxënësit e vet:“Ç’thonë njerëzit, kush është Biri i njeriut?”14 Ata u përgjigjën:“Disa thonë se është Gjon Pagëzuesi; disa të tjerë Elia; do të tjerë Jeremiaose një ndër profetët.” Ky është çasti i të vërtetës përnxënësit e Jezusit. Ai kërkon prej tyre informatën kthyese, si e pranojnënjerëzit atë gjë që ai e thotë, dhe si i përjetojnë ato gjëra të cilat ai ibënë. Ju jep rastin që të përqendrohen në qetësi dhe të vetëdijesohen për tëgjitha ato gjera që dëgjuan prej njerëzve duke i thënë për të. Njerëzit eçmonin shumë Jezusin dhe kishin mendim të lartë për të. Ai është në shkallën eprofetëve të mëdhenj që i përkisnin historisë së tyre. Çfarë thonë sot, njerëzit përJezusin? A u përpoqa ndonjë herë të flas më ta për të? Jezusi, më siguri ështënjëri për të cilin u shkrua më së shumti. Shkruajnë besimtaret dhe ateistet,teologët dhe filozofët, shkrimtarët dhe poetet. Mirëpo nuk ka rëndësi shumë tëmadhe të dish ose të shkruash për Jezusin, shumë më e rëndësishme është të marrimqëndrim ndaj tij dhe të përcaktohemi për të ose kundër tij. 15 “Po ju - u tha atyre - ç’thoni: kush jam unë?” 16 Iupërgjigj Simon Pjetri: “Ti je Mesia - Biri i Hyjit të gjallë!” Ky është çasti i të vërtetës sënxënësve të Jezusit! Atyre iu duhen të marrin qëndrim personal përballëJezusit. Ky është vendimi për Jezusin ose kundër tij. Të pranosh se Jezusiështë Krishti, i Shuguruari, Biri i Hyjit të gjallë dhe të besosh në këtë gjëdo të thotë të përcaktohesh për të me gjithë zemër dhe shpirt, mendje dhevullnet. Kjo do të thotë të jesh i Jezusit. 17 Atëherë Jezusi i tha: “I lumi ti, o Simon, biri i Jonës, sepse këtë nukta zbuloi mishi e gjaku, por Ati im që është në qiell! Ky është çasti i të vërtetës sëfesë sonë. Nuk kemi mundësi që të vijmë tek besimi në Jezusin vetëm meangazhimin dhe me forcat tona. Që të besojmë në Jezusin na nevojitet hiri. Atiqiellor duhet ta na frymëzoj dhe të na dhuroj hirin e fesë. 18 Edhe unë po të them: Ti je Pjetër Shkëmb dhe mbi këtë shkëmb unë do tandërtoj Kishën time dhe dyert e ferrit s’do të ngadhënjejnë kundër saj! 19Ty do të t’i jap çelësat e Mbretërisë së qiellit: gjithçka të lidhësh mbi tokë,do të jetë e lidhur edhe në qiell e gjithçka të zgjidhësh mbi tokë, do të jetëe zgjidhur edhe në qiell.” 20 Atëherë i urdhëroi nxënësit që të mosi tregojnë askujt se është ai Mesia. Jezusi i përgjigjet Pjetrit dhe ithotë kush është ai dhe kush do të jetë në planin e Atit për shëlbimin e botës.Simoni merr emrin e ri, bëhet Pjetër. Ky nuk ishte emër i zakonshëm personal nëatë kohë. Jezusi e zgjedh sepse me të dëshiron të tregoj detyrën të cilën iabeson Simonit, detyrën të cilën ai duhet ta kryej. Simoni do të jetë shkëmbi nëtë cilin Jezusi do ta themeloi Kishën e vet. Jezusi dëshiron të formojbashkësinë e besimtarëve e cila do të jetoj dhe do ta lavdërojë së bashku.Pjetri pranon rolin e përgjegjësit në këtë bashkësi. Ai do ta zëvendësoiJezusin, është pasardhësi i Jezusit. 21 Që atëherë Jezusi filloi t’u dëftojë nxënësve të vet se i duhej tëshkonte në Jerusalem, të vuante shumë prej anës së pleqve, të kryepriftërinjvee të skribëve, se do ta vrasin e të tretën ditë do të ngjallet. Ky është momenti i të vërtetës sëplotë të Jezusit. Përpara tij është udha e vuajtjes dhe e mundimeve. Duhet tëvdes, por pas kësaj do të ringjallet. Ky është misioni i plotë i tëShuguruarit, Birit të Hyjit të gjallë. Këtë gjë nxënësit e tij duhet takuptojnë dhe ta pranojnë. Përpara tij është pjesa më e rëndësishme e misionitqë ka. Jezusi e paraqet këtu në pikat kryesore. 22Atëherë Pjetri e ndau veçmas e filloi ta qortojë: “Mos e thashtë Zoti, Zotëri!Ty s’do të të ndodhë një gjë e tillë!” Kur Jezusi flet për mundimet,vdekjen dhe ringjalljen e vet përjeton mossukses të plotë dhe mospranim nënxënësit e vet. Mirëpo Ai është edhe më i vendosur. Në fjalët e Pjetrit dallonnxitjen e tundimit që vjen prej të Keqit. Me këtë tundim u takua në shkretëtirëpara paraqitjes së vet publike. Prandaj e thërret Pjetrin me emër që nukpërmendet dhe largon prej vetes. Pjetri për një kohë shumë të shkurtër epërjetoi ngritjen më të lartë dhe rënien më të thellë. Ende po jehonin ne hapësirëfjalët me të cilat Jezusi e lavdëroi fenë e tij dhe fjalët për emrin e tij, portani Jezusit ju desh të ndërhyj seriozisht dhe ta qortonte rreptë Pjetrin. O Zot, bej që të dijë ta pranoj në plotësi porosinë tënde!Bëj që ta pranoj mundimin dhe kryqin si pjesë përbërëse të rrugës sime. Këtërrugë ti e kalove para meje! Më jep fuqi që ta kaloj edhe unë.
Posted on: Sat, 29 Jun 2013 17:54:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015