Mungesa e një stadiumi të dytë që plotëson kushtet për - TopicsExpress



          

Mungesa e një stadiumi të dytë që plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjeve të fazës play-off të Europa Ligë e ka detyruar UEFA-n të ndryshojë kalendarin për Skënderbeun. Shorti I hedhur në Nion të Zvicrës përcaktoi zhvillimin e takimeve të para Kukësi – Trabzonspor dhe Skënderbeu Odesa Chernomorets në Shqipëri, por fakti që në “Qemal Stafa” më 22 Gusht mund të luhet vetëm një ndeshje i la vetëm një mundësi zgjidhjeje UEFA-s, e cila vendosi që korcarët takimin e parë ta luajnë në fushën e Chernomorets. Menjëherë pas hedhjes së shortit qeveria e futbollit europian pasi shqyrtimit të relacioneve të hartuar nga të deleguarit e saj e kuptoi që në Shqipëri ka vetëm një stadium që plotëson minimumin e kritereve për takimet e Europa Ligë, por në mirëkuptim të plotë me klubin ukrainas u vendos ndërrimi I datave për ndeshjen brenda dhe jashtë të kampionëve të Shqipërisë. Në fakt fusha dhe ambinetet e dhomave të zhveshjes në stadiumin “Skënderbeu” janë shumë më kokomde se ato të “Qemal Stafës”, por kushti I parë I panegociushëm është kapaciteti, që në fazën play-off të europa Ligë duhet të jetë të paktën 12 mijë tifozë. Si përfundim Kukësi – Trabzonspor do të zhvillohet më 22 gusht në “Qemal Stafa”, ndërsa Odesa Chernomorest – Skënderbeu në Ukrainë në të njëjtën datë. Takimet e kthimit do të luhen më 29 Gusht.
Posted on: Sat, 10 Aug 2013 19:38:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015