Migjeni Katër shkaqet e mitizimit të Migjenit. Gazeta R. D. e - TopicsExpress



          

Migjeni Katër shkaqet e mitizimit të Migjenit. Gazeta R. D. e datës 27 shtator 2011 botoi nji shkrim të Z. Marian Shestanit me titull”S’ta kishim borgj me na fye ,o Lame. “ Ai shkrim hjellë poshtë dejsisht përpjekjen deshtake të Z. Artan Lamës për me i minimizue vlerat artistike të krijimjtarisë shkodrane në të gjitha fushat e artit. Por më çudit së tepërmi vumja e Migjenit si njanin nga gurtë ma themelor të kështjellës së artit shkodranë, kur dihet se ky vlersim ashtë i nji pasaktësije fare të dukshme. Ky vlersim i jep shkas pyetjes: Deri kur do të vazhdojmë me u bazue në analizat falso të laboratorit komunist që u bani shkrimtarve të interesit të tij për hirin e të cilit synoi mitizimet e ma të pa çmitizueshme e kjo arritje komuniste vazhdon me qëndrue e paprekshme edhe sot e kësajë dite?! Deri kur po lehen me qenë arritjet e Enverizmit pengesat ma serioze në rrugen e arritjeve të demokracisë?! Kjo pengesë njihet me emnin çensurë e plotë , ose e pjesëshme në peshoren e vlersimeve të sakta. Çensura sado e pjesëshme qoftë e fyen randë demokracinë.Pranimi verbtazi i vlersimeve komuniste nxjerrë në pah dëshiren e të kapunit fort pas rregresit të së kaluemes komuniste, ose mungesen e aftësisë me i pa vlerat në driten e rrealitetit kulturorë e unë mendoj se jemi tepër të vonuem në shkatrrimin përfundimtar të ati rregres që e kundërshton kambngulshëm xevendsimin e tij nga progresi. Kjo na ban të detyrueshme xevendsimin e motos së Enverizmit:” Politika në plan të parë” e shëndrrimin e kesajë moto të mbrapshtë me moton e mbarë të demokracisë: Kultura në plan të parë mbasi kultura ashtë truni e syni i asajë politike që na jep shkas me u krenue me te.Dihet se shtylla korrizore e nji krijimi ashtë përmbajtja e pra le ta shohim me shqyrtimin e asajë përpikmënije që e nderon kritiken e mirfidhtë,me sa smundje ashtë e infektueme kjo shtyllë korrizore e ti’nxjerrim diagnozen e saktë sepse këtë saktësi demokracia ia ka borxhë të infektuemve nga propaganda e trompetës komuniste zhurma e se cilës vazhdon me buçitë gjithnji.Ka njerëz që thonë se mitet arrijnë me u ngulitë në mënyrë të pazhgulshme si zakoni i ushtruem për nji kohë të gjatë si pimja e cigares por lanja në kulturë e ndikimeve të pa deja për te e shëndrron ecjen normale të progresit në zvarrisje e kultura jonë ka nevojë me qenë sa ma e shëndetshme,se vetëm kështu mundet me qenë e aftë me i vu vlerat e saja në vendet që meritojnë e jo me i lanë në vendet ku i ka leverdisë politikës komuniste.Le pra të shohim shkakun e parë të mitizimit të Migjenit. Dihet se thelbi i doktrinës komuniste ashtë ateizmi ky llojë helmi i ngop interresat e propagandës komuniste sepse ateizimi i popullsisë përmbushte kushtin kryesor të shëndrrimit të shqiptarit në” Njeriu ynë i rij vepra ma e shkelqyeshme e partis”. E ja ç’ushqim gjenë prapaganda ateistokomuniste në vargjet e Migjenit:” “Në varrimin e illujve të vjetër Kumonët kanë për të plasë së rami E minaret kanë për ta thye korrizin së faluni E do të bije heshtja, Se çdo vikamë fillon e mbaron me heshtje” Kush nuk e ndjenë në këta rreshta thirrjen e zanit ugurzi për me i nxjerrë jasht ligji besimet fetare?! E pas plasjes së kumonës e rrëximi i të gjithë tempujve fetarë “ E do të bije heshtja” Se çdo vikam fillon e mbaron me heshtje” Kjo vikamë si pas Migjenit ashtë protesta që edhe mund ta bajë populli por ajo shtypet e shtypja e shëndrron vikamën në heshtje. Këto vargje kanë agresion por jo logjiken e të shprehunit sepse vikama fillon me bertitje në kupë të qiellit e jo me heshtje. Këto vargje janë marrë në “Illuj pa krena.”Hoxhës do t’i këputen telat e fytit së kënduemi E mandej do të fillojë puna” Kjo punë që Migjeni mendon me i fillue pas rrëximit të tempujve fetarë ashtë fillimi i punës ideologjike për shëndrrimin e shqiptarit “ Në veprën ma të shkëlqyr të partisë” Në vargjet me titullin “ Blasfemi, Migjeni shfrynë dufin e mëllefit ma të pa justifikueshëm as nga vetë ateizmi ma brrutal që pretendon me pasë së paku nji pikël etikë “ Zani i hoxhës e i priftit në nji kangë të degjenerueme” E nga shkaku i mëllefit autori humbet edhe fijen e arsyetimit ngase hoxha e prifti nuk kanë nji za të vetëm por dy zane. “ O sa engjuj të bukur para derës së ferrit Ky varg ashtë i hellun kuturu pse engjujt që nuk besohen prej tij ndollen para derës së ferrit që Migjeni nuk e beson. Pra ashtë veçse shfrim i tërbimit që mbytë, dehë vetdijen. Njanës prej vjerrshave i ka vu këtë titull skandaloz:” Kangë skandaloze” “ O murgeshë e shkretë, Bashkë me mëkatet e botës Merr edhe mëkatet e mija E mos u lut për mue, Se due t’i bije pash më pash ferrit” Ramja e këtyne vargjeve në kundërshtim me njani tjetrin tregojnë se frymëzimi i Migjenit e ka humbë logjiken e të arsyetuemit kur nga njana anë thotë:” “ “ O murgeshë merri mëkatet e mija” Merr mëkatet e mija dotë thotë që unë të mos kemë mundsi me shkue në skëterrë se pa mëkate nuk lejohesh me hy në skëterrë nga ana tjeter thotë:” Mos u lut për mue se due t’bije pash më pash ferrit” E pra nen shërbimin e nji kujdesit prindorë të atyne që u kushtoi kangën skandaloze Migjeni dha frymën e tij të fundit. Ateizmi i Migjenit nuk ka si konsiderohet thjeshtë ateizëm, por ateizëm komunist i importuem nga Bashkimi sovjetik i formuem në saje të rrevolucionit bolshevikokomunist. Vrulli i dufit të shfrimit Migjenin e shëndrron në nji pree të konfuzionit si në këto vargje të titullueme” Parathanja e parathanjeve” :”Çdo ditë përëndojnë zotat Trajtat e tyne rrëshqasin në vite e në shekuj.” Me të drejtë pyetet: cili ashtë kuptimi i këtyne dy vargjeve?! E vazhdon :”Tash nuk po dihet se kush ashtë zoti e kush ashtë njeriu.” Kur sipas Migjenit :” Çdo ditë përëndojnë zotat” Si nuk u dika kush ashtë Zoti e kush ashtë njeriu?! “ Në trutë e njerzimit zoti galuc ka ndejun” Nëse çdo ditë përëndojnë shumë zota do të duhej thanë: ose në trutë e njerzimit rrinë galuc shum zota,ose në trutë e njerzimit rrin galuc nji prej atyne zotave “ Njeriu nuk e din a ashtë pjellë e zotit a pjellë e njeriut” Për cilin njeri e ka fjalen Migjeni kur besimtarët besojnë se janë krijesa të Zotit ateistat besojnë se janë pjellë e s’dij se kujt. Aq i dhanun ashtë pas ateizmit ky seminarist i priftnisë ortodokse, sa vjerrsha që të mos ketë brenda dozen e ateizmit t’i duket e mangët këte e shohim edhe në vargjet e titullueme “ Na të bijtë e shekullit të rijë “Na të bijtë e shekullit të rijë, Që plakun e lamë në shejtninë e tijë.” Lexuesi nuk ka si të mos pyet: Cili ashtë ky plak?! “ Kalbsinat e vjetra kerkojnë shejtni”. Kështu sipas Migjenit shejtnia qenka e kalbësinave si i ndollë atij që mundet me e shprehë pikpamjen e vet ideologjike edhe me nji fjalë të vetme, Migjeni na dëshmon me vargun:” E çueme grushtin për me luftue” ngritja e grushtit ishte xhesti simbolik i luftës së komunizmit. Për me na tregue se ateizmi i tij nuk mundet me qëndrue pa e vjellë helmin e vet na thekson këtë dukuni edhe në vargun “ Zhigjetat drejtue nga qielli në ballë të zotit a të dreqit.” E pra më sa dij unë Migjeni ashtë i vetmi në Botë që e ka pozicionue dreqin në qiell. Tani vjen shkaku tjetër i mitizimit komunist të Migjenit po aq i dobishëm për Enverizmin sa shkaku që shqyrtueme deri tash. Përshkrimi i të ashtuquejtunit mjerim i tejskajshëm i kohës së qeverisjes së mbretit Zog në mënyrë që vorfnia e kohës së komunizmit t’u dukej lule në krahasim me ate të mjerimit të kohës së maparshme prandej edhe këtë aspekt Enverizmi e konsideronte nji tjetër hajmali magjike të propagandës së tij . Pikrisht për këtë vargjet e poemes së mjerimit trombetoheshin në çdo pllambe të Shqipnisë. Arsimtarët e shkollave të mesme jo vetëm ishin të porositun ta ilustronin me komente sa ma bindëse por edhe t’ua banin të detyrueshme të mësuemit e sajë përmendësh e do të ishte patjetër pjesë e programit të reçitimeve që nga adoleshentat e deri në gojët e ma të mëdhejve aktor e u emertuen me emnin e tij institucione të randësishme si kooperativa artistike Migjeni e deri teatri i Shkodres në kundërshtim me logjiken ma të thjeshtë ngase deri atherë nuk kishte ndollë në botë që nji teatër të emërtohet me emnin e nji poeti që nuk ka kurrfar lidhje me dramaturgjin. E siç do ta shohim përshkrimi i këtij mjerimi ashtë ma shumë pjellë e fantazisë së smurë si vetë Migjeni. :” Mjerimi tërbohet nga dashunia epshore” Nëpër skajet t’errta, bashkë me qej, mij, mica” Si në shumë vargje tjera, Migjeni as këtu nuk e shtin në punë arsyen. Qeni, mica e mini nuk mund të qëndrojnë në atë skaj me njeriun e të bajnë epsh të katërt, mbasi qeni e mica shkojnë keq me shoqishojnë, pale mandej mica me minin “ lakuriqen mishnat si zhangë të verlla pisa Si munden me pasë aftësi epshore mishnat e verlla e të pista të bame zhanga prej mjerimit?! “ Dhe aty zanë fillë të marrët, shërbtorët, lypsat, Që neser do të linden me na i mbushë rrugat” Mirë se shërbëtoret e lypsat, por pse edhe të marrët lindkan nga epshet e të mjeruemëve?!Po të ishte kështu friga e lindjes së të marrëve nga epshet e të mjeruemve do të ndikonte thellë në kufizimin e aktivitetit epshorë tek të vorfnit.Në njanit prej vargjeve të këtushëm shkruen :” Mjerimi s’ka fat, por ka vetëm zhele, Të shkyem e të coptuem edhe të dalun bese” Ç’ka don me thanë “ të dalun bese zhelet?! Asnji intepretim nuk e ka të mundun me e ba të vlefshëm këtë varg. “ përbajnë tym si hejt që i ban shkrum shkreptina” Kuptimi i këtij vargu ashtë ma i errët se errsina ma e dendun. “ Nji stoli e kobshme në vend të buzqeshjes”” Stolia ashtë element vetëm i bukurisë, ndaj nuk ka si me u konsiderue “ e kobshme” prandej çdo justifikim i kësajë fjale në këtë vargë veçse do ta bante edhe ma të pa justifikueshme. “ Shpërblim qesharak tre a katër lek në ditë e marrsh”” Kjo rrogë minimale e punëtorve të kohës së përshkrueme nga Migjeni në poemën e mjerimit vlente s’paku dyfishin e rrogës së puntorit në kohen e komunizmit. “ Dhe këtë njollë nuk ashtë kur e mundshme Ta shlyejnë paçavrat që nxanë myk ndër tempuj.” Biblat predikojnë vllaznimin e njerzve, përmirsimin e jetesës së të vorfënve e megjithkëtë Migjeni i quen:” Paçavra” Në vjerrshen “Pesha e fatit” shkruen “Na shtypi fati e na bani kryma”Njeriun e vërtetë e karakterizon qëndresa që jo vetëm nuk e pranon shtypjen, por as përkuljen e dinjitetit. Ku janë virtytet nuk mundet me hy pesimizmi. Në vjerrshën “ Kanga e përëndimit Migjeni e shprehë kështu anmiqsinë ndaj përëndimit e këtë anmiqsi përveç vargjeve e pasqyron edhe vetë komentuesi i tyne Gj. Luka “ Dëgjon zanit që thotë feja, Plagosë qiellin e shpon token Shkyen horizontet e bardha çvesh natyrën ia heqë kotllen Kult i tijë kult i çveshun Kangë përëndimi Kangë njeriu të dehun nga besimi në vehte.” E pra përendimori “ Ashtë i dehun nga besimi në vehte”Në të vërtet Përendimi i dha shkas ngritjes së nivelit të jetesës së njerëzve të tij me gjendjen ekstreme të komunizmit Në vjerrshën “ Frymzimi i pafat” shkruen :”O frymzimi im i ngratë Leni t’dergjen në mjerim. Cili asht kuptimi i vargut “leni të dergjen në mjerim ?! Njerzit s’duen ma trishtim S’i due hovet tua të nalta, As fluturimet tua nëpër balta” Nepër balta a zvarriset a fltuturon?!!!!!!! Tërbimi ashtë pjesë e urretjes, jo e dashunisë. Fjala epshore nuk përputhet me fjalën dashuni, dashunia ashtë nji ndjenjë poetike; tërbimi epshor ashtë sinonim me histerizëm nga ana tjetër mjerimi nuk ka si tërbohet nga epshi mbasi sa ma i fuqishëm të jetë mjerimi, aq ma i pafuqishem bahet epshi. “Kepërthehen ndjenjat me fuqi shtazore” Po të ishte kështu kjo fuqi shtazore do ta shëndrronte njeriun në kafshë, ose ma mirë me thanë në bishë e ai që e zbret vehten deri aty e humbë të drejten e emnit njeri e i vorfni nuk e ndrron emnin njeri as në këmbim me pasuninë materiale ma të lakmueshme. “ Të vorfnit bajnë dashuni në petka të ndragta, të qelbëta, të ndyta” Kjo nuk ma merr mendja se do të ndollte as në vendet e mungesës maksimale të ujit Mundsinë e pastrimit e gjejnë edhe kafshët e jo ma njerzit.Në qoftë se mjerimi do ta zbriste deri në atë pike askush nuk do të ishte ma përgjegjës se komunizmi. Prandej nëse mund të kenë egzistue kësi familjesh janë viktima të vesit të përtacisë që mundet me prekë njeriun e çdo shtrese shoqnore. Të vorfnit e pa përshkruem nga Migjeni kanë ble sapunin para bukës “ Tavani i tymuem e plot marimanga” Mirë se për tymosjen e tavanit e paska fajin mjerimi por për mos fshimjen e marimangave e ka fajin vetëm paraliza e duerve. “ Puthen buzët e ndragta e shuhet uja.” Uria mundet me u harrue për ndonji çast se po ta shuente puthja urin uria nuk do të përbante kurrfarë preokupimi. “Trupi nji përmendore i nji tregtije të ndytë” Shitja e trupit femnor ashtë çeshtje karakteri e kurrsesi vorfnije përndryshe çdo femën e vorfën do të bahej viktimë e prostitucionit. Vorfnia ndikon në smadhimin e vesit, por në asnji mënyrë në krijimin e tij. “ Eshtna të shtremta në gjoks t’ndonji dhime E meta apo gjymtimi mundet me prekë njeriun e çdo klase shoqnore për ndryshe çdo i vorfën dotë ishte i gjymtuem, ose me të meta, mjerimi mundet me ndikue në zvarrisjen e shërimit a të përmirsimit ” Mjerimi ka motër ngushdhuese goten” Alkoholi nuk ashtë ngushdhues dehja ashtë ajo mpimje që kur e lëshon dhimbjen ia shton therjen. Nji i vorfën i ndershëm nuk ka si ngushdhohet tue lanë në pije paret e bukës së familjes. Shkaku tjetër që e nxiti komunizmin shqiptar me mitizue Migjenin që origjina e tij jugosllave me komunizmin e së cilës komunizmi shqiptar kishte aleancën ma të ngushtë prandej shteti komunist shqiptarë e shfrytzoi origjinen e Migjenit me i hy sa ma në hatër aleatit që atherë mendohej i përjetshëm. Prishja e asajë aleance nuk pat si me ndikue në trajtimin ndryshe të Migjenit mbsi ky i plotsonte qind për qind interesat propagandistike të Enverizmit.Shkaku i katërt që për Enverizmin kishte të njejtën randsi ishte që Migjeni të propagandohej si “ Poeti ma i madh i Gegnisë në mënyrë që si brezat tonë të ardhshëm e ata që do ta njihnin nepërmjet të përkthimeve të thonin:” Migjeni ashtë njësia matëse e poezisë se veriut të Shqipnisë mbasi Ndre Mjeda ishte i lanun sa për be” Se nuk e diskriminojmë veriun” përmendej si kalimthi edhe kaq vlersim në saje të poezive të tija që mund të shfrytzoheshin me pasqyrue gjendjen e shqiptarve si i interesonte partisë shtet si “ Andrra e jetës, I tretuni, Bylbyli e ndonji tjetër. Megjithket Mjedën e propagandonin si Njish e Migjenin NJI MË DY XERO. Për çudin ma të çuditëshme këtë konsiderat na jep edhe nji kritik i joni me emen kur na thotë:”Migjeni ishte themeluesi i estetikës moderne në letërsinë shqipe ndërsa në të vërtetë në mjaft vargje të Migjenit gjejmë shembuj të antiestetikës. E këtë e kemi pa edhe gjatë shqiptimit në këtë shkrim e mbrojtsat e shkrimeve të tija vazhdojnë me e rrefuzuee debatin rreth shkrimeve të tija edhe sot e kësajë dite tue ditë mirë se rrefuzimi i debateve e i replikave i përkasin çensurës e çensura i përket diktaturës. Ata që mundohen me e justifikue fungsionimin e demokracisë nepërmjet të debateve politike nuk mund t’ua mbushin mendjen atyne që e dinë se fungsionimi i vërtetë i demokracisë mvaret kryesisht në debatet kulturore që e ngrejn lart e ma lart prestixhin e asajë politike që e nderon kulturen si meriton. Mbrojtsat e shkrimeve të Migjenit shkojnë edhe deri aty sa të përpiqen me na bindë se Migjeni u keqtrajtue nga “ Rregjimi i Zogut” Z. Marjan Shestani në shkrimin që i dha shkas kësajë replike thotë:” Sikur Migjeni të kishte jetue edhe ne kohen e komunizmit do të psonte përndjekjet e atij regjim” Ky mund të konsiderohet edhe parashikim edhe hipotezë, por tue e pa interesen e komunizmit për shkrimet e Migjenit më duket gati e pa mundun me ia sakrifikue ato shkrime e si rrjedhoj edhe vetë Migjenin. Për me na vërtetue se Migjeni e ka psue edhe ai vetë mjerimin e kohës se atyne frymëzimeve na prrallisin” Rregjimi Zogolljan e denoj dy herë me vdekje kur ndaloi shpërndamjen e shkrimeve të tija e kur e la në mëshirën e fatit përballë smundjes vdekjeprurse”Akuzat që na bajnë të pavërtetat sidomos kur janë të shkrueme mbeten të përhershme ndaj ky fakt duhet të na bajë me u ruejtë shumë nga të pavërtetat. Rregjimi i Zogut ma parë se të pengonte shpërndamjen e shkrimeve të tija do të pengonte botimin e tyne e po ta lente në mëshiren e fatit përballë smundjes vdekjepruse nuk do ta lejonte shkuemjen e tij në Itali e shtrimin në sanatoriumin e Torinos. Përkundrazi Migjeni mund të konsiderohet i privilegjuemi i atij rregjim ngase tue qenë mësues në Vrakën e minoritetit malazez iu muer parasyshë kërkesa me u trasferue në Pukë klima e së cilës i përshtatej kushteve të tija shëndetsore. Aty shkolla ishte e mësimit verorë e jo vetëm i mundsohej marrja e nji rroge mjaft të kënaqshme për kohen, por merrte edhe pagesën e pushimeve shkollore gjatë dimnit. E siç e shohim edhe në jetshkrimin e tijë shkoi në Itali me u rregjistrue në universitet e ai rregjistrim nuk do të mund të bahej pa miratimin e shtetit shqiptarë. Këto të dhana të sakta nuk i lanë shteg spekullimeve që e damtojnë dinjitetin e shpiksave të tyne. Ashtu si damton tendencioziteti kritikuesin e pa aftë me ia dalë në krye me sinqeritet ndershmënije të pa diskutueshme punen që mer përsipër nen përgjegjsin morale e kulturore. Të së njejtës përgjegjsi janë edhe ata që u mbyllin shtegun të vertetave sepse kjo do të respektonte normen ma të dënueshme nga demokracia.Nuk duhet harrue as ky fakt i dhimbshem që nji kritik i joni letrar e çitoj para do kohe në gazeten “Milosao”Migjeni shkruen:”Në trollin arbënor nuk kanë vend zanat”Kush nuk e kupton domethanjen e këtyne fjalëve të tërthorta sepse vetëm në poezin e Fishtës nxanë nji vend nderi qenjet mitologjike të hymnizueme si nga çdo popull tjetër edhe në eposin e veriut të Shqipnis prandej Fishta do ta pavdeksonte në shkrimet e veta këte traditë artistike ndërsa komunizmi do ta qonte në vend porosin urnduese të Migjenit:”Në trollin arbënor nuk ka vend për poetin e zanave”Sipas kësaj porosije komunizmi dënoj vepren e Fishtës e deri edhe eshtnat e tijë me zhytje në rrjelljen e Drinit. Me botimin e këtij shkrimit nderojmë demokracin.Unë jo vetëm pres me shumë kënaqsi repliken a po replikat ashtu si i meriton ky shkrim, por do t’i vlersoja me shumë falnderime qortimet bindëse që i shërbejnë përvojës time në përmirsimin e cilësis në këtë fushë të ndriçueme sa ma mirë nga drita e asajë kulture që na prinë drejtë majeve ma të nalta të qytetnimit. Gjokë Vata
Posted on: Mon, 26 Aug 2013 17:46:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015