Më vjen gjithmonë mirë dhe natyrshëm ndiej kënaqësi, pas - TopicsExpress



          

Më vjen gjithmonë mirë dhe natyrshëm ndiej kënaqësi, pas një ngjarjeje ose veprimtarie të kardiologjisë dhe, në veçanti, të Shoqatës së Kardiologjisë Shqiptare. Sigurisht, ajo vjetorja merr vlera të veçanta dhe kështu më jepet për të shkruar për organizimin, veçanërisht për takimin me kolegët e huaj pjesëmarrës, për përfitimet shkencore nga ana e mjekëve, si dhe, në fund, për mbylljen dëfryese me gjithë pjesëmarrësit. Kryetarja e Shoqatës së Kardiologjisë Shqiptare, znj. Martina Heba, kujdeset deri në fund dhe me ritëm, që çdo gjë të shkojë mirë, përsosmërish. Kjo gjë u vërejt edhe në Konferencën e zhvilluar në kryeqytetin tonë, Tiranë. Temat e mbajtura aty ishin krejtësisht shkencore dhe bashkëkohore për paraqitjen në nivel dhe të qarta për të gjithë pjesëmarrësit, duke ndihmuar në praktikimin e dijeve të fituara dhe për t’i vënë ato pastaj në praktikë. Pra, punimet e paraqitura ishin me mjaft interes, si ato të mënyrës së jetesës dhe sëmundjet, që lidhen me trashëgiminë dhe fibrilacionin atrial; rëndësinë dhe mjekimin e tyre ose faktorët, që ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve të enëve të gjakut, të zemrës ose tjetërkund. Temat e lektorëve të huaj i dhanë larmi Konferencës vjetore më të rëndësishme. Nga Shoqata e Kardiologjisë Shqiptare morën pjesë: prof. Ahmet Kamberi, Martina Heba, Artan Goda, Sokol Myftiu, Petrit Bara e Mimoza Lezha dhe më të rinjtë, Alban Dibra, prof. Gjin Ndrepepa (ardhur nga Gjermania), Anesti Kondili, Gjergji Vreto e Mihal Tase. Por ndodheshin edhe kolegët e huaj e të njohur, prof M. Graham, përfaqësues i ESC; prof. Evgjeni, president i Shoqatës Ruse të Kardiologjisë. Sigurisht, kjo pjesëmarrje e mjekëve të njohur e bëri më interesante dhe fitimprurëse tërë Konferencën.Poashtu, vlen të përmendet puna dhe përkushtimi i grupit organizues, qysh me pritjen, përkthimet etj., qe ishin të përkushtuar. Kompanitë farmaceutike, me sponsorizimet e tyre, ndihmuan shumë në ecuritë e kësaj Konference. U dallua ajo “Bayer chering”, sponsor kryesor ose dhe “Berlin Chemie”, me dhuratat e tyre, duke i dhënë karakter festiv fundit të saj. Së bashku me firmën “Novartis”, ato bënë mbylljen gala, në kompleksin “Taivan” të Tiranës. Kjo Konferencë e zhvilloi veprimtarinë e saj në vazhdën e disa sukseseve të mëparshme te Shoqatës sonë të Kardiologjisë, siç ishte ajo para dy muajsh, në Konferencën Mesdhetare të Kardiologjisë, që u zhvillua në Tiranë, me fondet e Shoqatës së Kardiologjisë. Nga vetë emri kuptohet se aty marrin pjesë të gjitha vendet, që lagen nga Deti Mesdhe, shenjë kjo e besimit që të huajt kanë te ne, për organizimin e kongreseve të mëdha, pra të Shoqatës të Kardiologjisë, me presidente prof. Martina Hebe. Tema të tilla, si ajo “Apnea e gjumit”, janë shumë të rëndësishme për komplikacionet kardiake dhe aritmitë e ndryshme. E rëndësishme ishte dhe tema për insufiçencën kardiake etj. Aty të gjithë ishin në të njëjtën “shtëpi”, ku shumica ishin italianë dhe në Shqipëri të gjithë flisnin italisht. Kolegët e huaj, nga të gjitha vendet, që lagen nga Deti Mesdhe, mbetën shumë të kënaqur për nivelin e rritur shkencor të mjekëve tanë, por edhe për atë që dhanë nga dijet e tyre. Njëkohësisht, panë vendin tone, të panjohur më parë për ta dhe arritjet që ka shënuar mjekësia e, në veçanti, kardiologjia shqiptare. 2. Më herët, në fundin gushtit dhe fillimin e shtatori 2012, kardiologët shqiptarë morën pjesë në Kongresin më të rëndësishëm të Shoqatës së Kardiologjisë Evropiane, në Munih të Gjermanisë. Sigurisht, aty ishin mjekë të ftuar nga të gjithë bota, ku kryesorët ishin amerikanët, që kanë më tepër mundësi për zbulimin e formave të reja të mjekimit, siç është p.sh. në TA e lartë, ku kryhen veprime në arterian renale dhe kështu mënjanohet mjekimi me barna të shumta. Temë me shumë rëndësi ishte edhe mjekimi pas stentit, me autor shqiptarin e famshëm, që jeton në Gjermani, Adnand Kastrati. Problematika, pas vendosjes se unazave, siç thotë populli, është e larmishme dhe duhet ruajtur për të mos pasur përsëritje të krizave në zemër. Pokështu, interesante dhe me mësime për ne ishin rastet e veçanta të kardiomiopative hypertonike, me të vështirësi diagnostikimi për veçanësinë, që kanë disa prej tyre. Të gjitha këto të dhëna shkencore i shpërndajmë pastaj në sistemin tonë mjekësor, duke ngritur nga ana profesionale mjekët e familjes etj. Tashmë, siç e thamë dhe më lart, pjesëmarrja masive e mjekësisë shqiptare në kongrese të specialiteteve të ndryshëm është gjë e zakonshme, me sukseset e përfitimet nga to. Kështu, përmendim pjesëmarrjen aktive të mjekëve tanë në Kongresin ESC të Stokholmit, në Suedi, që na dha shfaqje të veçantë shkencore dhe panoramike. E veçanta, nga ana shkencore, ishte shfaqja live e disa referimeve, siç qe p.sh. vendosja e valvulës së AO pa operacion ose studimi me ECO e funksionit të zemrës në kontakt ose strain – strain ratt, por më parë matja gjatësore e ventrikulit të majtë, si shprehje e funksionit të zemrës, për mire ose për keq. 3. Sigurisht në gjithë këto veprimtari, ku shkojnë pjesëmarrësit në kongrese, siç ishte dhe ai në Suedi, ata shijojnë dhe mësojnë shumë nga historiku ose bukuritë e këtyre qyteteve të famshëm. Të tillë janë dhe parqet e tyre madhështore ose qytezat, ku pamë se si jetonin suedezët para 600-vjetësh, si edhe më modernet, si Instituti “Nobel”. Aty hymë të gjithë me admirim, pamë jetën dhe shkencën, që kishte realizuar Alfred Nobeli, deri te biçikleta, që e ndihmonte të lëvizte dhe të fitonte kohën, të cilën e kishte aq të çmuar për punimet e tij. Ajo ishte pjesa e qytetit të vjetër, vendi shëtitës në formë katrore, me kafene dhe restorante rrethuar. Në një nga këto kafene ishte ulur një grup mjekësh, mes të cilëve më kujtohen prof. Arben Baboçi me të shoqen dhe dr. Edvin e dr. Elona Dado etj. Ishin përballë Institutit “Nobel”, ku në atë kohë mbi të fluturonte një ballonë, nga ato me ajër dhe prof. Baboçi, profesionist i vërtetë në fushën e tij të kardiologjisë, me merakun që gjithashtu në profesionin e tij, pedagog e kardiolog edhe këtë radhë, si fotograf, tregoi profesionalizëm të rrallë. Atë balonë, që fluturonte mbi kubenë e Institutit “Nobel”, e ndiqte me kureshtje dhe fiksoi disa fotografi rresht, deri sa arriti kulmin e bukurisë, kur u puqën kulmi i kubesë me koshin e balonës. Vërtet ishte një foto e rrallë, e vlerësuar shumë profesionalisht. Pjesëmarrja në Kongresin e ESC të Stokholmit dhe në këtë udhëtim me vlera të gjithanshme, u bë e mundur nga firma farmaceutike “Astra Zeneca”, me kujdes të veçantë të dr. Almës e dr. Rominës. Ndër më të paharruarat ishte vizita te një anije e madhe, e mbytur në shekullin XIV, me zbukurime të shumta prej druri dhe, sapo kishte dalë në det, për herë të parë pas 300 –400 m, u mbyt. Kjo ndodhi sepse ishte e rëndë dhe mbreti i atij vendi u tha inxhinierëve se ishte e tille për ujërat e tyre, duke e neglizhuar dhe mënjanuar si profesionist. Investimi ishte dhenë për anijen më të madhe të gadishullit, që s’kishte asnjë nga fiset e ndryshme, që jetonin atje. Kjo anije quhet “Vas”. Dita e kthimit në Shqipëri ishte e mirëpritur dhe e dashur, sido qofshin fushatat elektorale. Edhe atje qemë të pranishëm në një fushatë elektorale, ku folësit nuk i dëgjonte njeri, pra ishte fjalim në boshllëk. Vetëm ne shqiptarët i dëgjonim të çuditur, por s’kuptonim gjë, vetëm qeshnim, kur posterat e parullat s’lejoheshin të ngjiteshin ne mure, por kapeshin me tela nëpër parmakë, në shtylla ose ballkone. Në pjesëmarrjet në këto veprimtari mjekësore kushtuar kardiologjisë, shumë të kënaqur kemi qenë, sidomos, nga sponsorizimet e kompanive “Berlin-Chemie”, “Lek” e “Krka”. Shpresojmë që, nga Shoqata e Kardiologjisë Shqiptare, të shkojmë përsëri për të marrë pjesë në konferenca dhe kongrese të tjerë. Kështu, mjekët tanë specialistë do të përfitojnë nga përvojat më të reja, evropiane e botërore, duke i zbatuar pastaj ato në shërbimin me pacientët e vendit tonë.
Posted on: Sat, 27 Jul 2013 08:51:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015