Mengjes politik. Nuk i shpetoj dot historise sime politike dhe - TopicsExpress



          

Mengjes politik. Nuk i shpetoj dot historise sime politike dhe civile. Do me ndjeke ngado qe te vete. Hahahaaa... Me njerin nga Yjet qe po ngjiten ne Lidershipin e ri te PD dhe me nje deputet te ri te PD nga keta qe kane ardhur ne 2005. Ia nisin e me thone se Ed Rama eshte diktator, i lig, po ben shume gafa e poshtersi, etj, etj. E fill pas kesaj panorame te zymte qe me paraqiten, me thone: Galdini duhet te bashkohemi te gjithe. Cdo Opozitar, cdo ze i se djathtes, cdo njeri me histori dhe me vokacion te djathte. Etj, etj... I degjova me vemendje dhe vetem kam qeshur. U thashe qe pergjigjen do tua kthej publike. Dhe keshtu po bej, po ua kthej pergjigjen publikisht ketu ne facebook. 1. Po pse ore Opozite me Gogolin Edi Rama do bejme ne? Qe ketu fillon koncepti i gabuar i Opozitarizmit. Opozitarizmi nuk eshte gjendje mentale femijesh qe shikojne filmin SHARRA 1, 2, 3, 4, 5 apo edhe 6, dhe kapin duart e njeri-tjetrit nga frika. Opozita eshte Status Politik dhe jo Status Social apo Kulturor. Opozita eshte detyre fisnike ne te cilen eshte normale te jesh ne demokraci, e duhet ta ushtrosh plot pasion duke kerkuar, synuar, ndertuar alternativa, ide, parime dhe objektiva zhvillimiore dhe konkurenciale. Opozita eshte nje hap pushim per te mesuar veten e te tjeret se shume shpejt ti mund te ecesh me shpejt e me mire se ata qe kane fituar sot. Ja ketu ndahem si fillim me keta qe bejne sot Opozite, une. Fatkeqesisht te njejten lloj Opozite ka bere per 8 vjet edhe PS, duke na folur vec per Gogolin Berisha. Ne fakt keta te PS kane 23 vite qe flasin vec per Gogolin Berisha. 2. Ne rrafshin personal, une i kam bere te gjitha perpjekjet dhe sakrificat me te larta e me te ndjera qe mund te beje nje aktivist politik, per te qene me PD, ne PD. Kam hyre ne PD qe 16 vjec. E kam dashur PD plot pasion e sinqeritet. Por keta me shpallen cuditerisht ne korr te organizuar administrativisht me thashetheme te papara ne : spiun, meskin, mashtrues, te poshter, intrigant, ndyresire, te pavlere, njeri kot, e cdo te keqe te mundshme. Vetem me shanin e shanin papushim ne ato thashethemnajat e tyre neper kafene, korridore e biseda, kur binte fjala per mua. Une kurre nuk e kuptova se nga buronte aq shume shpifje, urrejtje dhe percmim qe me behej nga keta Miqte e PD. Madje, po rrefej edhe nje rast flagrant ndonese po shkel edhe etiken, por do e bej. Ne vitin 2010, une isha ne kulmin e suksesit si aktivist civil ndersa drejtoja FDE - Forumin per Demokraci dhe Etike. Me therret miku im i asokohe Lulzim Basha. E me thote: Dua te kandidoj per Kryetar Bashkie ne Tirane dhe te dua ne ekip. Dua te jemi bashke. Une i thashe se qe te ndodhte kjo, Lulzimi duhej te me kthente pergjigje per disa gjera qe une i konsideroja si parakushte per te bashkepunuar me te. Dhe keto gjera kishin te benin kryesisht me luften e organizuar administrativisht dhe politikisht qe me benin mua Drejtues te Larte te PD. E nje nder kushtet e mia, ishte bllokimi mediatik. I thashe Lulzimit se ju, pra Drejtues te Larte te PD keni telefonuar gazetare, drejtues emisionesh dhe botues gazetash dhe u keni kerkuar qe te me mbyllin mua cdo hapesire mediatike. Luli u perbetua se nuk dinte gje. Nderkohe Lulin e mer ne tel Artur Kopani, Kryeredaktori i TVSH. E meqe Kopani me kishte thene mua: off record, miqesisht, se i kishte dhene urdher Luli qe te mos me lejonte mua me ne TVSH, une nderhyra dhe i them Lulit: Meqe sapo fole me Kopanin, pikerisht Kopani me ka thene se ti i ke kerkuar qe te ma mbylle mua porten e TVSH. Nuk eshte mundur, nuk eshte e vertete- thote Luli. E menjehere e mer mbrapsht ne tel Artur Kopanin. Turi nuk e di as sot se une kam qene aty ne zyre me Lulin kur i eshte bere kjo telefonate. Por le ta mare vesh sot... Hahahaa... E pra, Luli e mer Kopanin ne tel dhe i thote: O Turo, si eshte kjo puna e ketij Arian Galdinit, pse ka pengesa per ne TVSH...? Dhe Tur Kopani pergjigjet: Aman o burre, me cmenden Astrit Patozi me Flamur Noken duke me mare ne tel e duke me thene: Na e zhduk ate legenin... E une e mora vesh qe Astrit Patozi dhe Flamur Noka kishin tel gazetare edhe ne TV dhe gazeta. Por jo vetem keta te dy. Edhe te tjere. Madje i di me emra dhe mbiemra. Por do te vije dita e do ti nxjerr keto kuriozitete. E tregova kete historize, per tu dhene pergjigje ketyre 2 miqve te mij ne PD, se une e kam dashur dhe e dua fort PD, por PD nuk me ka dashur e as me ka vleresuar kurre mua. PD ka qene thellesisht agresive, bllokuese, zhvleresuese, percmuese dhe mohuese ndaj meje. Kam bere cdo sakrifice per PD nga viti 1990 e deri ne vitin 2010. Por keta nuk me deshen kurre. Me urryen, shane, baltosen, larguan, nuk me lejuan as te rritem e as te bej karriere. Madje as sot nuk me duan. Keta e kane katandisur PD-ne ne partine e Glori Husit, Nik Collakut dhe Ed Halimit. Le ti gezojne e le ti mbajne. Une nuk kam asnje deshire te bashkohem me mediokritetin dhe felligeshtine qe ka bere gjithcka per te me shkaterruar jeten, pa shkak e pa arsye. Keta merrnin pushtet, keta vidhnin e mbushnin xhepat, keta beheshin deputete, ministra e gjithcka, mashtronin e vidhnin nga te mundin, u bene te pangopur ne vjedhje e marrezi, e per ta une isha i keqi, i ligu, intriganti, mashtruesi, maskarai, i pavleri, spiuni, e ku di une cfare idiotesie tjeter brockollisnin ata per mua. Keshtu qe, per mua ndonese i kam falur, eshte ende hesap i hapur perderisa askush prej tyre nuk ka denjuar te ulet me mua sy per sy per te me kerkuar te falur. Por i kam falur. I kam falur por nuk i dua me ne jeten time keta njerez qe rrojne vec me plackitjen e vendit dhe asgjesimin e te talentuarve. Ju mjafton kjo pergjigje e drejtperdrejte, njerezore, e sinqerte dhe emocionale te dashur miq? Faleminderit.
Posted on: Wed, 30 Oct 2013 09:01:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015