NJE LAJM ZYRTAR NGA KLUBI FK KUKESI para 21 minutash Lacio uron - TopicsExpress



          

NJE LAJM ZYRTAR NGA KLUBI FK KUKESI para 21 minutash Lacio uron Kukësin për suksesin në Ligën e Europës Klubi italian i Lacios është entuziazmuar nga arritja e Kukësit në Kupat e Europës. Aq sa në zyrat e klubit verilindor ka mbërritur edhe një letër urimi nga lacialët, të cilët e vlerësojnë maksimalisht këtë arritje të skuadrës shqiptare. “Urimet tona më të mira për këtë rezultat historik të arritur për kualifikimet në raundin e katërt të Ligës së Europës. Ka qenë një sadisfaksion i madh për ekipin tuaj dhe gjithë futbollin shqiptar”, – thuhet ndër të tjera në urimin e ardhur nga klubi bardhekaltër. Lacio mund të quhet ndryshe edhe si një miniklub i shqiptarëve, pasi përveç drejtorit sportiv Igli Tare, kjo skuadër ka në përbërje edhe kapitenin e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, si dhe dy lojtarët e ekipeve U-19 e U-21, Thoma Strakosha e Amir Bilali. Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka marrë mesazhe të shumta, por urimin e klubit italian të Lacios ai e vlerëson si më të veçantin. GRAZIE LAZIO !
Posted on: Thu, 15 Aug 2013 20:17:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015