Me tripleten e fituar me Bayern Munich, francezi Franck Ribery - TopicsExpress



          

Me tripleten e fituar me Bayern Munich, francezi Franck Ribery beson se ai i meriton përparësi ndaj Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit në garën për çmimet me prestigjoze në botën e futbollit. “Niveli im ka qenë i lartë gjatë gjithë sezonit. Unë gjithmonë kam qenë në formë dhe kam fituar atë që ka mundur të fitohet. Janë të tjerë top lojtarë të Bayernit që po mungojnë në nominime. Muller do të meritonte të ishte mes finalistëve. Është keq sepse ai ka pasur sezon të mirë. Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë shënuar më shumë gola se unë, por unë e mora tripletën. Këto çmime dhe tituj janë shumë të rëndësishëm për mua”, ka deklaruar Ribery për Bild. Më 29 gusht është shorti i Ligës së Kampionëve dhe do të shpallet edhe lojtari më i mirë për sezonin e kaluar, para Topit të Artë në janar.
Posted on: Sun, 18 Aug 2013 10:34:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015