Mbërritja e Gareth Bale është një lajm i keq për Angel Di - TopicsExpress



          

Mbërritja e Gareth Bale është një lajm i keq për Angel Di Marian që i kërcënohet drejtëpërdrejt vendi i tij në formacionin e Real Madrid. Në një situatë të tillë, klubet e mëdha të Europës janë gati për të përfituar për të marrë një futbollist që në rrethana normale do të ishte i pashitshëm për "Los Blancos" por në kushtet aktuale duket cdo ditë e më e qartë se Madrid do t’ja japë vendin e argjentinasit, Gareth Bale. Ndaj dhe Arsenali i Wenger hidhet në sulm për Di Marian. "Topçinjtë" janë të gatshëm të paguajnë më shumë se 30 milionë euro për ta marë argjentinasin në Londër para mbylljes së merkatos. Nevoja për të arritur rezultate për një skuadër që i mungon triumfi në vitet e fundit në Angli e kthen në domosdoshmëri blerjen e një futbollisti të madh dhe i përzgjedhuri për Arsenalin është Di Maria. Klubi londinez e ka kuptuar se me transferimin e Bale gjërat do të bëhen të vështira për Di Marian në Madrid dhe mbi këtë bazë kërkon ta bindë lojtarin për t’u bashkuar me projektin e Wenger, duke refuzuar ofertat e tjera. Realit i pëlqen idea, 30 milionë eurot e Arsenalit konsiderohen një ofertë e mirë për një futbollist që pritet të mos jetë titullar këtë sezon, vetëm se ka një problem, Di Maria nuk e ka me qejf largimin. Lojtari kërkon nga klubi që të mbajë fjalën e dhënë kur e cilësoi të pashitshëm dhe refuzon të lërë Bernabeun, por Arsenali nuk dorëzohet duke shpresuar ta bindë se për vetë Di Marian do të jetë më mirë të transferohet në Londër ku do të jetë thelbësor për skuadrën dhe mund të luajë minutat e nevojshme për të qenë gati në verën e ardhshme për Botërorin e Brazilit me Argjentinën.
Posted on: Sun, 25 Aug 2013 21:00:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015