Mos qaj, nëse sprovohesh me sëmundje, se çdo minutë nga i cili - TopicsExpress



          

Mos qaj, nëse sprovohesh me sëmundje, se çdo minutë nga i cili vuan është pastrim mëkatesh. Mos qaj, nëse të largohen shokët më të ngushtë dhe nuk të tregojnë arsyen, ai është që të ka humbur ty, e jo ti atë. Mos qaj, nëse zbulon se njeriu më i afërt i yti është armiku më i madh, por falënderoje Allahun që nuk ke jetuar gjithë jetën i pavëmendshëm. Mos qaj, nëse të bënë padrejtësi ai që ti i ke bërë mirë, ti nuk je i pari që i është bërë padrejtësi, le të bëhet padrejtësi ty, dhe ti mos u bën i padrejtë asnjëherë. Mos qaj, për të dashurin që ka ikur dhe ka lënë prapa thyerje, patjetër do të ekzistoj dikush që do t’i grumbulloj ato copa nga dashuria e kaluar. Kështu është jeta e përbërë prej dashurisë, lotëve, ndarjes dhe tradhtisë. Të përpiqemi me gjithë atë forcë që kemi të përmbahemi dhe të bëhemi të durueshëm. Jeta është më e bukur se sa ta kalojmë atë duke qarë me lot.
Posted on: Thu, 11 Jul 2013 10:56:12 +0000

Trending Topics



[

Recently Viewed Topics




© 2015