MEHMETI DËSHIRON TË FLASË PËR KRIMET E BËRA (Pos kësaj, - TopicsExpress



          

MEHMETI DËSHIRON TË FLASË PËR KRIMET E BËRA (Pos kësaj, Mehmeti pohon se grupi ka pasur edhe financues, dhe në këtë mes përmend emrin e ish-drejtorit të Birrarisë së Pejës, Agim Elshanit.) ..... Ish-ushtari i UÇK’së dhe ish-polici i Kosovës, Shkumbin Mehmeti, i cili është i dënuar me 30 vjet burg, dhe i cili aktualisht po vuan dënimin në burgun e Dubravës, tani thotë se është i gatshëm të dëshmojë në EULEX për gjashtë vrasje, tri nga të cilat politike, në të cilat ka marrë pjesë, shkruan sot Koha Ditore. Mehmeti është dënuar për vrasjen e dy policëve – një të Unmikut dhe një të Kosovës, që kishte ndodhur gjatë një shkëmbim zjarri afër Podujevës. Për këtë rast asokohe ishin arrestuar edhe Nazim Kadriu, Arben Ahmeti, Arsim Rashiti, Jeton Sylejmani, Osman Kelmendi, Florim Ejupi, Xhavit Kosumi, Faik Shaqiri, Nezir Kelmendi, Irfan Ademi, Xhafer Zymberaj dhe Bajram Kiqmari. Që të gjithë ishin liruar pas intervenimit në gjykatë të Steven Schook, që asokohe ishte zëvendës-kryeadministrator i Unmikut, dhe të Ibrahim Kelmendit, njëri prej ish-drejtuesve të LPK’së, pohon tani Mehmeti, derisa nënvizon që kryesori për këtë rast ka qenë Agron Sylejmani, i cili atëherë ishte vrarë gjatë shkëmbim zjarrit me policinë. Mehmeti madje thotë se, për këtë rast do të ishte liruar edhe ai, po të ishte bërë fjalë për vrasje politike, siç ka ndodhur më vonë me këta dhe anëtarë të tjerë të grupit, të cilët ishin nga Drenica, Peja e Llapi. “Ndoshta do të më vrasin, por nuk do të heshti më”, thekson ai për Kohën Ditore. “Kam qenë pjesë e një grupi të madh kriminal që është marrë me vrasje, kontrabandë të lëndëve narkotike, plaçkitje, hajni, eksplodime e kidnapime”, thotë tutje Mehmeti, i cili është i dënuar edhe për rastin e kidnapimit Valon Dreshajt, që është djali i një biznesmeni kosovar, për të lirimin e të cilit grupi kishte kërkuar dy milionë euro. Mehmeti thotë se grupit i ishte bashkuar në mars të vitit 2003, edhe pse atëherë ende ishte polic. “Prej asaj kohe kam ndejt me atë grup, nëpër Kosovë, Tiranë e Durrës. Zakonisht këto ishin vendet që frekuentoheshin më shumë nga grupi”, tregon ai, derisa sqaron se, grupi është marrë me të gjitha llojet e krimeve. Ish-polici që pritet të dëshmojë në një seri procesesh gjyqësore, po ashtu tregon se, mbi anëtarët e grupit kanë qëndruar njerëz të politikës, disa nga të cilët sot janë edhe në parlament, të cilët iu kanë folur për patriotizëm e tradhti. Dhe, sipas tyre, LDK’ja ishte e keqja kryesore e këtij vendi. “Unë s’mund të them se kemi pasur ndonjë bisedë, se duhet ta mbrojmë këtë apo atë grup ose parti, ose që ne furnizoheshim nga kjo apo ajo parti. Mirëpo,mllefi më shumë ishte për personat e LDK’së”, thekson Mehmeti, derisa pohon se ka informacione për vrasjen e Xhemajl Mustafës, Smajl Hajdarajt dhe të Tahir Zemajt, por pa treguar se cilat janë ato informacione. “Kam informacione, por nuk kam marrë pjesë. Fatmirësisht, personalisht nuk kam marrë pjesë në asnjë vrasje politike”, thotë ai. Pos kësaj, Mehmeti pohon se grupi ka pasur edhe financues, dhe në këtë mes përmend emrin e ish-drejtorit të Birrarisë së Pejës, Agim Elshanit. “Birrarinë e ka udhëhequr Agim Elshani. Kemi bërë pazare edhe me Ibrahim Kelmendin, sepse ai ka qenë pjesë e grupit më herët. Por asokohe ka ndodhë një thyerje mes nesh dhe atij, dhe jemi ndarë. Ibrahim Kelmendi është tërhequr nga birraria, ndërsa ne e kemi marrë një përgjigje”, sqaron Mehmeti. Ish-ushtari i UÇK’së tregon se që nga viti 2010 ka qenë i gatshëm të dëshmojë për të gjitha rastet e krimeve në të cilat ka qenë i përfshirë grupi. Por, s’ka pasur gatishmëri për hetim. “Nuk e kam gjetur mbështetjen e EULEX’it asnjëherë, as të Policisë së Kosovës,e as të prokurorisë vendore. Lënda ka shkuar në zyrën e prokurorit Ismet Kabashi, i cili e ka marrë, e ka futur në sirtar, dhe ka thënë: unë nuk guxoj me u marrë me këtë lëndë”, pohon ai, derisa nënvizon se nuk kërkon që t’i falet dënimi, por të dënohet vetëm për veprat që i ka bërë, e jo edhe për ato që i ka kryer ose organizuar tjetërkush. Madje, sipas Mehmetit, një pjesë e grupit dhe e atyre që janë fajtorë, ose operojnë ende, duke kryer shantazhe, kidnapime, rrahje, vrasje, kontrabandë të drogës, etj, ose janë aktivë në politikë. “Më vjen keq që kam qenë pjesë e këtij grupi. Zoti na e faltë. Kam kërkuar prej shumë viktimave që të ma bëjnë hallall. Grupi hala është aktiv, hala qesin haraç, hala rrahin njerëz, hala shantazhojnë. Ata duhet të ndalen. I bëjë thirrje publike EULEX’it që të merret më seriozisht me këto raste”, apelon Mehmeti.
Posted on: Fri, 30 Aug 2013 06:52:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015