Mënyra e re e vjedhjes se shtëpive nga Facebook policia - TopicsExpress



          

Mënyra e re e vjedhjes se shtëpive nga Facebook policia italiane ka arritur të zbuloj një mënyrë të re të grabitjes së banesave nga një bandë hajdutësh. Dy vajza me foto provokuese në Facebook, u kërkonin miqësi djemve të rinj në rrjetin social dhe bisedonin me ta. Pas njohjes në internet, plani vazhdonte me fazën e dytë. Vajzat u premtonin djemve se do shkonin në banesën e tyre, kur ata të ndodheshin vetëm pa prindërit. Pas caktimit të takimi, 7 anëtarë të bandës viheshin në lëvizje dhe shkonin në banesë duke kryer vjedhjen. Djemtë, teksa prisnin që në shtëpi të vinte vajza që kishin njohur në Facebook, shihnin te pragu i derës disa persona të armatosur që nën kërcënimin e armëve merrnin çdo send me vlerë nga banesa.Policia italiane ka arritur të arrestojë dje 7 prej anëtarëve të bandës së hajdutëve, ndërsa janë shpallur në kërkim 7 persona të tjerë. Agjentët kanë ndaluar dhe dy vajzat që vinin në funksionim skemën e grabitjes, të cilat rezultuan se ishin minorene.Zbulimi i bandës u bë pikërisht prej Facebook. Hajdutët kishin ves që gjatë grabitjeve të bënin dhe foto dhe filmime me celularë. Ndërsa një pjesë prej fotove i kanë hedhur dhe në adresat personale. Kjo gjë bëri që policia të bëjë identifikimin e tyre shumë shpejt dhe arrestimin gjatë një operacioni të zhvilluar dje
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 19:06:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015