Messi më i miri në botë sipas Goal Sulmuesi i Barcelonës, - TopicsExpress



          

Messi më i miri në botë sipas Goal Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, e ka fituar për herë të tretë çmimin e lojtarit më të mirë në botë nga portali më i madh i lajmeve të futbollit në botë, Goal. Argjentinasi e fitoi çmimin e Goal si lojtari më i mirë pasi mori më shumë vota për dallim prej 49 lojtarëve tjerë në konkurrencë për çmimin Goal Top 50. Messi gjatë sezonit të kaluar arriti kuotën e 91 golave për vitin 2012 për të thyer rekordin e Gerd Muller dhe 500 gazetarë të portalit Goal nga anë e mbanë bota kanë votuar për lojtarin më të mirë në botë, ku Lionel Messi ka marrë më shumë vota. Ai në renditje ka dalur para Franck Riberys në vendin e dytë, i cili ndihmoi Bayernin e Munichut drejt tripletës, teksa Cristiano Ronaldo është në vendin e tretë. Pasi pranoi çmimin, Messi u shpreh i ngazëllyer për këtë arritje individuale që për të nuk është aq e rëndësishme. “Jam shumë i kënaqur për këtë. Si lojtarë, ne punojmë gjatë gjithë vitit për të fituar trofe me ekipin, ne nuk kërkojmë trofe individualë, por kur ato vijnë është një motiv shtesë e që na japin forcë të vazhdojmë tutje në rrugën e njëjtë”, ka theksuar Messi për Goal. Lionel Messi e ka fituar edhe dy herë të tjera këtë çmim – në vitin 2009 dhe 2011. Ai është lojtari që e ka fituar më së shumti këtë çmim, pasi Ronaldo e ka fituar dy herë atë. /Telegrafi/
Posted on: Mon, 29 Jul 2013 18:13:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015