Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në mbështetje - TopicsExpress



          

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në mbështetje të neneve 4, 21, 22 të Ligjit nr. 03/L-189 për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 8 paragrafi 1.4 dhe shtojcën 6 të Rregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive dt. 22.03.2011, nxjerr: VENDIM Për uljen e pragut të kalueshmërisë së provimit të maturës shtetërore 1. Pragu i kalueshmërisë së provimit të maturës shtetërore, për afatin e qershorit dhe gushtit të vitit 2013 ulet nga 50% në 45%. 2. Në diplomë shënohet numri i saktë i poenave. 3. Vendimi hyn në fuqi me nënshkrimin e tij nga ana e ministrit. Arsyetim Në bazë të dispozitave të cekura më lartë si dhe miratimit të kërkesës nr.2084 dt.20.09.2013 të Divizionit për standarde, monitorim dhe vlerësim, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi. testimatures
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 15:03:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015