Matri jo te Verona, ndoshta Toni Verona ka hedhur poshtë idenë - TopicsExpress



          

Matri jo te Verona, ndoshta Toni Verona ka hedhur poshtë idenë se mund t’i bëjë një ofertë Juventusit për Alessandro Matrin, ndërkohë që lë të hapur mundësinë për Luca Tonin. Drejtori sportiv i klubit që do të luajë në Serinë A sezonin e ardhshëm deklaroi se Matri është ëndrra e presidentit, por nuk ekzistojnë mundësitë për të marrë një lojtar si ai. “Për Luca Tonin situata është ndryshe dhe unë kam biseduar me të. Eshtë një lojtar i madh me një të kaluar të ndritur, por duhet të kuptojmë motivimin e tij pasi sezoni i ardhshëm do të jetë tepër i vështirë për ne”, pohoi Sean Sogliano. Toni për momentin ka mbetur pa skuadër pasi kontrata e tij me Fiorentinën ka përfunduar. Sezonin e fundit, 36-vjeçari shënoi 8 gola në 27 ndeshje të luajtura.
Posted on: Mon, 24 Jun 2013 09:25:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015