Mbrëmje, 12 Korrik “Mbretërinë e tij qiellore.” 2 Timoteut - TopicsExpress



          

Mbrëmje, 12 Korrik “Mbretërinë e tij qiellore.” 2 Timoteut 4:18 Qyteti i Mbretit të madh është një vend shërbese aktive. Frymët e shpenguara i shërbejnë Atij ditë e natë në tempullin e Tij. Ata nuk reshtin kurrë së plotësuari dëshirat e mira të Mbretit të tyre. Ata janë në “prehje” të vazhdueshme për sa i përket çlirimit të tyre nga shqetësimet dhe hallet, por nuk “prehen” asnjëherë në kuptimin e përtacisë ose të pasivitetit. Jerusalemi i artë është një vend përbashkësie me të gjithë popullin e Perëndisë. Atje do të ulemi me Abrahamin, Isakun dhe Jakobin në përbashkësi të përjetshme. Atje do të mbajmë biseda të larta frymërore me aradhet fisnike të të zgjedhurve, me të gjithë ata që mbretërojnë me Atë që përmes dashurisë së Tij dhe krahut të Tij të fuqishëm i solli të sigurt në shtëpi. Nuk do të këndojmë solo, por në kor do t’i këndojmë këngë lavdërimi Mbretit tonë. Qielli është vendi ku përmbushet fitorja. I Krishterë, kur ke arritur një fitore mbi epshet e mishit, sa herë që pas një lufte të ashpër e ke shtrirë një tundim të vdekur në këmbët e tua, në atë çast ti ke pasur një parashijim të gëzimit që të pret kur Zoti ta shtypë me këmbë Qoftëlargun përpara teje, duke të zbuluar kështu se je më shumë se fitimtar në Atë që të deshi. Parajsa është një vend sigurie. Kur e gëzon sigurinë e besimit, ke në dorë edhe kaparin se ajo siguri e lavdishme do të jetë edhe e jotja kur të bëhesh një qytetar i përsosur i Jerusalemit qiellor. O Jerusalem, shtëpia ime e dashur, limani i hareshëm i frymës sime! Faleminderit edhe tani Atij dashuria e të cilit më mësoi të të dëshiroj plot zjarr, por do ta falënderoj me zë ushtime në përjetësi kur të vijë dita që të bëhesh imi. Rrushin ka shijuar fryma ime Dhe dëshiron me zjarr t’shkojë Tek vreshti i Zotit tim t’shtrenjtë Ku vilet rriten nëpër agime Te vreshti gjallë dhe i vërtetë Imja frym’ e uritur do darkojë Dhe fryt hyjnor do t’shijojë Si i ftuar për mot e jetë.
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 05:46:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015