Mario Balotelli që largohet menjëherë nga Milani. Sipas të - TopicsExpress



          

Mario Balotelli që largohet menjëherë nga Milani. Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport” është ky plani i Milanit që parashikon shitjen e sulmuesit te PSG që në Janar. Natyrisht gjithçka pas një kompensimi të kënaqshëm financiar që në rastin specifik do të thotë jo më pak se 30 milionë Euro. Objektivi i kuqezinjve është ai për të çmontuar nga skuadra klanin e agjentit Mino Raiola ndaj do të largohen edhe Abate, Niang e Robinho. Milani po pregatit një revolucion dhe e bën duke u distancuar nga lojtari më i rëndësishëm. Gjërat janë të qarta, Raiola ka hipotetizuar prej disa javësh mundësinë e largimit të shpejtë të Balotellit. Kuqezinjtë pasi janë ndërgjegjësuar mbi vullnetin e agjentit për ta transferuar SuperMarion tjetërkund, kanë vendosur t’i paraprijnë, duke kërkuar menjëherë blerësin më të mirë. Dhe cila skuadër në këtë këndvështrim mund të garantojë të ardhurat më të mëdha, natyrisht që PSG i sheikëve ku veç të tjerash Balotelli do të gjente mikun e tij Ibrahimoviç. Problemet që do të shtroheshin në këtë pikë janë dy, në rradhë të parë te Milani askush nuk ka ndër mend ta shesë për pak gjë futbollistin ndaj dhe duhet gjetur një ofertë që nuk zbret poshtë 30 milionë Eurove. Në rradhë të dytë, të paktën nga fjalët e Raiols është imagjinuar dhe një rikthim në Angli ku sipas agjentit, Mourinho do ta priste krahëhapur te Chelsea. Tashmë është e qartë se Janari milanist do të ketë temperaturë krejt të pazakonshme për stinën, të nxehta pasi duke ju referuar gjithmonë “Corriere dello Sport” revolucioni nuk do të ndalet vetëm te Balotelli. Në largim është e gjitha trupa e klientëve të Raiolas, Abate, por dhe Niang e Robinho. Për brazilianin do të provohet sërish të gjendet një akord me Santosin, ndërsa për francezin gjithçka mbetet për t’u mësuar. Shitjet është e natyrshme që të sjellin edhe blerje, në mbrojtje mbi të gjitha për të kënaqur dhe tifozët, prej kohësh në pritje të një lojtari të nivelit të lartë në repartin e tërhequr. Përveç Rami që tashmë është siguruar në shënjestrën e kuqezinjve janë Sagna i Arsenalit dhe Burdisso i Romës, ndërsa për sulmin synimi është të ringrihet dyshja Pazzini-Matri me të parin që është gati të rikthehet pas dëmtimit dhe të dytin që kërkon më shumë hapësira.
Posted on: Fri, 08 Nov 2013 20:56:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015