MINISTRI DAVUTOLLU REAGOI ASHPËR NDAJ DEKLARATAVE TË - TopicsExpress



          

MINISTRI DAVUTOLLU REAGOI ASHPËR NDAJ DEKLARATAVE TË WESTERWELLES Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutollu reagoi ashpër ndaj homologut të tij gjerman, Guido Westerwelle në lidhje me ngjarjet e parkut Gezi. Gjatë bisedës telefonike Davutollu homologut të tij i tha se “Demokracia turke është e fortë dhe e pjekur për të zgjedhur çështjen me dinamikat e saj”. Ahmet Davutollu reagoi ashpër ndaj deklaratës së Westerwelles në lidhje me ngjarjet në parkun Gezi dhe seancës së Turqisë të mbajtur në Parlamentin gjerman. Davutollu gjatë bisedës telefonike homologut të tij i tha se “Turqia është një vend demokratik. Në këtë kuadër mund të përdoren çdo lloj e drejte demokratike përfshirë manifestimet dhe lirinë e shprehjes. Por, demokracitë në të njëjtën kohë janë edhe regjimet e rregullave dhe ekzistojnë ligjet të cilave duhen ti përmbahen të gjithë”. Duke theksuar se në ngjarjet e parkut Gezi respektohet e drejta për protesta të qeta të popullit, Davutollu tha se nuk bëhet fjalë që të tolerohen aktet dhe veprat e jashtëligjshme të grupeve ekstreme. “Reagimi i Gjermanisë dhe vendeve tjera të Evropës ndaj ngjarjeve të ngjashme nuk do të ndryshonin nga reagimet tona”, rikujtoi Davutollu. Davutollu gjithashtu rikujtoi se Kryeministri Erdoan është takuar me përfaqësuesit e protestuesve të cilët manifestuan në mënyrë paqësore me sensibilitetin që treguan ndaj ambientit dhe shtoi se demokracia turke është e fortë dhe e pjekur për të zgjedhur çështjen me dinamikat e saj.
Posted on: Thu, 13 Jun 2013 21:06:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015