NE PO VIMË! Sepse këtu ishim të parët që ndezëm dirtën e - TopicsExpress



          

NE PO VIMË! Sepse këtu ishim të parët që ndezëm dirtën e shpresës në kohën e erresirës kur çdo gjë frymonte nën thundrën e pushtuesit. Po vimë! Me urtësinë, dashamirësinë dhe elegancën politike, ashtu siq na e mësoi arkitekti i pavarësisë së Kosovës, presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova! Po vimë! Dinjitetëshem dhe ballëhapur për ta larguar vellon e stërkequr që ua zë frymën proceseve! Po vimë që t’u pritet hovi qasjeve degraduese të një parapolitike sharllatane që vendimarrjen institucionale e zbret në nivelet klanore e grupore që lëngojnë nga epshet megalomane të interesave përsonale mbi kurrizin e qytetarëve tan! NE PO VIMË! Jo për tjetër, por vetëm e vetëm që këtu të mbizotroj logjika shtetformuse në vend të asaj shtetshkatrruese. Jo për tjeter, por vetëm e vetëm që NE të jemi servisi i qytetarisë, ku qytetari ushtron pushtetin e jo pushteti të vihet mbi qytetarin. Jo për tjetër, por vetëm e vetëm që institucionet të jenë në krye të detyrave për t’ua kthyer dinjitetin qytetarëve. Këtu. JU, sovrani i devotëshëm, me bekimin e Zotit, mund të gjeni forcën për ta kthyer në kahjen e së ardhmës rrugën tonë duke ruajtur vlerën më humane të shoqërisë sonë. Me LDK-n ,të dashur qytetar të komunës sonë, do e largoni zjarrllëkun prej të sëmueri që na e solli soji i politikës delikuente që armën më të fuqishme e pati mashtrimin dhe gënjeshtren. Me LDK-n, mos pritni qudira prej Nostradamusi! Nostradamuset janë demode. Mos paqi punë me ta! Me LDK-n, ecim me këmbë në tokë sepse ne nuk tentojmë të fluturojmë pa krah. Me LDK-n, sigurohet vendimarrja demokratike, institucionale, ligjshmëria, barabarsia dhe demokracia europjane. Me kryetarin, Dr.Sali Asllanaj, Therandës i kthehet dinjiteti, mirëqenja dhe harmonia e degraduar. NE PO VIMË, SEPSE ISHIM KËTU! HAJDENI EDHE JU!
Posted on: Tue, 01 Oct 2013 17:09:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015